|
|
| Vaid Hyzoti ...dhe yjetSi njerëzit... edhe yjet grinden. Si njerëzit... mund të bëhen therorë. Ndryshe nga njerëzit... më shumë ndrisin,si meteorë!
Hiqeni këtë fjalë... Nuk e di pse ende ju thoni “Thank you”? Kur asnjë nerv nuk leviz,asnjë dritë nuk përshfaqet. Kuptimi i saj me kohë ka humbur, diku në një breg, si copë druri e kalbet. Diku në një ishull, ku askush nuk banon, që kur gjetën dhe zunë rob Robinson Kruzonë.
Thoni “Thank you”, se unë nuk bëj zë, kur brutalisht më hiqni dhëmballën e mirë. Më falenderoni, kur nga goditjet, trupin dhe fytyrën e kam të nxirë. Më thoni të shporrem, se s’kam vend këtu, dhe nuk harroni prape: “Thank You!” Fëmijët e mi ju m’i dënoni, të rrijnë pa shkollë, pa bukë e pushime. I nxisni që mua të më mallkojnë, për faj të pafajshëm, se kam lindur në Lindje! Dhe pas mandatës, për ligj a edukatë, si çiban një “thank you!” e shtoni prapë!
Dhe jeni të rracave e kombeve laramane, që para meje arritët këtu. Edhe në accent, këtë të ndyrë fjalë, e shqiptoni akoma “Tenkju” a “Cenkju”. Kështu ndodh gjithnjë me falenderimin, nëse nga zemra nuk e ka burimin.
Ndaj përgjërohem, mos e përdorni këtë fjalë, No more, never - kurrë më mos e thoni! Se fytyra shpreh dhimbjen e një apendisiti akut! Më mirë fjalët e ndyra për mua përdorni, më thoni terrorist musliman, më thoni... mut!
Reklamë për botën tjetër
Ka nisur një fushatë e gjerë reklamash, gjithçka në përputhje të ligjeve të konkurrencës, më sjellin fletëpalosje, më nxisin t’ia nis vrapit, të provoj nderimet në ditën e vdekjes.
Më bëjnë skonto me qindra dollarë, më lënë të zgjedh varrin që në gjallje, më lejojnë (për kursim) të prehem në këmbë, ose (po të dua) me përmasat normale.
Premtojnë se pas vdekjes fitoj pasaportë, rimarr çdo të drejtë të munguar. I zhgënjejnë krimbat që më presin poshtë, në kam dëshirë unë për t’u kremuar.
Më zgjedhin vazo a shishe të veçantë, që për shekuj të mos të tretet hiri. Mund ta blejë, ta ruajë, kush më ka dashtë, ta mbajë në vitrinë si krem uiski.
Dhe unë hutohem, sejdisem nga ofertat, mahnitem nga zinxhiri i bisnesit... Të ha në gjallje, të bën copa-copa, të ruan dhe të përdor edhe pasi të vdesin.
Dhe më vjen keq për punën e tyre, për bojën, për lodhjen, për fitimtarët… Në lashë mishin në vendin e tyre, kockat i dua tek të parët...
KAQ MUNDA, NENE...
Jam i turperuar, por nuk munda, nene, T'i mbaja te gjitha porosite e dhena. Ato qe m'i le me amanete, Ato ne biseda, Ato ne endrra.
Ishin shume.Ishte mal i larte. Tere jeten u robtova te zinja majen. Rruge e veshtire.Dhe s'isha vetem. Se beso, e di: Kam dhe djalin, Dhe vajzen.
S'gjeta udhe te celur. Vec hapja shtigje. Sa shpesh kacafytesha Me egersira. Fort rende e leshova grushtin mbi ta, Se arme me vete, (Sipas porosise) nuk kisha.
U lodha, nene. Tani damaret mavinj Me duket se do te plasin lekuren... Vec dhimbjes,nje gezim kam fshehur ne gji, Do vij te takoj... (Sa here rende semurem).
Permallur jam.Por dhe kryeulet, Se malit s'arrita t'i ngjitem majes. Kaq munda, nene. Por endrrat e tua Ua le amanet Djalit dhe vajzes...
Ndarja
Në cigaren e fundit thithëm gjithë mllefin e mërzisë. Ike. A thua e harrove, apo paketën ma le dhuratë? S’di pse, sipas adeteve, kjo shpjegohet me vdekje.
Vdiqe ti? Vdiqa unë? Apo vdiqëm bashkë?
STATUJE E LIRISE
Ketu nuk rreshtin se ardhuri turiste, Te bejne nje foto "Kujtim nga...". Si nuk digjet kjo statuje nga blicet? Si nuk shuhet flaka ne fanar?
Vij dhe une dhe harroj te bej foto. Kam kujtime te tmerrshme me statuja. Ata ngrihen vetem per te ikurit, Kur per ta ka rreshtur kuja...
I kam pare mbuluar nga myshku, Me jane dhimsur kur zogjte i kane perglasur. Diktatoret-statuje te rreshqanur, Kur plot duf per toke perplasur.
Ndaj s'e bera foton per kujtim, Sepse besoj Liria s'ka vdekur. Ndoshta sot nuk e kam te plote, Por per te une mbetem i etur...
Vera zhveshi vajzat
Më shume se çdo verë tjetër, këtë verë vajzat kursyen në veshje: pandofla të lehta, pantallona njësoj me të brendshmet dhe bluzat aq të shkurtëra… Sytjena… ah, nuk nevojiteshin sytjenat, s’hyjnë tek gjërat e duhura.
Gati i zbuluan të gjitha: pulpat, kofshët, gjinjtë deri tek thithkat... Unaza në kërthizë, në vesh e në hundë, pa harruar gishtat.
Kursyen në veshje. U bënë moderne. Dhe dielli, dhe djemtë shkrihen në komente.
Kjo verë i zhveshi vajzat, i bëri të njëllonjta, si kukulla plastike - prodhim në seri. Feminiteti humbi, s’ka më fshehtësi. Një shkulmë ere, të zbulonje pak kofshën, një komçë e pamberthyer, të zbuloje pak gjoksin, një lule, pak dhele e më pas dallditë...
Shiten stimulantë - gëzojnë farmacite!
Herë - herë...
Pengu mbeti varur në adoleshencë, tek një gozhdë e shndritshme. Ne as bëmë dashuri, as jemi ndarë. Më shfaqesh dhe unë kthehem në përrua me rrjedhë të rrëmbyeshme. Më tretesh dhe bëhemnjë pellg i tharë.
E bukura vjen nesër Më mbeti shprehja:“Më e bukur e nesërmja!”, mbase nga hartimet skematike, mbase në vrapin pas dëshirave, mbase i urdhëruar prej librave, mbase nga pëlqimi i të papriturave.
Dhe prita të nesërmet me vite. Ato vinin e bëheshin të sotme, të djeshme ktheheshin menjëherë. Më shumë se gjithëka, sillnin mërzitje, të bukurën pak e kam ndjerë.
Të bukurat unë i njihja, vetë i qëndisja, me fijet e ëndrrave të çdo moshe. E bukura e plotë, që unë prisja, kurrë nuk erdhi të më takonte.
S’e linin të dilte a shkonte me të tjerë... Edhe sot s’e kam hasur ndonjëherë. S’e hasa... por besoj se nesër... A thua, do ma sjellë e nesërmja? Mezi më mbajnë këmbët për një shëtitje, e, çuditërisht, shkoj në varreza.
| |
|