Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Meditime
Atje ku fillonte bota
Mjegull ne zemer
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime
Thani Naqo
 

 

 

ATJE, KU FILLON BOTA...

 

Shpesh bota më duket e vogël,

E vogël sa mezi më nxë.

Dhe vetja më ngjan lodër

Që qesh e qan pa zë.

 

E kush e dinte se era

Kaq larg do më flakte, këtu.

Memec të ndjehem përhera

I shurdhët porsi kërcu.

 

Hënës së lyer me zink,

Si ujk më vjen t’i ulërij.

Ku sytë-këmbët, pastaj të ik

Në një tjetër vend të mbrij.

 

Që bota mos më duket e vogël,

E mos them ajo s' më nxë.

Diku larg fillon, mbi një kodër,

Ku kam qeshur e qarë me zë.

 

2O11

 

TI DHE VJESHTA

 

Ti më ndërmendesh sa herë vjen vjeshta,

Verdhashkat flokë e gjethet mbi plep.

Buzët e purpurta e xhigeri në vreshta,

Vetull' e hënës që lëkundet si djep.

 

Ti më ndërmendesh përtej largësive,

E largët koha... Që kur s’jemi parë?

Por di se ishte filles' e marrëzive,

Natyrshëm kur ndillen vajzë e djalë.

 

Ti më ndërmendesh porsi vegim,

Puthje e Parë në Moshën e Pranverës.

Paçka se vjeshta më sjell zhgënjim,

Kur pemët i zhvesh me krëhërin e erës.

 

2011

 

 

 

* * *

 

Ç'ma fsheh syrin, e pashpirt?

Pse ma kthen kokën mënjanë?

Thinjur jemi e sërish

Jepma syrin të nxjerr mallë.

 

Çfarë bëra, ç' faj kam unë?

Dashurinë ma grabite.

Syri jot më la pa gjumë,

"Jo-jo-jo" të shumë vite.

 

Ç'u martove me gërxhelë?

Trup' i plakut ësht' kallkan.

S'di pse ende ti me ndjell

E kur kokën kthen mënjan'.

 

Veç një shenjë e do shkrish,

Luleakull ndër të tjera.

E ricelur psherëtifsh:

Ç' gabim bëra un' e mjera!

 

 

2011



ZEMËRIM I KOTË

 

Qave e zemëruar dhe mbajte inatin,

Gjersa nata e fundit me hënën u tret.

Një yll i mekur ç'më kujtoi mëkatin,

Mëkatin e dashurisë që lëndon po s’ vret.

 

Qave e zemëruar e u ftoh shtrati ynë,

Gjymtyrët kallkan një muaj s’u pleskën.

Njëlloj si të vdekurit s’ morëm as frymë,

As gishtat, as flokët dhe buzët s’ i prekëm.

 

Ti qave e zemëruar, për kot, fare kot…

Ç’ natë e bukur! Mjaft ktheve shpinën!

Hajt, ngrihu, shiko, doli hëna e plotë,

Njëlloj si atëherë kur përzjemë frymën!…

 

2011

 

 

YLLI PREJ AKULLI

 

Ah, të isha un’ bir mbreti,

s’do thosh “më ler rehat.”

I mjeri unë, as djalë qyteti,

Bujkrob-poet në fshat.

 

Hyjnia e bukur s’e jepte syrin,

Peri ish, vërtet peri.

Por koha ciflon dhe tret edhe yllin,

Sado larg qoftë ai!

 

Dallova zërin hyjnor, të njohur:

“Për dhjetë evro, më ke”

Kulla Eifel më ardhi rrotull,

Si fugë më flaku përtej.

 

Me erën ika, er’ e marrë

Ëndrra u kthye në pluhur

Për djall, më mirë, mos e kisha parë,

Ta dija yllneshë të humbur.

 

E ç’ë se dikur s’e jepte syrin,

E bukur peri ish, peri.

Poeti-bujkrob e preku yllin,

Prej akulli kish qenë ai…

 

2011