Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Eshte rritur djali
Dhe yjet
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime
Cikel me poezi
 
 
 Vaid Hyzoti
 

Eshtë rritur djali

 

Gëzonim rritjen tënde, pa pyetur për plakjen tonë,
Ngacmimet, llastimet e shumta të mbrëmjes...
Vazhdonim konkursin, pa marrë kurrë përgjigje,
Në ishe i babait a ishe i nënës...
Por vetëm ca puçrra në hundë e qark ballit,
Të bënë serioz: as i babit, as i mamit...

Dy-tri herë në ditë tani ti bën dush
Dhe flokët patjetër i ngrin pak me xhel.
S'na pyet për veshjen, "urdhëron" të blejmë parfum
Për qethjen dikush tjetër të sugjeron model.
Dikush, që na hoqi dhe ledhet tona.
S'e dimë në është vajzë, apo veç mosha.

Hartojmë strategji të ruajmë për vete.
Mami-e urta, unë pak më i ashpër.
Por planet tona bëhen shpejt shkrumb,
I djeg, ti seriozi, si fijet e kashtës.
Ne bëjmë tutkunin: "Si nisi kaq shpejt?".
Ti ende s'ke prekur 13 vjet...

E prapë s'tërhiqemi, luftojmë si qorrat.
Pa pyetur se shpesh po na jep plagë.
Ti vazhdimisht s'e hap kasafortën,
Ç'sekrete të bukura aty brenda mban?
Po plasim një herë të puthim, llastojmë

Konkurset? Të gjitha i fitoi një vajzë!
E ne si qorrat konkurojmë prapë...


NJE TJETER GRUA

Çdo ditë për fëmijët,
Ime shoqe jep vendime.
Në bëjnë gabime-
Ngjajnë nga rraca ime...
Në bëjnë të mira-
Patjetër...rracë e saj...

Unë i dyzuar:
Ta ndaj a mos ta ndaj?

Ha thonjtë me dhëmbë,
I bërë pik-e-vrer...
Thua do gjej grua,
Që drejtë vendimet merr?


HIJA

Sapo nisa të ec vetë,
Ajo më ka ndjekur.
Gjithnjë e zymtë, e zezë

Dhe kurrë e qeshur.
I bindur në tersllëk,
Shpejtova ta zhduk.
Ajo me përqeshte.
Ta mundja nuk mund.
Por e pranoj sfidën:
Do ta ndjek gjithë jetën.
Kur të zë hijen time,
Do të humb vetveten.


KRIMBAT

Nga lindja deri dhe pas vdekjes s'na u ndanë krimbat,
Na pickojnë e brejnë ku të mundnin.
Herë shfaqen me pamjen e krimbit të mëndafshtë,
Herë me rroben e të urtit.
Herë të ndezur si gra xheloze,
Tahmaqarë të fitimit një herë tjetër;
Herë progresistë, gati për revolucion,
Anarkistë dhe vrasës të egër...

Na hëngrën mëlçinë,
Na copëtuan shpretkën.
Sa shpejt na shtynë
Të takojmë vdekjen.

Por dhe atje na pret krimbi fundit
Të na bluajë me ç'të mundet!

O Zot! Me krimbat ç'të bëjmë?
T'i zhdukim me spërkatje,
Të shpikim ca helme.
Po njerëzit si t'i ruajmë,
Që i mbartin me vete?

Zot, ruana nga krimbat!
Por pa krimba mos të mbesim!
Matna vlerat që kemi,
Në luftën të mbetemi njerëz!
Se sido që të na brejnë
S'kanë dhëmbë të hanë dhe skeletin!


..ishte një përrallë
(bisedë me time bijë)

Ti ishe e vogël dhe për rritjen tënde
Çdo natë ku nuk shkoja-
Kërkoja një përrallë:
"Ja dhe pak vite unë do të shpija
Në një park ëndërrash,
Në një vend të rrallë...
Atje ku fëmijeve u teprojnë lodrat
Dhe kurrë nuk grinden,
Nuk bëjnë shamatë;
Ku peshkaqenët u rrinë sus
Delfinëve të bukur
Dhe peshkut të artë...".

Nga padurimi, ty nuk të rrihet:
Çomë tani!
Kush pret aq gjatë!

Dhe unë e shtrydhja diplomën,
Që ty mos të mundonte pritja.
Një park për ty doja të krijoja
Të ishte aty,
Tek vendlindja.
Por nuk më lanë,
Apo pak dija.

Ndaj hymë brenda një tollumbaceje gjigande,
Deri në Hënë u ngjitëm bashkë.
Vetëm të mbrrinim në këtë vend të largët,
Ku parkun e endërrës do ta kishim pranë.

Por nga hutimi apo padurimi,
Kisha harruar të merrja diplomën.
Tani isha i rritur, ndaj të çova ty
Edhe për babin të vazhdoje shkollën.
Se unë do studioja si vihen pllakat,
Si përdoret lecka dhe fshesa...
Mua më paguanin dhe unë për diplomën
Isha gati gjithçka të jepja.
Dhe gjithçka dhashë deri u kërrusa.
Çomë dorën në flokë:
Të bardhë e më të rrallë.
Bija ime, tani që ti more diplomën,
Për ëndërrën dhe parkun
Tregomë një përrallë...


ESHTE NDRYSHE QIELLI

Eshtë ndryshe qielli. Ndryshe nga toka,
Ndonëse është i banuar nga tokësorë.
E keni parë-ka ngjyrë të kaltër,
Se secili njeri e ka një gen princëror.

Qielli është frymë, që merr e jep me tokën,
Dhe yjet janë të tokës shpirtra.
Qielli ka të tjerë matës,
Jo të gjithë yjet shkëlqejnë nga drita.

Qielli është ndryshe. Jo si në vendin tim,
Ku çdo ditë ngrihen e shëmben monumente.
Në tokë s'i dihet se kush nxjerr tym,
Oxhaku me buxhakun ndërrojnë vendet.

Ndyshe është qielli. Ja Ylli Polar,
Kashta e Kumturit, Bricjapi apo Shigjetari...
Patjetër janë shpirtra të Familjeve të Medha,
Ndaj jetësisht shkëlqejnë prej ari.

Familjet e Mëdha dhe yje të tjerë
Në qiell marrin shkëlqim sipas meritave.
Sepse ka yje pa dritë fare,
Thëngjinj të shuar sipas shpirtërave.

Ka njerëz shpirtmirë, ka njerëz shpirtnxirë,
Të tjerë të gjerë, të tjerë katilë...
E qielli pa hatër peshon çdo shpirt
Dhe sipas peshës i vesh me dritë.


AGONIA

Ke një jetë që hesht e hesht.
Dhe rrallë kujtohesh për timen pritje,
E rrallë një buzeqeshje.
Një telefon-i rrallë përsëri...

Ndërsa ti hesht,
Unë jam në agoni!


...SE QENKAM GJALLE!

Dyer, dritare mos i mbyll!
le të bëhet dhoma kallkan.
Jam i sëmurë dhe nuk lëviz,
Por ende ndjej se gjallë jam.

Mos më mbështillni me kurajo,
Mos vuani të gjeni të ëmblat fjalë.
Unë prapë dëgjoj dhe s'dua tjetër
Të më rrëfejnë se qënkam gjallë.

Se mbajta këmbën sipas ligjit
Dhe tjetrën në të pastrin moral.
Tani lëviz mbi katër rrota
Tek korridoret, në spital.

Dua të nxjerr këmbët e fshehura,
Dua të shfaq të shihni kthetrat.
Rrugës të shungulloj si era,
Pemëve të ngjitem si ketrat.

Le të jetë ftohtë, të ketë stuhi,
Breshëri , shiu të më lagin fort.
Mjafton pak avull të kem në frymë
Dhe pak ngrohtësi në gjoks.

Se shi do bjerë për mote e mote,
Por unë do jem fshehur nën tokë.
Atje s'ka borë dhe shi të pastër,
Atje ka baltë, ka vetëm llohë.

Dua në rrugë të dal tebdil.
Llahtarisht dua zhurmën e rrugës.
Le të bëhem lypës, të më bëjnë rezil,
nuk më rëndon barrë e përbuzjes.

Do shoh një vajzë e do bëj flirt.
Le të jetë putanë dhe e përdalë.
Nën zjarr të epshit do t'i them "shpirt'.
Mjafton, mjafton që jam i gjallë.

Mos thoni se gjithçka lemë mangut
Ne do ta gjejmë në botën tjetër!
Ligjet e saj do t'i tregonte
Po të kthehej prapë ndonjë i vdekur.

Ndaj mezi pres të shërohem
Të jem i gatshëm për çdo skandal.
Për shkopinj policësh s'do ankohem,
Duroj çdo dhimbje, veç të jem gjallë.

...Ah, kur do dal nga ky spital!


E PERDITSHMJA

Nuk dua të merrem me klasifikime:
E mrekullueshme,
E bukur,
E mërzitshme...

Sepse pa shpaluar rrudhat e gjumit
Nisem për në punë;
Sepse pa drejtuar rrudhat e mundit,
Shtrihem të fle gjumë.

Dua, por syri s'me bindet,
Zhavorr, rërë kam lënë ditën prej harresës.
E marr me të buta,
I lexoj librin e pashkruar:
"Endërrat e të nesërmes".

Dhe kur dua të fle,
Sa mbyll kapakët e librit,
Bie zilja e zgjimit.

Sytë hap me gishta.
Shoh si flenë fëmijët.
...dhe nis e përditshmja.


MERRMENI...

Nuk mundem më panginjësisë suaj t'i bëj ballë.
Jo për altruizëm po ju dorëzohem me të gjitha.
Jam gjysmë i vdekur dhe gjysmë i gjallë.
Rripmëni nga flokët deri në gishta.

Kokën ma hidhni, përderisa dhe vetë
Në vend të saj mbani makinë llogaritëse të fitimit.
Sytë e mi rrokin të tjera horizonte.
Të tjera zhurmëra thith aparati im i dëgjimit.

Filloni me thonjtë që rriten aq shpejt
Dhe bëni me ta tespije prej fildishi.
Pastaj një e nga një merrini krejt
Dhe tek kokallat ju palcën ma thithni.

Merrni dhe organin gjenital.
Eshtë i dukshëm dhe shqiteni prej trupit.
Një kliente e pasur për të do të dalë,
Të ngopë pangopësinë e epsheve të turpit.

Merrmeni zërin, ndonëse është i vrazhdë.
Shiteni tek memecet e sojit tuaj.
Të shprazë mbi mua inatin e madh
Për pafajsinë se jam i huaj.

Merrmëni supet, ngarkojini rëndë,
Deri të lakohen e mavijosen.
Pashpirtshmëri e fitimit të shkojë deri në fund
Aty ku s'mban, deri krejt të sosem.

Merrmëni mushkëritë. Janë ca të përdorura.
Por ende frymojnë me ritmin e hapeve.
Për ndonjë asmatik me egon e ngjitjeve,
Të vrapojë ethshëm, mos mbetet mes shkallëve.

Merrmëni krahët. Jo për përqafime,
Se të tilla nuk dhatë e morët ndonjëherë.
Mbase ju ndihmojnë të mbani valixhet.
Në vende të sigurta ari duhet shpjerë.

Mbetet dhe zemra. Ua jap, jo për ju.
Bëjani transplant ndonjë qeni.
...dhe nuk kam tjetër. Doni dhe shpirtin?
Vetëm atë kurrë s'do ma gjeni!

Nju Jork, Tetor, 2010