Dhimiter Nica

Ka lindur dhe u rrit ne Berat,me 15/7/1963.Ka punuar si ekonomist e llogaritar ne disa zona te ndryshme te
Beratit.Me vone punoj per disa vjet rresht ne minieren e qymyrgurit ne Memaliaj.Gjate ketyre viteve ka botuar
shkrime dhe pershkrime te ndryshme,si dhe poezi ne disa organe lokale e qendrore te kohes.Qe nga viti 1991
banon e jeton si emigrant ekonomik ne Selanik
EMIGRANTI
Nen diellin e Athines
qe djeg e pervelon
malli-prush per atdheun
zemra qan e loton.
Larg kisha nene e babe
ku sot i kam te rete
dhender u bera shume larg
pa muzik e klarinete.
20-vjet ne dhe te huaj
pa atdhe,pa shtepi e katandi
pa nje enderr realizuar
me thinja qe ne rini . . .
Dhe kur kthehem ne atdhe
me mall te perveluar . . .
Prape i huaj si atje
me i huaj se i huaj . . .
SHTEPIA E VJETER
Muret jane plasaritur
pemet perreth jane thare
degjohet catia duke kercitur
une vij rralle per te pare.
Ke vite ke pret e kycur
nje dite te mire,te bardhe
kangjellat kudo jane ndryshkur
une vij rralle duke qare . . .
Kap kycin me duart qe dridhen
ai kercet e hapet menjehere
i vjeter e me ndryshk ai s'perdridhet
ndoshta aromen e trupit ndjen . . .
Tani ngjan me hon e germadhe
po sa nuse prite te kjo dere,
dikur ti mbreteresha ne mehalle
sot vec ne shpirtin tim ke vlere.
Perreth jane ber vila e pallate
ti rri mes tyre e vogel,e brishte
historia jote mbetet e madhe
brenda teje ne rriteshim cdo dite.
Brenda teje ne merrnim zjarr e shpirt . . .
CAST . . .
Ndoshta nje cast kam ne jete
nje cast kur belbezoja nene
kur ecja foshnje me hap te lehte
dhe kur gjyshit i imitoja zene.
Nje cast kur bridhja sokakeve
i etur per lojna feminore
kur krisnim krismat e kondakeve
neper dasmat e te dashuruareve.
Nje cast nga loja "hapa-dollapa"
nga kemba e zbathur vrare me gjak
nga shoqkat e bangove mbrapa
kur te ceknin ne sup me turavrap.
Ndoshta nje cast nga te gjitha castet
nga mbremja e vone e deri ne agim
vet jeta e zbrazur e mbushur me bastet
qe nga lindja ime e deri ne perendim.
UNE DHE ODISEA
Une kam 20-vjet
ne token helene,
furtuna dhe rete
me hodhen ne Itake.
Dikur ketu Odisea
la Pinelopin e bukur
me Telemakun ne bark.
Une lash "Itaken" time
e shkova ne token e tij
s'erdha per te pare Pinelopin
e per te gjetur Telemakun.
S'erdha per te bere
ato qe la ne mes heroi
e as per t'i marre hakun . . .
Rivalet e tij
njerez bark medhenj,
njerez te djamur e te fryre
Pinelopin kerkonin ne krevate.
Gruaja-enderr
thurte qylymin per dite
dhe e prishte cdo nate.
Duke ndjekur yllin,
une mbrita ne Itake.
Rroba te vjetra kisha ne trup
mbi sup me rendonte nje cante.
Mua s'mi nderroi rrobat perendia,
as Argosi s'ma ndjeu eren . . .
une erdha aty nga skamja,varferia.
20-vjet ne Itake
aq kohe,sa Odisea,ishte larg . . .
SHQIPERIA IME, KU JE KATANDISUR...
Shqiperi moj,te kam nene
udheve te botes me ke lene
me mohove gjirin tim
s'eshte gjynah,por eshte krim . . .
Ke ne krye ca tru thare
arrogant e mendje shplare
cili prind mund te vras djalin,
vec ai qe ngjan me djallin?
Ne do t'provosh njerine
jepi pak pushtet,
te vret pa frike e meshire
si diktatori- Pinocet.
Te vret ne mes te dites
pa pasur shijen e frikes
dhe vrasesit i jep shperblim
s'eshte gjynah,por eshte krim . . .
Selanik,janar 2010.
DASHURI E ZHGENJYER
Desha une nje vajze te bukur
zemra dridhej e trokiste
hidhte vallen porsi flutur
gjumi naten nuk me zinte.
Ish e vogel,ish e embel
ish e mbushur porsi kumbull
me kishte rrembyer zemren
syte e mendjen turbull-turbull.
Ika larg ne kurbet
kumbulla ime te cel mire,
mbeta atje per shume vjet
punoja naten qe pa gdhire.
Doja te beja ca leke,
kur te vija t'a gezoja
t'a vishja si mbretereshe
dhe kuroren t'ia dhuroja.
Une e doja, shume e doja
a e dinte kumbulla ime?
Vec per te une punoja
t'ish e lumtur ne jeten time.
Ish genjyer,ish martuar
zemren me brisk m'a kish prere.
Ah ky kurbet i mallkuar
po i le njerezit te mjere!
PENDIMI
Une te desha
ti me the jo.
Mbi Dajt filloi gjemimi
rrekete zbrisnin ngado.
Une ika
ti u shtange,
bliri mbi floket e tua
rrezonte petale.
DJERSA JOTE BABA
Kur isha i vogel,
veshtroja djersen
qe nga balli yt rridhte,
ledhatoja "djersen"
mbi petalet e luleve
keputur mengjeseve,
e me dukej se dhe djersa jote
nga vesa e mengjesit dilte!
PER DASHURINE
Nuk di c'ka kjo vajze,
qe mundon ne pritje djalin . . .
Ndoshta ndodh si me diellin
qe rrotullohet gjithe naten
e ne mengjes puth embel malin . . .
BERATSET
Beratset jane si trendafila
kur i prek leshojne arome,
kur i puth te vene ne gjume
nga mjalti qe rrjedh e loton . . .
DIELLI SHKOI TE FLERE
Yjet dolen te rreshtuar
hena ndezi driten ne hemisfere,
gjithesia frymemarrjen ka ndaluar
dielli mbuloi koken,do flere . . .
U BERA SHTOJZOVALLE
Shkova vone te burimi
te mbushja uje sherimi
luaja,qeshja e kendoja
si sorkadhe fluturoja.
As e pashe,as e kuptova
s'di c'me zuri, u vonova
theva shtamben edhe gjymat
s'ecja dot,me mbahej fryma.
Nga frika neper nate
kendoja me ze te larte,
pa e pare e pa kuptuar
nje shtojzovalle qe afruar.
Me kapi nga dora lehte
mu drodh trupi porsi flete.
"-Ja tek eshte shtepia ime
behu e forte,behu trime . . ."
Ne shtepin e shtojzovalles
kish muzike,gjemonin malet
behej dasem jo shaka
nusja nga qielli u ra . . .
Une u bera shtojzovalle
e holle,e gjate si sorkadhe
jo kot shkova te burimi
per te pire ilac sherimi .