|  KASOLLJA E INTERNIMIT
Kasolles shiu ja zhveshi baltën, mureve përreth, Paralele purtekat, si brinjët tona, pentagram, Druri që lidhte purtekat në mes, Si një solfezh ngulur, në shpirt ende e kam…
Paralele hynin të shpejtat vetëtima, Larg ishin gjëmimet, qaseshin ngadalë, Pentagramit, pikat e shiut, notat më të vështira, Kompozohej melodrama e ferrit fatal…!
Ujë brinjëve të çara, ujë dhe nga lart, Fëmijët në mes, ne përreth, Një duf errësire dilte jashtë, Të hollat vetëtima i shkelnim baltës në mes....
Më zgjodhi faji, tjetër gjë do të zgjidhja, Internimi ngeli kyçur, pa spjegim, Një qind ferre shpirtit do t'ja hidhja, Në se gjeja fajin, që zgjodhi fatin tim.
Kur gjëmon, edhe sot ndjej frikë, Mos vërshon uji, brinjëve, në kasolle, Ndal o mesnatë?! Jam në Amerikë! O ëndërr përvëlonjëse dhe këtu ma solle?
Herë shkoj në Sherishte, herë vjen në Oak Park, Zbërthyer brinjët, kalbur, duke tretur, U kërrus nën vuajtje, shkrihet pak nga pak. Internimi dhe kasollja, bashkë për të vdekur.
Qytetar në shpirt, detin kam në gen, Ky vend, m'i mjekoi plagët që më dhe, Plagosur malli im, vjen dhe të gjen, Mbret në Amerikë, rob në Mëmëdhe…!
Takim dhe ndarje me Xhevahirin
Të gënjyerit, me të lodhur, flenë me pula, I tremb dita, nata u hedh blozë nga shpirtrat e zi, Pranë mikut të verbër si një i huaj u ula, Luani Xhevahir, dikur të përpinte me sy.
I fola, s'kthente, si krah mulliri vërtitej, Larg më kërkonte, gjersa erdha në tokë, Mes dallgëve të kujtesës Xhevua përpëlitej, Ndali, më dha sytë, shpirtin dhe dy pika lot.
Gjigand i mendimit, poet e vullkan. Atë që Atdheu s'e la kurrë të qetë. Ditët më të bukura urimin e tij kanë. Si një shenjtor lutet, apo nga Zoti diç pret.
I bindet eklipsit dielli jetëdhënës, Eklips qoftë për Ty, jo më gjatë! I dhimbsesh një populli, ashtu si mëmës, Ty të dha gjoks, Atdheu hodhi shtat.
Largova si shtegtar, Xhevua ngriti dorën, Dy herë Dajti brofi mbi re, Ballit të veshtroi, yje plot kurorën, Xhevahir Spahiu ngele Promethe!
NËNAT E KOSOVËS
O nëna të shtrenjta ngelet pa moshë, Pa strehë, pa prag, pa vatër, pa zjarre, Shpinës mbani male, duart ngelur bosh, Vrarë e therur, të vdekurit pa varre.
Ku t'i coni lulet, lotët ku t'i derdhni? Qerthullonin sofrën, erdh ju vrau shkjau, E rëndë plaga juaj, shërim ku do gjeni? Pikëllim i dhimbjes zemrën ja u çau.
Prisni përlotur, shkurtin shtatëmbëdhjetë, S'vijnë më ata, do vijë shpirti i tyre. Ju zgjasni duart, ata bëjnë përpjetë, Ditën bëhen diej, natën bëhen yje.
Dridhur nga gëzimi, përlotur nga malli Gjithë gjaku juaj erdh u bë Liri, Prej Boletinit te Adem Jashari, Kur shkrep në Kosovë, ndrin në Çamëri.
SONTE M'u dashka sonte vere e vjeter Magjia s'di ku me perplas, O shpirt me dhimbjen gjer ne eshter Trazime, brenga te leme pas. U pame me ditet nga kafazi, Serishmi heshtjes te kthejme? Boshllekut vere te vjeter zbrazi, C'ka humbem kurre me s'e gjejme. C'te ngeli, pije miku im, Mos gezim-dhimbja prap na rren? Mohimi vjen pa ngushellim Te merr te plas e te mberthen. VESHTIRE NE JETE (Nenes) Veshtire ne jete. Te marrim c'meritojme shperblim. Shpirtit del fjala dhe te vret. Vithisur gur ne rrokullime. E kam per ty. o shpirt kulluar' E cilter krejt, si nje femije. Kaq plage e dhimbje ke duruar. Sa balta plage u be nga ty. SHPIRTI I BURRIT (Kushtuar gruas ) Dashuria do zemer te mbije. Te rritet do gjak te kulluar. Te cfaqet do dete pa kufi. Shpirti kerkon per ta pushtuar. Ndaj zemrat rrahin pa ndal. Ta rrisin te paster si drita. Vjen cast i shenjte e te fal. Boten pa fund qe une prita. Motra
Motra ka krah’e të vjen. Motra pas nënës bëhet nënë. Motra ka zemër e të ndjen. Motra brenda shpirtit të gjen!
Preu flokët gjimnazistja
Kur preu floket një degë e fshehu. Sa mbi vetull aq mbi sy. Qyeteti sytë mbi ta i shkrehu. Sa zemra fshehur rrinë aty. Kur preu flokët u zhveshën pyjet. Skaj globi çeli një rrafshnaltë, Sa lart, mbi hënë një grusht me yje. I ndrine asaj mbi ball të artë. Kur preu flokët ndriti qielli, Shkëlqen ajo dhe në mesnatë. Dy shtiza në mes nisi nga qielli. Ylber do thurrte për dhuratë.
Dy zemra
Do të fluturoj, the, drejt meje. Mbi det, lum, me krah si zog. Shpinës vitet do t’mi ndjeje, Si ortek do binin në tokë. Casti I rralle sa do zgjasi? Ç’të zbres të ndihesh më lirë. Të nxjerr zemrën jashtë që t’ju flasi? Se ndoshta gjuha s’flet aq mirë? Kudo e bardhë, kudo e ngrohtë. Qerpiku i njomur, për c’na prêt? Nje mall dy zemra bërë tok, Mbi ne një pulëbardhë kërkon det!
| | Dalan Luzaj, u lind në Vlorë më 3 Gusht 1944. Fëmijërinë e hidhur e kaloi në Ujin e Ftohtë të Vlorës, ku kreu dhe shkollën fillore. Mbaroi në vitet 1962-1963 shkollën e mesme Pedagogjike "Jani Minga". Punoi pak vite si mësues në fshatrat e Tepelenës, dhe më pas lufta e klasave e dënoi me njezetedy vjet internim në fshatin Sherishte të Vlorës, që ishte dhe periudha më e zezë e familjes së tij. Si të gjitha familjet e tjera të deklasuara edhe familja Luzaj u vu në shënjestër të diktaturës, për shkak të babait, profesorit të madh Isuf Luzaj, armikut të diktaturës. Moshën më të bukur të jetës, nga 25 në 47 vjeç, Dalan Luzaj e shpenzoi kanaleve të fshatit Sherishte të Vlorës, bashkë me gruan e tij, që nuk iu nda asnjë hap në tërë jetën bashkëshortore. Poezinë e nisi shpejt, që në bankat e shkollës, por ia goditën pa mundur t'ia vrisnin. Sot, jeton me familjen e tij në Çikago, Illinois të SHBA-s. Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, i cili është zgjedhur dy herë radhazi me vota unanime nga shkrimtarët. Ka botuar pesë libra me poezi: 1-Jeta më gjeti vetëm 2-Diejt të largët 3-Pa Rrugë 4-Dhe Hena kur nuk qeshte 5-Kasollja e internimit
ENGLISH VERSION:
SHOP-WINDOW Cold pockets Holed pockets The freezing wind at dawn The evening wind of misery The bed is scorched by the heat while the bread glows in the shop-window.
APPROACHING THE FLOWER
I approach the flower. When I hold it in my hands it is entirely mine. I can give it shade where it is too bright. Where it is too dark I can give it light like a child stammering.
EMIGRANT
Entering the sphere of enterprise and hope he sees unceasing energy trapped in the rat-race helplessly.
ONE SUNNY DAY
This is for you who was always far away... I can remember slightly a young heart burning brightly, a rolling stone. My memories of the past: fogged glass... maybe one or two sweet nights and just one day in my whole life when I met a golden moment: you.
WOUNDS
Life came and found me quite alone. Outside: the street's silent, watchful eye. I took its blows philosophically with the smile that suffering taught me. Life came and found me quite alone. I can't go forth from solitude. Nowhere on this whole continent can my wounded heart be healed.
EYES
Everything ages - even a rare miracle; only The Eyes stay young. Look at me one more time if you have the mercy to let me live.
THE TROUSERS OF INTERNMENT
My pants covered in patches, were rinsed in the spring but the suffering wouldn't wash out. Like faded days my pants hung on the Collective's door on the rusty nail of Internment. And the wind brought me from far-off the memory of the unerasable face of poverty.
FORGIVE ME, POETRY
I set out for you early on: a child scrubbed, neat and clean. I travelled towards you brightly hoping - but I never reached you... I was struck down by The Hurricane.
ALBANIAN VERSION:
VITRINË Xhepa të ftohtë, xhepa të shpuar, era e mëngesit i flladit, era e mbrëmjes u hedh pikëllim. Digjet shtrati nga avujt e nxehte, ndërsa buka shkëlqen në vitrinë.
I QASEM LULES I qasem lules. Kur e mbaj në duar është e gjitha e imja. E mund t'i jap hije atje ku ka dritë, e mund t'i jap drite atje ku ka hije. Duke bëlbëzuar fjalë prej fëmije
EMIGRANTI Kur hyn në orbitën e vrullit dhe shpreses njeh forcën shtytëse që kurre s'ndalon, sado që t'i qepet maratonës se jetës, ngelet në pjesën që gabon.
NJË DITË ME DIELL Kjo është për ty që mbete larg; ne mund ta sjellësh pak ndër mend një shpirt i ri që digjej flake, një gur që ende s'ka zënë vend. Më vjen e shkuara ndër kujtime, ekran i mjergullt, me pake natë; një ditë me diell ish jeta ime kur ty të njoha. Çast i artë.
PLAGË Erdhi jeta e me gjeti vetëm, jashtë rruge, të heshtur, syhapur, i prita goditjet me pamje të qetë, me buzagazin e dhimbjes së zgjatur. Erdhi jeta e më gjeti vetëm, të dal prej vetmisë s'kam se si. Nuk më rinon as i gjithë kontinenti, plagët, kur verenjten, më therin në gji.
SYTË Gjithçka vjetërohet, qoftë një mrekulli e rrallë. Vetëm sytë janë të rinj. Shikome dhe nje here ne pac meshire te mbetem i gjallë
PANTALLONAT E INTERNIMIT Pantallonat e mia të mbytura në andre, i lante Burbi, pa mundur t'ua hiqte dot vuajtjen. Pantallonat e mia si dite te shngjyrosura, varur tek dere e kooperativës, ne gozhden e dryshkur të internimit. Era së largu m'i përkund ne kujtesë fytyrë e pashlyer e mjerimit.
MË FAL, POEZI U nisa drejt teje në agimin e jetës, Si fëmijë i larë e i ndërruar. Ecja. Shpresat ushqeja: një ditë do te mberrija tek ti. Cikloni i tmerrshëm ma mjegulloj rrugën. Më fal, poezi
KUJTIM I PLAKUR Kujtoj një ndarje të trishtuar, Një tren, një diell që u ça. U derdh shkëmbinjëve flakëruar Sa qiell aq det të zjarrte i la. Pa urë kaq vite të tejzgjatur. Sa jam në jetë kam edhe mall. Urrejtja njerëzve s'qenka plakur, Rinon te shpirtrat që mban gjallë. Qëndresa shkretë, Unë fillikat. U fik shamia në kthesë. U bë kjo ndarje më e gjatë, S'po e zë gjumi në kujtesë. Sa dashuri më nis tek ty, S'munda kurr t’ja u tregoj. Ka çelur floku juaj i zi Ngjyrën e shpirtit tënd moj zonjë???? | |