Mëngjeset e tingujve
Shkuan edhe mëngjeset e tingujve
Të pianos në zgjim
Ikën edhe netët e pasionit të thellë
Zhgënjim në zgjim
Kot edhe ky shtrat me petale trëndafili
Dëshpërim në muzg
Plogështi mendimesh
Kapluan tërësinë jo sipërfaqsisht
Të vazhdosh të jetosh e humbka kuptimin
Dashuruake ti përsëri!
Një tjetër të pafat
Pres ende pres mëngjeset
Kur në vend të përkëdheljes së rrezes së diellit
Do më zgjoj tingulli i pianos
Tingujt që vetëm ti
Me mjeshtri i bëje
Melodinë tënde e degjova edhe prej të tjerëve
Por drithërimin se përçuan
S’më lanë mbresa se përjetuan
Artin tonë dot se kuptuan
Kush është humbës këtu?!
20 tetor 2009 06:17
Sytë e tu blu
Ec, ec me hapa të shpejtë
A e mund kohën dot
E ndalojmë në ajkë të rinisë
A mundem ti bëj rrudhat të ngrijnë
Të ngrijnë si shikimi
I ndeshur me ty pranë shkallëve blu
Ai moment ishte si ndjenja
E fitimit ndaj forcës s’Gravitetit
Pa peshë, i lehtë
Moment i ndeshjes me sytë e tu blu
Sy blu jetëplot
Aguliçe pas acarit dimërorë
Ndërthur të gjithë fetë që s’janë më
Në një të vetme
Besim, nga frymëzim i shikimit
Me qoshen e syrit tënd blu
Hedhë një aluzion kalimthi
Bashkëdyzim mendimesh
Përqafim idesh
Rrugë e rezervuar për dy
Të gjitha për dy
Për dy sy blu
Sa e sa kilometra kaluam
Peripeci, ndodhi
Tregime, rrëfime
Syhapur në befasi
Por ec, ec me hapa të shpejtë
Akrep i minutave
Akrep i orëve
E bashkë me ta edhe kjo jetë
Por sa më e lehtë bëhet
Teksa shikoj, vazhdoj të shikoj
Sytë e tu blu
2008
Mjellma e Liqenit tim
Po shteroj ky ujë gurgullues
Po u eshkosën malet rreth tij
Po u venit dielli i mesditës
Mos u frikëso Mjellma e Liqenit tim
Një mbrëmje vere po nuk doli hëna
Po u errësua dita e nata në përjetësi
Mos ndalo hapin mos kthe kokën mbrapa
Sepse me ty do të jem deri në amshueshmëri
... Mjellma e Liqenit tim
Tetor, 2009
Puhi sfilitëse
Yll, por gjithnjë në sfond
Hije e puhisë sfilitëse
Ngacmon qelizat
Sfidon trimat e mendjes
Skëterrë mendimesh
Refuzim nga pasiguria
Refuzim nga të qenit i paragjykuar
Heretik vetëm në mendime
Forcë e brendshme e ndërdijës
Urdhëron vetëkontroll
Urdhëron ndalesë
Urdhëron kthimin në kafaz
Urdhëron prangosje t’SHPIRTIT!
Po ajo e fuqishmja dënon ata
Ata që prangosin shpirtra
A s’është heretiku ai
Ai që urdhëron prangosjen?