Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Mergimi
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime
Aleko Likaj

 

 

  Mall i patreguar refugjati...

   ( Cikël me lirika nga Franca)

 

Qielli gri i Bordosë

 

Qielli gri i Bordosë duket sikur tretet në peisazhin e verdh’

dhe zogjtë si të trembur braktisin vjeshtën këtu mbi qytet.

Trami rrëshqet drejt qendrës dhe një shi i rimët ka nis të bjer’

në place"Viktoir" qëndroj nën shi me çadrën hapur, qetë

 

Qielli gri i Bordosë me stërkala që sjell nga larg "Golf Strimi",

duket se më ngushton kraharorin e më le pa frymë kështu.

Jam mësuar e rritur në vendin që fryn pambarimisht thëllimi

si në një kafaz të madh i kyçur më duket mua  që jam këtu.

 

Ky qiell gri se ç'ka diçka të veçantë e duket sikur ngjason

me njerëzit e ligj që kjo botë i ka dhe me shumicë ngado,

e që shohin gjithëçkah në ngjyrë gri, shokët, miqtë. Harojnë,

se jeta s'është gri, dhe pse për pak çaste ësht'mbi Bordo

 

                                                                                    Bordo; Tetor  2003

 

Vjeshtë....

 

Duket se dita nga pak po mbërdhin

e pemët po çvishen në "Jardin Publik"

Një dhjetëvjeçar ashtu si gjithë fëmijë,

vrapon ndër shesh me një top llastik

 

Një plak i krusur me shkop në dorë,

shkeli mbi fletët e zverdhura në park,

dhe pak më tej, një curil uji si dëborë.

Gjethet në ajër me njëra tjetrën në vrap

 

Dhe në këtë pejsazh që zhvesh pemë,

ku duket gjithëçka tani sikur fluturon

më ngjason vetja në një botë t'përtejmë,

ku qielli telegrame në tokë po dërgon

 

Nëntori i këtij viti më shpejt këtu thonë,

Seç na shkundi gjithë fletët ndër pemë

e qetë dhe e paqme kjo vjesht’ e vonë,

vjen dhe lëpihet ëmbël nëpër degë.

 

Duket se dita nis tani të mbërdhije

Dhe pemët u çveshën të gjitha n'park

kudo po shfaqet një pejsazh lakuriqsi,

kofiguracione drurësh që treten larg

 

Bordo ; Nëntor 2003

 

Motra

 

Motra ime e mbetur e vetme atje

me një djal refugjat e një vajz në shtëpi

zgjohet përpara filxhanit të kafesë

me merakun e djalit  të saj në Greqi

 

Dhjetë vjetë që e pret me syt nga porta

tre herë e ka parë në këta dhjete vjet

Oh ! nga malli  ç'po më mpaket motra

në trup e në fytyre tashmë është tret

 

dhe zërin nuk  i a njoha më n'telefon

kur tha një dit' "na bloi kockat  ky kurbet"

ngashëreu e sigurisht që derdhi e lot

"mjerë mua korbën se ç'më ka gjet"

 

E mira motër që rri në shtëpi struk

kujton djalin që iku trembëdhjetë vjeç

student tani n'Athinë, punon n'buzuk,

pas mësimeve që ka në universitet

 

se ime motër nuk ka me se ta mbaj

ka mbetur trok me shpresë tek ai,

por ja që duket i haruar ky djali i saj,

se as n'sezon vere s'vjen n'Shqipëri

 

Bordo ; Shkurt , 2004

 

Pse më dhemb...

 

Nje pathollog kur më pa kështu siç jam ,

më rekomandoi një kardiolog te ri

"paske mbi peshë goxha kilogram

dhimjen e zemrës ta zbulon vetëm ai"

 

Por aparatet s'nxorën asgjë n'shesh

dhe analizat e shumta gjithashtu.

Kardiologu me stetoskop në vesh

pyeti: "Mos jeni gjë emigrant këtu"?

 

"Eshtë e kotë" -tha pas një anamneze,

"të shkosh e të vizitohesh sërrish

Zemra dhëmb, por s’ësht’ me vesë,

dhemb për vëndin tënd, sigurisht."

 

I shkruaj nënës

 

Nënë sa më ka marrë malli, e dua të të shoh në sy,

por kjo nuk është e gjitha që doja të të thoja sot.

Këtu shumë larg prej teje, me mëndjen krejt tek ti,

ndonëse tashmë jam prind vetë të kujtoj me lot

 

Kam mall për fjalën e ngroht, e përkedhelitë e tua,

qortimin kur bëja prapësi si gjithë fëmijët e lagjes.

Tani 60 vjeçar tepër i thinjur më shumë ty të dua

si at'here fëmij kur i bija në vend të topit kanaçes

 

E ç'mund të të them në këto rreshta poezie

për ty nënë e dashur që më solle në këtë jetë

Jemi larg, e padurimi për të të parë po më mpak,

e ndonjë thinjë tek unë për ty nën' do të ketë

 

Dhe më vjen keq që edhe ti je në vend të huaj

ashtu si ne gjithë fëmijët e tu, sot refugjatë

S’mund që të jetë njerëzore që n’ kët’ bot’ vuajnë

në moshë si të tënde nënë,  prindërit kaq gjatë

 

Por kjo botë, me kaq  e kaq të papritura, të 'dhel

Ah,…të bën që qetësi mos të gjesh  ndonjëher’

Atje në Patras ku brigjet deti veç i përkëdhel…

…E mira nëna ime me vajza, dhe plot me djem

                        

 

I them djalit   

 

Mos harro vatanin  o bir, atje ku ke lerë

as njerëzit e tu që ke dhe që jetojnë atje

në vdeksha  papritmas, ti mos më ler

këtu, po më ço atje, në të shtrejtin dhe

 

Mos harro vatanin, se je djalë shqipërie

e vendi yt pret edhe nga ty  vazhdimisht

shqiptarit o bir kudo nëpër botë i ka hije

ta dojë atdheun e tij, ta mbroj' pambarimisht

 

Dhe t'jesh krenar për far e fis që ke atje

Dhe kokën të mos e ulesh jo, asnjëherë

përpara ndonjë racisti a njeriut të pa "fe"

kujtoje gjithmonë vendin tënd ku ke lerë

 

Nëse do t'marrësh dhe një shtetësi tjetër

qëllon që dhe ti, nis një familje me vajz' këtu

mos harro djalë që ti kushtosh edhe  jetën

atdheut të dashur atje,e vêllezërve të tu

 

Mos harro....

 

Ejfel

 

Përpara Ejfelit qëndruam si fajtorë

Në xhepa pak euro kishin tepruar

bashk' me fëmijt që kërkonin akullor’

kulla e lartë dukej gati e haruar

 

Më mirë të ngjitemi deri lart në re

tha më i vogli djalë ashtu si fëmij

por buxheti yn s'ishte për të tre

vendosa që unë atje posht të rrij

 

Do të filmojmë gjithçka lart të dy

më tha djal i madh si për ngushllim

mori kamerën që për mua ishte sy

e në ashensor u ngjitën fluturim

 

Unë në një çast i ulur mbeta i haruar

veç disa metra larg objektit sodis

kulla gjigande e pse afër dukej e huaj

dhe kur ja kaq afër, pranë në Paris

 

Dy orë më vonë u kthyem në shtëpi

dhe djali shpejt na ndezi televizor’

vërtet që pamjet ishin një mrekulli

por ndrysh' është t'prekësh qiellin me dor

 

dhe thashë " asgjë  s'ma zëvëndson

atë që do të më servir "Ejfeli" nga lart

të nesërmen n'mëngjez me gruan "për dor'"

u gjenda posht' kullës me t'njëjtin aparat

 

E m’u duk se isha në një planet tjetër.

Dhe më duket se lart kishte shumë ajri

Në mes të turistave me aparate e letër,

shkruajta me stilolaps emrin Albani

 

Paris; verë 2002

 

         

Notre Dami

 

Ç'më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë,

Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel.

Më, lypsat ka kohë që nuk i sheh kjo derë,

dhe famulltarin, Frolon, të veshur me mantel

 

Tek ky shesh i thjesht përpara pa njerëz,

s' ka gjurmë beteje për ciganen e bukur.

Sipër në këmbanoren e madhe yjet e verës,

ndrijnë si xhevahir nën qiellin e purpurt

 

Veç fjala "fatalitet" gdhendur atje lart n' mur,

mbledh çdo ditë nga bota me dhjetra vizitor

Dhe të duket se nga kujtesa, jo më, jo kurrë,

nuk do të shlyhet romani i Viktor Hygos

 

Por katedralia e vjetër këtu e madhërishme

qëndron si monument mbi të bukurin  Paris

Nën "çmenduri", shkrepje blicesh, e vezullime,

kapitoli, duket se këtë natë qiellin lart qendis

               

Ç'më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë

Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel.

Më lypsat ka kohe që nuk i sheh kjo derë

dhe famulltarin Frolo, të veshur me mantel   

                           

Paris ; Qershor 2003

 

 

 

                Autor i 12 librave me tregime, romane,  novela e përralla për fëmije:  “Guximi”, “Trimi i vogël i Skënderbeut”, “Nata e fundit e Ballaban Pashës”, “E fshehta e asaj dite“, “Thesari në fund te detit“, “Amant bariu”, “Vrasja e refugjatit”, “Porta hapet në mesnatë “, “ Princi që çmendi perandorin “, “ Bardi i Shpend Ujmirit ”, “ Goni nuk do të luaj më “

Ka shkruar edhe pjesë teatrale për fëmijë e teatrin e kukullave, skenare.

              Është lindur në Tiranë më 1949. Ka ndjekur studimet për Gjuhë - Letërsi shqipe. Gjithashtu, është Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëvre të Shqipërisë, që prej vitit 1978. Eshtë  dhe fitues në  letërsi i disa çmimeve lokale e kombëtare. Për shumë vite ka punuar mësues në zonën e Dumresë dhe të Cërrikut, pastaj gazetar. Në vitet e demokracisë, për tetë vjet ka qenë në gazetën "Koha Jonë". Boton here pas here tregime për të rritur në shtypin letrar të kohës. Tani ka në proces botimi një libër me Legjenda dhe rrëfenja për nxënësit, si dhe një libër  përrallë për fëmijë. Bashkpunon me shtypin shqiptar brenda vendit dhe atë në diaspore

              Prej vitit 2001 jeton familjarisht në Bordo të Francës.

 


Kafeneja e shqiptarëve

 

Mikut tim A. Bajramit

 

 

Një kafene modeste me dyer nën tabel

ku shkruhet ëmbëlsisht, thjesht "Albania"

shkoj me dëshirë në fund jave e të djel

takoj miq e shokë që vijnë nga Shqipëria

 

 

Këtu serviret shqip, e shokut i thua shok.

E lemë për një çast frëngjishten në prag,

flasim për halle, për mall' këtu t'gjithë tok,

ndonëse shqipërinë e kemi tepër larg

 

Sigurisht që vinë edhe  klientë të tjerë,

ndonjëri  befasohet nga foto shqipërie,

që dikush në korniza nga larg i ka sjellë,

për ti dhënë kafenes pak më shumë hije

 

Sidoqoftë, themi krenar se kemi pak Shqipëri,

që fillon dhe nga tabela e thjeshtë jashtë.

Këtu njerëzit duken se flasin me çiltërsi

harojm se këtu jemi në Bordo, e Francë

 

                                                                        Bordo; verë 2002 

           

Kolegu....

që realizonte filma në Shqipëri

 

Si se çava dje televizorin tim në dhomë,

pas një kronikë që dha ai për Shqipërin’

ndonëse ishte natë, dhe tepër, tepër vonë,

seç më tronditi ai dekumentar, e film

 

"Nuk është Shqipëria në këtë film, jo"

klitha, e tavolinës i rash me grusht

"plehra, lypsarë, do të gjesh dhe n'europ’.

Nuk qenke gazetar koleg, por  pusht

                                   

-Pusho- më tha gruaja - se na dëgjojnë,

e nuk është mirë të jesh gjaknxeht

-Ti ke hall se të tjerët ç'do na thonë?

Le t'filmojn Europën që e dhjesin qent'

 

Ku nuk mund të kalosh as në trotuar,

n'qendër e n' rrugë makinash, jo, se jo,

qyteterimi, duket sikur ecën mbi gomar,

mendon për qentë, se vetëm kafsh' do

 

Ti atdheun tim e dhe sikur t'ish Zulu,

pas ca sekuencave, sigurisht të stisura,

po si se ktheve kamerën për film, kështu,

nga ndërtimet e reja që gjallojn si filiza

 

Sigurisht  Shqipëria ka edhe probleme,

se është demokraci e re, dhe e  brishtë

Ti mir' e di i dashur koleg, dhe pse mbrëmë

na solle tablo me pamje e jetë të trishtë

                                               

Siç bëni  kronika me fise  pranë një lumi

të zbuluar rrishtas sot diku në oqeani,

Shqipërinë e dhe sikur vjen nga Karakumi,

për ca para më tepër, luajte me "fantazi"

 

Ndaj, je për mua tani koleg, i pabesuar

çfar jep e transmeton në T. V tënd.

Ndroj kanal menjëherë, se ti më ke tjetërsuar,

edhe kur jep "këshilla", dhe kur jep "mend"

 

them me vete, kurrë mos paçim gazetarë

që disinformojnë në ekran e në shtyp,

masmedia, nuk ka nevojë për gënjeshtarë,

nga ata që i cilësojmë rrugës, thjeshtë, rryp

 

Si se çava dje televizorin tim në dhomë,

më besoni që jam ndjerë shumë ngusht ‘,

kur pashë emisionin tënd, natën vonë.

S'qenke gazetar koleg, thashë; por pusht

                                                                        Bordo,  dimër  2004

 

                                    

Shans Elize

 

Të kaloj në Shans Elize e pastaj të vdes

kështu më thoshte një miku im në Shqipëri

kur ishim ende në një moshë pa asnjë ves

ndonëse tani nuk rron më në këtë botë ai

 

Dje bëra një foto me gruan time dhe djalin,

që ta kem si kujtim këtu në Shans Elizee.

Mendoj se kam nxjerë kështu edhe mallin,

për veten dhe për mikun që nuk është më

 

Ja edhe që utopit na u bëkan edhe jetë,

këtë nuk do ta besonim jo, kurrë at'her,

në një moshë pafajsie që larg ka mbetë,

kur ne lexonim Dyman, Hygon e Flober

 

Shans Elizeja që "Harkun..." mban n,krye,

e në fund sheshin "Konkord" , një obelisk,

duket si një gjerdan i zjartë me dritë-hije,

si një trung i trashë që ka lëshuar bisk

 

Mes natës së ftohte i larë me lumë drite

eci dhe unë në trotuar, mbushem me ajri.

Më ndjek nga pas nje melodi fizarmonike,

dhe kënga e famshme pariziene, "Natali"

 

Paris; 6 Shkurt 2002

 

                       

Aeroporti "Sharl De Gol"

 

Aeroporti gulçon nga zhurma avionësh

dhe nga vetura, autobuze njëkohësisht,

nga 5 kontinentet fare leht’ mund ti njohësh,

pasagjerët që zbresin në holle qetësisht.

 

Aeroporti ka hapsir’, hapsira të pa fund,

dhe nuk kupton kurrë ku nis e ku mbaron.

Duket sikur mbi supe petale dritash shkund.

Prêt, e nëpër udh’ qiejsh sërish të dërgon

 

Paris : Korrik   2004

 

Trageti lodhet....

 

Trageti e ndan Adriatikun në mes

si me thikë, në detin e thellë blu,

në kuvertë mbi urë i vetmuar pres,

një mbrëmje me sytë përtej, kështu

 

E dëgjoj në gjuhë të huaj një ankim

"Anija ka mbipeshë. Ky është rrezik"                        

kapedani që dukej një italian trim

u kthye  nga unë sikur ta kisha mik

 

"Pa pyet kët' mërgimtar që vjen nga larg,

pse lodhet trageti mes detit të pa anë",

i tha një mustaqeziu që kishte pak bark,

një burr’ i heshtur në anije, turist gjerman.

 

"Vërtet që trageti s'ka kapacitet maksimal,

dhe këtu pasagjerë shumë nuk po sheh,

ndonëse ata janë thjesht’, thjesht’ mërgimtarë,

peshon malli që kanë ata sot për atdhe"

 

Turisti  i heshtur treti sytë pastaj n'riviere,

që konturohej mes mjegullës atje larg,

trageti i lodhur nga bregu tjetër do sjellë,

të ikurit e asaj toke për ti kthyer në prag.

 

Bari ; Gusht 2002

 

Nica

 

Qyteti thonë ka vendosur gjijtë në det'

si për ti freskuar në Mediterane nga vapa

Në harkun si gjysëm thua diçka ka mbet

nga portreti e magjia e ditës dhe nata

 

Nica e bukur lahet në Detin Mesdhe

si një nimfë që përrallën e ka braktis

për t'ardhur kështu pa ndrojtje tek ne

Mes perlash, sirenë e hijshme, stolis

 

 Nicë  2 Korrik  2005

 

Molla e kurbetit                                                                            

   Sipas nje rrefimi popullor

 

Ishte vetëm një mollë, dhe atë ma dha nëna,

kur  e morra rrugën për në kurbet.

-Do që të provosh shokun e udhës,

është i mirë a është vërtet i keq?

 

Jepja ti mollën që ta ndajë veç ai.

Dhe n’se merr më t’madhen pjesë,

nuk është për ty, e largoje shpejt.

Ndahuni si miq o bir, e kërkoi ndjesë

 

Po në ketë jetë, nën’, ka shum’ njerëz,

dhe një molle e vetme, si provon dot.

Kurbeti këtu është një mal me halle,

që ka në mes një det’ të madh me lot

 

Ah! sikur gjithë fidanet e kësaj toke,

t’i rrit moj nënë malli që fshihet n’gji.

Flladi do të na sillte veç petale molle,

por nuk mjaftojnë të njohësh njerinë

 

  Bordo   15 Shtator 2005