.
Bari i vjeshtes
Loton bari i vjeshtës
Mbi varret e gjyshërve
Heshtja,si dhelpër
E shuan urinë
Mbi rrugët që i mplaku
Mbremja e vjeshtes
Loton bari i vjeshtës
Mbi syte e mi të verbuar
Nga pluhuri që iu hoqa
Luleve,për të mos vdekur
Loton bari i vjeshtës
Mbi varrin ku do të prehet vetë
Pa rënë në duart
E xhelatit dimër që po troket.
Edhe dielli
Edhe dielli lind
Nga majat e maleve.
Jeton një ditë
E për çudi,
Vdes në mërgim...
Edhe këtë verë
Edhe këtë verë,
I vetmuar
Po korr kujtimet,
Qe i mbolla
Ditëve që u mbytën
Në lumin e harresës
Po shij një verë të thatë…
Veriu pëllet,në buzët e mia,
Ku janë varrosur vetëtimat
Që morrën vizë
Nga ambasada
E dashurisë së hershme.
Varfëria e vogëlushes
Për emrin
E pyeta vogëlushen,
Që lëpinte faqet e gurit
Në vend të akullores.
Vogëlushja kish një emër
Si të mamit,
Si të shoqes…
Varfëri.
Ende bredhin…
Qellit tonë,
Bredhin korbat,
Që polli ai vit…
E lexojnë përralla të vjetra,
E vjedhin dritën e syve.
E hanë zemrën e dheut…
Si të duash
Kam zënë për krahu
Një shteg të qetë,
Ku pres një shok.
Një lule viole
Më vjen nga mali im
E më parkon
Në hijen e një floku.
E tash, si të dojë
Le të bëjë shoku
(Korce, 2007)