Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Nata e bardhe
Pranvera e dhimbjeve
Disa vargje tragjike
Meditime vjeshte
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime

Arqile Gjata

 

 

 

DISA VARGJE TRAGJIKE

 

PO KTHEHEN SHPIRTRAT

 

Po kthehen shpirtrat,

të shlodhen me kujtimet

duke mbajtur lotët mes duarve

e sy mbërthyer prej nga erdhën.

 

Po rikthehen shpirtrat

drejt strehëzës, buzëqeshur,

të dritësuar

nga kënga e pavdekësisë,

që ngjan me të kaluarën.

 

Do rikthehen shpirtrat...

anës detit, sërish,

fare thjesht

për të mbushur me pakë dritë

dhe me ca përvojë varfërinë.

 

 

VALLËZIM TRAGJIK

 

Vallëzoj me zëra zogjsh,

të lodhur, të etur, të përgjakur

për pamje të bukura

mes duarve që po më fishken.

 

Vallëzoj,

me zogj rritur nëpër gjethe

e trupi im plotë plasaritje

ndjen përkëdheli në vallëzim

nga sytë tragjikë  të moshatareve,

gjysmë të thara.

E gjysma tjetër (e dhimbshmja)

mbetur në trupin tim,

ashtu si e ëndërroja vallëzimin...    

 

FJALË TË TJERA TË PAZBULUARA

 

Mbollëm fjalë nëpër rrugët e viteve,

të moçme, të thinjura

dhe ca të reja

thurur si gërshet mendimesh.

 

Ato,

rinë aty ku jemi

si përralla, si ujë i kripur nga lotët

e legjendave.

E fjalë të tjera të pazbuluara

fshihen larg,

në diell, në hënë, nën det

e shpirtin ta drithërojnë

kur i imagjinojmë format e tyre,

shpërndarë nëpër planete,

ku korret ajri i lirë...   

 

Athinë-Gusht 2011