Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Eduart Sulollari

 

          

  Për ty

 

Në shkëlqimin e dëborës

U mbyt ky muzg i vonë

 

Në sytë e tu

Çeli një pyll i tërë me blire

Blire të bardhë si rrënjët e ëndrrës

Dhe pashë akoma

Lumin ëmbëlcak

Që nën flamujt e kaltërsisë

Përshkonin lëndinat e kurmit tënd

Dhe bri teje fluturonin dy pëllumba

EJS dhe UAJL

 

I brishtë dhe lakuriq

Shkëlqimi i dëborës

Para syve të tu

 

28 janar 09

 

Ti s’kthehesh dot më...

 

Ti s’do të kthehesh dot më...

 

Si këmbana të qelqta po thyhen ditët

Mbrëmjet e zhveshura rënkojnë

Drurëve gjetherënë.

 

Në udhën e katundit

Frymëmarrja jote

Bëhet edhe më e largët...

Ikën gjithë këto stinë...

Më shkoi dhe kjo vjeshtë me boçet e shiut në krah.

 

05 nëntor 08

 

Kur dëgjoj hapat e erës

 

Dëgjoj hapat e erës...

 

Të vetmen shoqëri që kam

Kur mbrëmja erdh e u ul

Në shkollën ku të prisja gjithnjë?

 

Drurit plak - vjeshta rri pak

Ndërsa vetmia ime bëhet hark?

 

Mbas hënëzës krahëthyer

Loton kjo ditë pa ty?

 

05 nëntor 08

 

Ikje

 

Dita zvogëlohet...

 

Kali i bardhë këputi frerin

Lidhur poshtë hëne

 

Vezullon në damarët

Dhe si zog i plagosur dhimbja

Bie lëndinave të mëngjesit

 

Te shtëpia e shpirtrave banon trishtimi

Vetmia i këndon pemës

Me krahët përcëlluar nga dielli i korrikut

Horizontit muzgu thur elegji për ikjen

O ajër i mbrëmjes

Ver stapin te statuja ime.

 

17 korrik 09

 

Më kujtuan ardhjet e tua

 

Me stapin e thyer nga akulli iku dimri...

Çerdhet e zogjve me hënën në duar

Pranverën vështronin si lahet gjelbërimit

Dhe më kujtuan ardhjet e tua

Buzë lirishtave trëndafilat presin

Por pikëllimi im lulëzon mbi dallgët e aromave

Në kopësht qan marsi mbështetur te statuja ime

Eh! Dashuritë e mia

Mbi thikën e trëndafilave

Një e nga një shuhen.

 

31 maj 09

 

Dimër

 

Mos e ler këtë muzg të djegë sytë e tu…

 

Në horizontin gri ku fluturon pulëbardha e mallit

Motet e largët si pleq kolliten

 

Pasaporta e vjeshtës

Në duart e hënës

Dyerve të ambasadave troket

Kërkon ngjyrën e lamtumirës,

Ndërsa ti vazhdon të më trishtosh

 

Gjethet e kësaj nate

Mbi statujën e mermertë të kujtimit

Fluturojnë si balonat tona të fëmijërisë

 

Dhe pastaj nga krojet e hënës

Folklori i shirave

Gjithë bujë shpërndan dimër.

 

3  Tetor  2009

 

Erdhën shtergët

 

Erdhën shtergët nga larg

Vizatuan gjetheve të reja

Përsëri pikëllimin tim

Vizatuan mungesën tënde të paanë

 

Kopshtit të braktisur

Lëkundet qerja e hënës

E mbi shkëmbinjtë e pritjes

Shpesh më merr malli për ty

 

Kurrkund një strehëz

Për shirat e fëmijërisë

Kurrkund një pëllëmbë

Për vitet e djalërisë

 

Gjetheve të majit gjithë bujë

Shterget u ulën

 

Edhe pse ti je tretur

Në indiferencën e palexueshme të shirave

Shpesh më merr malli për ty

Dhe gjithnjë e më shumë

Shterget i dua.

 

10  Maj  2009

 

 

Eduart Sulollari është lindur në Lin të Pogradecit më 10 qershor 1968. Ka filluar të shkruajë herët poezi dhe tregime të shkurtëra të cilat i botoi në librin “Dëborat e zemrës”. Poezitë e tij

Vjeshta e ndrojtur

Erdhi ora të të kujtoj

Për ty

Vdekja e vjeshtës

Kuajt e Hënës

Metaforë,

Prilli i plakur etj, kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve. Boton në shtypin e Tiranës, gazetat “Drita”, “Ndryshe”, “Obelisku”, “Tirana observër” etj. Nderuar me çmim të parë Strugë në ditën e poezisë së Liqenit, nga gazeta “Nositi” e Pogradecit etj.

Eduart Sulollari është poet i metaforës, ngjyrave dhe natyrës. Poet i lindur, vuan dhe gëzohet në vorbullën e ngatërruar të krijimit poetik dhe prozës poetike.

 

 

 

Rrugët e qiellit

 

Rrugët në qiell qënkan të pafund

Krejt, krejt tjetër nga ato në tokë

Që mbyllen papritur

 

Hajt t’i lemë këtu

Takimet e dashurisë

Ky lumë, është më i kaltër

Kalon nëpër yje e derdhet

Ujëvarave të hënës

 

14 marsi çel mbi planetet

Edhe bollokumet janë festë planetare

 

Trupat tanë

Duart e buta të ylberit

Do ta përkëdhelin

 

Hajt e dashur

Se këtu edhe era është e kaltër

 

13 mars 09



Poeti për dashurinë

 

Kaq kohë pa u parë...

 

Në kopësht plepat si priftërinj rrinë drejt

Lutjet flurojnë yjeve

 

Gushti me tufat e mallit guget

 

Në sytë e tu hidhërimi ynë

Si bari plak do të ikë ngadalë

Mbështetur te brinja e thyer e ditës

Gjumi i ka zënë rrugët e kësaj nate

Përtypin mirazhet ku portreti yt vizatohet

 

20 gusht 2009

 

Metaforë

 

E gjatë udha për t’u përshkuar

Mespërmes heshtjes tënde

Nga perëndimi rrjedh një përrua

Ikën te shtëpia e ëndrrave

 

Pyllit të kujtesës monumentet e vjetra

Rrëzojnë hije të ndrojtura

 

Pranë zjarrit të hënës

Digjen ditët e vetmisë së madhe

Mbi helikat e hutuara të muzgut

Vdes ende pa lindur gëzimi im.

 

06 gusht 09

 

Ditës që shkoi

 

Mbi qerpikët e lagur të mëngjesit

Akoma fle ikja

Ditën dua ta nis me ty

Shpresa rëmon grimcat e hijeve

Prerë nga nata

 

Dhimbja kujtesës ndez dritat

Dita rrokulliset kurrizit

Gunga - gunga të pritjes

Fundosur frymës së fundit

Rruga e katundit

Bosh barku i kohës

Ku kolovitet dita që shkoi

 

24 qershor 09

 

Gjithnjë në ikje

 

Era grindet me trëndafilat

E verdhë të hënës

Degëza e blertë e ditës

Ujrave të liqenit po vdes

Mbrëmja bie si zambak i kuq

E më plagos

Dhe ti gjithnjë në ikje

 

08 mars 09

 

 

Harrim

 

Përditë ikin stinët

Si kope buajsh savanës së paanë

Në ajrin e këtij mëngjesi

Dremisin mjegullat me kokën

mbështetur tek supet e fushës.

 

Unë kam nevojë për ty,

Por dëbora e tetorit

Shpërndan mbi orkidet

Kristale të reja harrimi.

 

11  Tetor  2009

 

Pas bregut të vetmisë

 

Sa shumë ikje përgjat këtyre orëve

Si avion supersonik dhimbja çan këtë ajër

 

Shkuan dhe zogjtë

Udhës së largët

Bien cicërimat

 

Tek pragu i natës qan era

 

Po ç’është kështu me ty

Nata e kësaj bote do rrokulliset

Livadheve të hënës dhe tutje

I pret kopeja e dhenve të vjeshtës

 

…dhe pas bregut të vetmisë

Madhështore, si një shtatore bronxi

Dita që vjen do shkëlqejë

mbi fatin tim të thyer

 

02 Tetor 2009