Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Bujar Plloshtani

 

 

 

 

 

 

Këngë hungareze
                                         stërgjyshes,
Jolanda


Atje ku rrënjët kanë të njëjtin emër,
e qielli me të vetmin shpirt ndryshon.
 
Danubi mbrëmjeve të vona po të ndan,
ku dritat si kupë qiellore poshtë qytetit lëshohen.

 

Kjo qetësi gjithë Hungarinë do kaplojë,

qytetet emrin tënd do shqiptojnë.

 

Një gjak të ngjizur kemi të dy,

edhe pse të ndarë.

 

Ti s’më njohe kurrë,

as unë ty,

                    ose shumë pak.
 
Natën kur qielli të takohet me heronjtë katrore,
unë do të hedh shikimin përtej,

                                                            që ti t’më shohësh.

 

Në varrin tënd tek prehesh ti e qetë,

do të mburresh përjetë atje në Bratisllavë.

 

Dhe vetmi s’ke për të ndier kurrë;

Të betohem nënë!

 

Ti do më kesh kaq afër,

e do të kem.
 

Në galeritë e arteve plastike Rembrandi zbret,
sytë po më ndizen me lot nga këto pamje

                                         që janë ftesë ngushëllimi për ne.

 

Unë jam dhe do jem këtu, ndoshta pa ty,

me të njëjtin emër t’bukur ty të kujtoj.

 

Pak prej shpirtit tënd,

sot unë jam kudo.

                                        

Paçka se ti nuk më vëren, as s’më sheh,

besomë se ti do më ndjesh prej vërteti.

 

Nënë prej vetmisë frikë mos ki,

të qëndrosh krenare dhe përkulur mos rri.

 

Budapest, Brno, Bratisllavë,
jeni brenda një shpirti të panjohur kurrë,
ku poetët e artistët ndryshe i frymëzoni.
 
Jolanda,
brenda imazhit tënd,

                                        jam unë.

 

Ti këtu do gjesh fjalën time,

e unë ty: në të bukurën parajsë.     

 

 

 

A. S. Pushkin

S’mund të të harroj

                                        as dhe për një çast,

ke mbirë si rrënjë e motçme kudo, dhe te unë.

 

Sërish s’mund të të harroj,

                                                        kurrë,

se për gurët e tokës,

     për të vobektët,

     për të shtypurit liri kërkove.

 

Tiraninë si asnjë poet tjetër nuk e deshe,

guxove deri në ditën e fundit të jetës,

                                                              sa gjer në duel shkove.

 

S’u mposhte kurrë,

as nga hierarkia cariste, pushteti, oficeri.

 

Sot dhe gurët mërzi kanë,

ty të kërkojnë.

 

S’je më në mesin e Rusisë, botës,

por ndër vite krenar do qëndrosh në të,

                                                                           me ne.

 

As trishtimi s’t’u hoq dot nga sysh,

pos dashurisë që kenar me ty mbeti.

      

Pushkin dhe

Natalya Goncharova,

                                         në gojë u mbajnë-

Tsarskoe Selo,

Moska,

krejt Rusia.

 

 

 

Në Ohër

Në liqenin e qetë era e veriut tërbohet,
sipër nesh një zë i frikshëm ndihet mefshtë.

Dallga të vogla,

përplasen brigjeve të murit të ftohtë.

 

Në k’të janar pa borë,

një shtresë e ftohtë mbi liqen ka zënë.

 

Hëna lakuriqe sikur fshihet,

ndërmjet reve plumb të zeza.

 

Erë e veriut fryn,

mbi fytyrat e çjerrur,

                                         mbi shpirtrat e dëshpëruar,

                                         mbi trupin e zhveshur të hënës.

Hëna mërdhihet,

trishtimi i saj buzagaz tek ne hidhet.

 

Trishtim i ri, i njomë,

krejt i gjorë tek ne ka mbirë.

 

Liqeni,

tek buçet fillim brigjeve në mur.

 

Mërzinë e vjetër, edhe më na ndez,

e shpirti ynë gjithë vrer.

 

Natë melankolike,

kundrejt këtij fati të mpirë.

 

Të revoltuar,

                         hidhëruar,

                                               dëshpëruar.

 

Veç një varkë pa vela,

e vetmuar në këtë liqen përkundet.

 

Kjo varkë e shkretuar,

atje në skaj duke u përkundur vështron

                                        qytetin ëndërronjës të Ohrit.


Prej larg, nga teatri antik,

liqeni me pamje antike Ohrin shfaq.

 

Bukuria e tij tek shpon të ftohtin e zi,
nata brenda natës trishtimin e nxit përmbi ne.

Ajër i rëndë, dallgë e orëve të vona,
tek buçet fillim brigjeve në mur.

Një dallgë e përsëritshme pas na vihet,
është trishtim i ri që poetët thërret.

Ohri në këtë janar,
me shpirtin e trishtë po na ngushëllon!

 

 

Në vitin 2002 nisi studimet për Drejtësi në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, ndërkohë është tërësisht i tërhequr pas poezisë dhe filozofisë.

Nëntor-Dhjetor 2005 publikon librin e parë me poezi: "Heshtja e poetit".

Në Dhjetor 2005, si anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptarë të Maqedonisë, viziton Goethe Haus & Goethe Museum & Ekspozitën Friedrich Schiller në Frankfurt/Main.

Më 23 Shtator 2006 merr pjesë në manifestimin letrar "Portiku poetik" të Dibrës.

Më 27 Nëntor 2006 reciton në një Orë letrare poezinë "Perëndimi i shpirtit" kushtuar ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 22 e 23 Qershor 2007, në bashkëpunim me Bashkinë e Rrethit të Sarandës, organizon dhe drejton edicionin e parë të manifestimit letrar mbarëkombëtar "Saranda- muza e poezisë" në Sarandë.

Në Tetor 2007 themelon Shoqatën e artistëve "Pushkin" dhe zgjidhet kryetar i saj.

Në Nëntor 2007 i publikohet libri poetik "Nga regjia e shpirtit".

Më 10 Nëntor 2007 merr pjesë në Netët poetike "Takime nën Rrap", të organizuar në Shkup. I jepet çmimi "Për vepër erotike" botuar brenda dy takimeve.

Po në Nëntor 2007, Shoqata e artistëve "Pushkin" organizon dhe drejton edicionin e parë të manifestimit letrar "Poezia, art i fjalës".

2008: Boton librin me poezi të zgjedhura nga autorë të botës: "Perla e poezisë botërore".

2009: Boton librin me letra filozofike “Traktati mbi arsyen e mendimit”.

2010: Boton librin me poezi filozofike “Mbim arsyen e fjalës”.


 

Pianoja e bardhë

Duket elegante,

në teatër edhe më.

 

Mbi dërrasat e gështenjta,

seç zbardh teatrot sikur bora.

 

Tingujt e saj,

të bardhën me delikatesë imitojnë.

 

Pianoja e bardhë,

një vajzë nga duart e njoma e shquan.

 

I jep tjetër nur,

tjetër pamje, më të bardhë.

 

Kjo muzikë e trishtë,

në k’të dimër të zymtë të mbytur krejt në gri

                          romancë shpirtërore po shpërndan.

Melankolia trishtimin ma trazon,

humbjen ma kujton.

 

Pianoja e bardhë më ngjall plot melankoli,

në k’të qytet të borës.

 

Oh, sikur të më rrëmbente pianoja,

e të mos më kthente më kurrë!

 

 

Kontesha

Tek pallati mbretëror,

pranë pasqyrës prej floriri

                                            ajo vathët luksoze në vesh i vë.

 

Përjashta oborri prej gjelbërimit bleron,

ujërat krejt të qetë rrjedhin.

 

Konti përjashta nga xhami,

një tufë flokësh të saja t’arta

                            që ndrisin verdhë si kashta i vëzhgon.

 

Ajo ecën përplot hijeshi,

pelerina gjer poshtë vitheve i valëvitet,

kokën lart mban plot krenari.

 

Kontesha ndrit si floriri,

flokët dhe sytë e saj janë porsi kalliri. 

 

Kapela e madhe prej stilit spanjoll,

hijedritën njërës qepallë sikur ia zë.

 

Përjashta dielli sa ka zbardhur,

natyrën plot mbretëri e grish.

 

Kontesha hedh shikimin me sytë plot vezullim,

nga pajtoni që kuajt e bardhë oborrit ta kalërojnë.

 

Konti me nur atë e vështron,

ia puth dorën përulur me elegancë,  

                                                                      me plot kulturë.

 

 

 

Buzëqeshja

As hëna të buzëqeshë nuk di,

as dielli me siguri.

 

I kam parë ndonëse rrallë,

format e buzëve që më eksitojnë.

 

Kur buzët i tërheqin me sipmati,

shoh një pjesë të bukur të tyre

                                          që me kohë si mister e fshehin.

 

Kur buzëqeshja u ngrin buzëve,

më duken naive,

                                 të ftohta porsi hëna.

 

Buzëqeshja e saj është eksituese,

mashkullit vëmendjen ia merr.

 

Kur me sharm të buzëqeshë,

ajo mund të depërtojë në mua brenda.

 

Më hyn brenda në gjak,

më jep pak sharm të dlirë

                                                   e më tërbon mua krejt.

 

Buzëqeshja femërore,

si dy toptha të bashkuara qershie.

 

 

 

Poetit

Ëndrrat e mia u zverdhën,

humbën ndriçimin e nevojshëm.

 

Dëshpërimi më shpoi si thikë e ftohtë,

plot hidhërim i tërhoqi shpirtit tim.

 

Fjalën time si shtizë gjahtari,

e mallkoi kjo botë,

                                     ky njerëzim.

 

Fjalën e poetit do ta hedh si shtizë,

edhe përkundër smirës,

                                                drejt të vërtetës.

 

Ky dëshpërim përvëlues,

nuk më tremb,

                             më lartëson.

 

Vdekjes, dëshpërimit, përçmimit,

shpirti im nuk u përkulet kurrë,

                                                              pos lirisë.

 

Poet,

fjala jote më tremb,

                                       më dhemb!

 

Violinë e zezë

këngë ruse

 

Qiriri po soset,

e shpirti im ngadalë digjet.

 

Të desha ty me plot mall e dashuri,

si një yll i largët për ty ndizesha plot zjarr.

 

Natën vonë buzë lumit,

lirikat gjer në hava i ushtonim.

 

Një gjeth vjeshte bie poshtë këmbëve tona,

drejt vjeshtës së vonshme po na fton.

 

Trishtimin tim nga humbja të mos e kesh,

ti qofsh plot afsh përherë.

 

Ai tjetri, ndofta,

dhëntë zoti të të dojë sa unë.