Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Agim Bacelli
 
 
Arra e Madhe e Bacellinjve

Në një cep të avllisë,
Disa metra përmbi rrugë,
Ngrihet hijerëndë Arra e Madhe.
Degët e saj kapërcejnë rrugën,
Kapërcejnë vitet,
Prej andej zgjatin kokën si sorkadhe.
Lindjet, martesat, makar edhe vdekjet,
Luftrat, hallet, gëzimet; gjithë ç'kanë Bacellinjtë,
I di vetëm kjo Arrë e Madhe,
Prej qindra vjetësh,
M' e mira dëshmimtare.

Dëndur shkoj tek kjo Arrë,
Bije në gjunjë dhe i falem
Si nje stërgjyshe hallemadhe.
Prej saj, arra kam ngrënë unë,
Ka ngrënë babai, gjyshi...
Që të gjithë Bacellinj.
Sigurisht,
Do hanë djemtë,
Ndoshta dhe nip-sternipët e mij.


Arra e Madhe na mbledh të gjithëve,
Të vdekur-të gjallë, brënda kaçkave të saj
Si thelpinj, ca të mirë e ca të liq
Por që të gjithë Bacellinj.


Kur me vdiq babai, e besoni?
Arra lëngoi njëlloj si unë.
Kaçkat e saj, atë vit u thanë,
U t'kurrën, u bënë si thana,
Prodhimin dështuan,
Frut nuk dhanë!
Edhe at'herë,
Arra qau e mbytur në lotë,
Kur shtëpia jonë u dogj tri herë,
Dhe u zhduk pa farë e nishan!


Tashti Arra e Madhe e Bacellinjve,
Me shtëpinë time më ngjan!
Kur më merr malli për strehën,
Te vdekurit apo të gjallët Bacellinj,
Në çantën e mëndafshtë kërkoj,
Këtu në New York-un plot halle,
Të qëruarët thelpinj,
Të Arrës së Madhe.


Qetësia


Një pyll që rritet s'bën kurrë zhurmë,
pylli që pritet bërtet e rënkon shumë.
Një Yll i patrazuar vetëm ndriçon,
ylli që këputet në qiell, frikë lëshon.

Qetësia është ajo që shkëlqen njerinë,
është ajo që zbukuron tërë gjithësinë.


Buzëqeshja

Turivarur ecja rrugëve të Tiranës,
Gogol dukesha si në një të keqe ëndërr...
Pa pritur, një e bukur buzë Lanës
Më dërgoi një buzëqeshje të ëmbel.

Buzëqeshja më ‘infektoi’ shumë keq,
Nuk isha më Gogol por Princ i bukur.
Më pas, të gjithë i ‘infektova’ për dreq
Dhe ecja rrugëve vetëm për tu dukur!

Më jepni!

Më jepni një levë o miq
Dhe një pikë jashtë tokës
E do të bindeni kush jam,
Jam ngritës' i tërë botës!

Më jepni o miq dashuri,
Të jem mbret s'dua votën,
Dashuria juaj do më bëjë
Të ndryshoj tërë botën!
 
Në prehrin e Nënës

Nëse mbështes një çast kokën
Në prehrin e nënës magjiplotë,
Ndihem sundimtar në tërë botën,
Parajsën përjetoj për jetë e motë!
 
 

 Zëri*

  

(Martirja Neda Soltani)

  

Plumbi diktator s’ti ndal dot’

Zërin edhe sytë.

Bota dallgëzon në lotë,

Për ty pikojn’ yjtë.

 

Zëri jot s’ndal në fluturim,

Shtrihet përmbi retë.

Buçet, buçet, ai për zgjim,

Tamam një trumpetë!

Ne të lutemi të gjithë,

Zërin mos e fikë!

Me zërin tënd ne do mposhtim

Skllavëri e frikë!

*Neda në gjuhën perse do të thotë, Zë

  

Nënë!  

 

U bëm’ në të njëtën kohë,
un’ bir e ti nënë,
Bashk’ u ngjizëm nga një frymë,
prej një Zoti dhënë.
Po atë ditë prej teje,
yt shoq u bë im at’,
unë mes jush, përgjithmonë
një urë e artë!

 

Në  prehrin e Nënës

 

Nëse mbështes një çast kokën
Në prehr t’ nënës magjiplotë, 
Jam sundimtar n’tërë botën,
Parajsor e fuqiplotë!

 

Vallja e Nënës

 

Mu rritën krahët, të ika nënë,

S’jam më zogthi jot i vogël,

Dikur nga foleja të pati rënë!

 

Nëpër botë duke çukitur,

U lodha nënocka ime,

Ja, tek tu ktheva përsëri.

Të gjeta siç të lashë,

Ulur në qoshen ku rrija,

Duke gdhëndur në shpirt

Të gjitha mungesat e mija.

 

Kur më pe në derë,

Shqipe u ngrite në këmbë,

Përzure vetmi dhe halle,

Flatrat hape si shami,

Duke thënë, “Bir i nënockës!

Eja të hedhim valle!

 
 

Prova e gotës së Ujit

 

Mbi tavolinë është një gotë me ujë qelibar;
Njëri më tha, “gota është përgjysmë plot.” E mbajta mik,
Tjetri tha, “gota është përgjysmë bosh.” E përzura armik,
I treti, “gota është gjysmë bosh e gjysmë plotë.” E bëra llogaritar.

  

Njoh Zotin

 

Nëse dua të njoh ty Zot,

Provoj të njoh veten time.

Çdo fëmijë i ngjet të zot

Qoftë edhe një thërrime.

 

Prandaj se shaj veten kurrë

Se s’dua të shaj ty o Zot.

Nëse s’je kënaqur nga un’

Mos më bëj me faj të kotë!

 

 

Çdo gjë vjen dhe ikën...

Djelli nuk shkëlqen çdo mëngjez,
një re nuk mund të jetë gjithë ditën,
një dashuri është një gjethe me vesë,
vjen në Pranverë e në Vjeshtë ikën.

Gjërat vijnë dhe ikin në pafundesi,
këtë të lutem mos e harro e dashur ti.

 

Nju Jork, prill 2009

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 Ka shkruar që në vegjëli. Eshtë i dhënë pas tregimeve të shkurtra dhe poezisë.
Ka botuar tre libra ; një me poezi, një me tregime dhe një biografi të cilën është duke e ribotuar të zgjeruar. Po punon të botojë edhe katër libra të tjerë.
Eshtë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

 
 
Zemra Prindërore

(Drejtuar fëmijëve)

Kur ju ndiheni keq o të vetmuar,
Kur mëkati mbërthyer ju mban,
Kur të gjithë ju kanë harruar
Cila zemër për ju veçse qan?

Kur ju trembeni në gjumë,
Kur jeni të mërzitur o të sëmurë,
Kush gëdhin netët në gjunjë
Pa u mundur nga gjumi kurrë?

Kur beheni të këqinj e të pastisur,
Kur përbuzni gjithçka pambarim,
Kur edhe miqtë i'u kanë braktisur
Kush thotë, "ai eshte femija im"?

Askush në botë s'ju do më shumë
Se prindi që ju ka sjellë në jetë!
Prindi ju bëhet çadër edhe gunë
Në stinën përvëluese apo në qamet!
 
Puthja e Fundit

E c’vlen ta kujtoj puthjen e pare
Kur aromen e saj se ndjej me dot,
S’djej me as perveluesin prush-zjarr,
Hic fare se kujtoj aspak sot?!

Gjithecka eshte vjeteruar,
Peng i asgjeje me s’ka mbetur,
Nuk ndihem me i dashuruar,
Lezet i puthjes diku eshte tretur.

Ate qe para mendjes me kalon
Eshte kotesia qe un’ kam sot,
Lumturia e shkuar me mundon,
Vetem tisi i saj eshte i plote.

Provoj buzet e puthjes ti fshih
Nga ky dreq tis i mallkuar
Po ai me futet thelle ne gji
Pak nga pak duke me roberuar.

Lutem e bie ne gjunjet qe dridhen,
Qaj e qaj ze mekur ne brendesi,
Me lote hidherimi qe vidhen
Sic qan jetim' i gjore femi…

Pastaj befas nje pyetje me shkrep,
Te jete kjo shemti e pleqerise
Qe si hajdute nga pas mu qep
Duke me dhene per dite te sajen sise

Pergjigjen me mund e jap po vete,
I sigurte pa asnje lloj dyshimi,
Mendoj se puthja e fundit do te jete
Melhem i saj eshte si krimbi.
 
Enigma e Gruas!

"Shpesh herë gruaja ndërron,
Është i marrë kush i beson."
Hygoi i madh thoshte përherë
e mezi martua vetëm njëherë!

"Mjedisi ku jeton ti o grua
është tepër i helmatisur.
Ik tutje se unë s'të dua,
laneti qoftë përherë me ty!"
Thoshte Tolstoi i madh
dhe me këtë bindje
i rrethuar plot me gra,
vdiq beqar!

"Nga kafshët e egra
ti o grua je më e dëmshmja..."
Do të thoshte Zhak Russo
dhe natën rrinte me orë të tëra
duke përgjuarë sokakëve si UFO.
Filozofi plak psherëtinte: "S'te dua..."
Ndësa në dorë ai mbante një lak
që gjuante 'kafshë'
me emrin grua!

Dhe Shekspiri i famshëm
do të bërtiste gjatë:
"Tradhëti, e ke emrin grua!"
Për gra do të vriste me imagjinatë;
qindra djem te rinj,
Do t'i therrte si kafshet na katua
Para vdekjes ata do t'i bente
t'i betoheshin gruas:
"Edhe në varr do të dua!"
 
 

Foleza ime

 

Atje n’ Korçë, varur në një degë plepi,

Gjendesh ti moj foleza ime e vjetër.

Strehëz brinjëshqyer, ti zgavër e një djepi,

Të ndreqesh folez’, s’pranon asnjë zog tjetër !

 

Në fluturimin e pandalshëm rreth botës,

Folez’ e dashur më kujtohesh vetëm ti ;

Bar lëndine ku thura kurorën e kokës,

Ku luftoja zbathur vetëm për Kuq e Zi!

 

Folez’ e dashur, do vij dhe ikë prapë,

S’të le të shkatërrohesh, të kam vesh’ e sy!

N’u pengofsha a dikush të më bëjë zap,

Zotit i lutem, ma sjelltë shpirtin tek ty! 

 

Jam fshatar

 

Zbukurim’ im s’gjendet në qytet;

Si fshatar kam shum’ favorizime,

Livandoja, ah, më vjen nga retë

Dhe pudrën e prodhon toka ime.

 

Me kollaron mbaj për dore kalin

Krekosur vij vërdallë fshatit tim.

Mos ma qani miq e shokë hallin

E kur punoj natën deri n’ agim!

 

Made in Paris, London, shkel me këmbë,

Kozmetikë të klasit të parë!

S’ka si puthja e Natyres-Nënë.

Le të ngelem për jetë një fshatar!

 

 

Të jap shpirtin

 

Nëse të jap zemrën, mund t’ja falesh dikujt tjetër,

Nëse të jap sytë, mund të shohësh një mik të vjetër,

Nëse të jap buzët, mbase ti puth dhe armiku im,

Nëse të jap poezi, mund t’mos u hedhësh asnjë sy

Por, nëse të jap shpirtin në një të bukur agim

Besomë, unë do të jetoj përgjithmonë tek ty!

 
 

 

Dashuria

 

Është fllad aromatik,
Puhizë në agim.
Kopsht zemër djegur,
Frymë ëndërrimtare,
Në shpirtitin plot’ shkëlqim.

 

Është një çmënduri,

Një përplasje yjesh,

Diejsh, hënash bashkë,

Në simbiozën që thith

Ujë, prush e flakë.

  

Maska e Pushtetit

 

Vendosim një maskë,

Vetëm sytë mbajmë jashtë.

Turrmës seç ja hedhim,

Dotë s’na sheh në fytyrë!

Pastaj gatuajm’ krimin,

Pa emër, trup e gjymtyrë…

 

Në krim s’kemi gisht,

Bëjm’ para turmës betimin

Publikisht, pa maskë,

Më pas shpallim amnistimin!