Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime
Vangjush Ziko
Grigor Jovani
Arjan Th. Kallço
Pilo Zyba
Thoma Duka
Ligor Prifti
Ziko Kapurani
Elona Joanidhi
Vangjush Ziko
 
 
 JEPUNI QENVE NJË KOCKË    V.S.Visocki


Jepuni qenve një kockë,
Mbase nuk do të zihen.
Të dehurve jepuni bozë,
Mbase,nuk do te rrihen.
 
Që të mos majmen sorrat,
Vini kudo dordolecë.
Që të tërbohen dashnorët,
Jepuni vend të fshehtë.
 
Hidhni në tokë grurë,
Mbase të lashtat mbijnë.
Unë do jem i urtë,
Vetëm më jepni lirinë.
 
Qenve u hodhë kockë,
Por ata nuk e zunë.
U dhanë pijanecëve vodkë,
Por në gojë s'e vunë.
 
Njerëzit sorrat i zbuan,
Ato s'u trembë fare.
Çiftet seç i bashkuan,
Ata kërkuan ndarje.
 
Shira të shumtë ranë,
Çudi!Kallinj nuk mbinë.
Lirinë mua ma dhanë,
Ç'do bëj un'me lirinë?!
1967
 
PROFET    T.K.Zulfikarov


Dhe hithra unë do shijoj!
Pelin'e hidhur do përtyp!
Por kurrë unë s'do lëvdoj
Pushtetin që në gjak të mbyt.
 
Me gjuhën kurrë s'do arrij
Shpatë xhelati të lëpij!
1997

DOLLIA E FUNDIT    A.A.Ahmatova


Po pi për strehën e shpërbërë,
Për jetën si lubi;
Vetminë që ne na ka ngrënë,
Edhe për ty po pi:
Për ato buzë gënjeshtare,
Për ata sy të ftohtë,
Për këtë botë kaq gërnjare
Që Zoti e shpëtoftë.
1934
 
SA NA PËLQEN TË JEMI HIPOKRITË   O.E.Mandelshtam


Sa na pëlqen të jemi hipokritë
Dhe të harrojmë shumë shpejt.
Në fëmini ne vdekja na zë pritë
Më shpesh se sa kur jemi pleq.
 
Fëmija i përgjumur preket lehtë
Dhe pjatën me ushqim s'e prek.
Por unë,që në botë jam i vetëm,
Kujt t'ia var buzët porsi derr.
 
Nuk dua të përgjumem porsi peshku
Përfundliqenit në kllapi,
Por vojtjet dhe telashet do të desha
T'i zgjidhja vetë në liri.
1932
 
HAMLETI     B.L.Pasternak


Salla heshti.Drejt në skenë dola.
Në mandallk'e derës u mbështeta.
Po e ndjej nga larg unë jehonën
Që dërgon ky shekull i paqetë.
 
Errësir'e natës më vështron
Me sytë mbërthyer në dylbi.
Ati im,të lutem,më dëgjo:
Këtë gotë mos më ler'ta pi.
 
Qëllimin,që ke,e adhuroj,
Nuk i shmangem rolit të caktuar,
Dramë tjetër sot po përjetoj,
Lemë këtë dramë që ta luaj.
 
Un'e di,vendim tjetër s'do ketë,
S'mund të shmangem kurrë nga ky skaj.
Jam i vetëm.Rrotull farisejtë.
Jetën ta jetosh,s'është kollaj.
 
TI EC SIÇ KAM ECUR UNË    M.I.Cvetajeva


Ti ec siç kam ecur unë
Me sytë e ulur mbi bar.
Tashi syt'e mi jan'në gjumë.
Ndalo,kalimtar,veç një çast!
 
Lexo emrin tim të fshirë
Dhe mblidh lulekuqe prush.
Marinë dikur më thirrën,
Vitet e mi zunë ndryshk.
 
Nga varri im mos u tremb,
S'do ngjallem të bëhem lugat...
Kam qeshur me tërë mend
Edhe kur kisha inat.
 
Fytyrën ma skuqte gjaku,
Baluket më binin ballit,
O kalimtar,pakëz ndalu!
Kam qenë dhe un'e gjallë.
 
Këpute një fije bari,
Këpute një manaferrë...
Si manaferra e varrit
Nuk ka tjetër me kaq erë.
 
Por veç mos rri i menduar,
Kokën mbi gjoks mos lësho,
Mendo gjë të bukur për mua
Dhe pa mundim më harro.
 
I tëri në dritë i veshur,
Me pluhur ari spërkatur...
Ky zëri im i qeshur
Nuk ka për të të pataksur.
1913