SPIRITUSI
Në shpirtrat e zgjuar, Që krijojnë Mos e kërko të fjeturën Dhe të fjeturit të të zgjojnë!
PËRSOSMËRIA
Sy latuar është njeriu, Që çdo punë shikon me drejtësi Dhe kjo etje, pafund e tij Të ngopet don me përsosmëri.
KEPI I SHPRESËS SË MIRË
Sonte qielli m'u duk më i kthjelltë Dhe ylli im, që shkëlqimin e pat' venitur, Po më hap rrugën e ardhmërisë së ndritur, Që dikur qe venitur.
Sonte, armikun tim e dëbova nga shtrati Dhe fare pranë folesë së zemrës simë O thuaja në përqafime të ngrohta E ofrova shpresën e ngadhnjimit tim.
Sonte jam marinar I hedhur fill në det, nga fati qorr! Jo, nuk druhem ndonëse bregun po e nuhas Dhe vetëm disa jardë e pranë tij të jem.
Sonte, shpresën e shtyllova në vullnet; Dyshimin dhe frikën i dëbova tutje; Ngadhnjimin e krijova n shpresë Dhe si të vetme rrugë dritëri.
MBRËMJE NOMADE
Në mbrëmje gostia; Vera lagë trupin e rrëzuar, Shtatin e nxirë të zurles Dhe tampanin me lëkurë dhie. Edhe vallja vazhdon, Rreth zjarrit flakada.
Dielli prej zeniti, hedh shigjetat e thikta Dhe ia ngulë tokës në bërthamë; Drita përqafon boshtin, Belin e vashës së njomë.
Karvanet nomade, Bijt e shkretëtirës, Ndjekin Monsunet.
| Fejzulla Duraku, lindi më 11 nëntor të vitit 1981 në fshatin Strimë, Kumanovë. Krijimtarinë letrare e filloi shumë herët, qe në bankat e shkollës fillore ,me tej ne gjimnazin “ Zef Lush Marku” ne Shkup e me tej si student e veprimtar i shquar i ceshtjes kombetare duke u perpjekur te arrije nivele sa me te larta. Fejzulla Duraku gëzon respekt të madh në mesin e bashkëkombesave të vet kudo që ndodhen në botë.Krijimet e tija janë të publikuara në shumë revista Shqiptare në mbarë boten. Prej vitit 2003 jeton e punon ne Bruksel te Belgjikes.
Deri më tani ka botuar këto vepra letrare:
"Gërshetat e amshimit" 2001 "Kënga e të mohuarve" 2002 "Legjenda e Haraçinës" 2004 "Rrugët e Europës" 2006 "Ushtari që sfidoi vdekjen" eshte romani i tij i parë që do të botohet së shpejti në gjuhën Frenge.
JASMINË
As klithmë as britmë, Mos thuaj heshtje.
Nëse kthehem i gjallë Mos thuaj se; Kam ëndërruar të vdekurin!
Jasmina e dehur Nga përkëdheljet e vesës Së Nëntorit të vonë.
KOHA
E kaluara qe e tashme Edhe tani si e tillë Ende vazhdon të jetë, Por vetëm se në kujtesë!
PRITJE
Hapat e ngadalshëm të kohës, Ecin me drojtje! Hapësira, përqafim i ftohtë, Krahëhapur? Pritja m'trashet, Posi vesa e vjeshtës Dhe nuk pikon në çati, Por mbi shpirt!
TË PRES
Nëse gjelbërimet pushojnë, Gjersa presin shfaqjen e sërishme Të lindjes n'mëngjes. Atëher, pse t'mos vish edhe Ti, Po nga ajo anë, Bashkë me diellin. SFING
Ti ishe krijuar E kalitur me etje amshimi, O ëndërra ime e paqetë. Dhe sa herë pastaj, Përmallimi bëhej barrë Mbi shpatullat e mia. Dhe sa enigma fshiheshin Pas gjithë asaj heshtje? Që më bënte kurreshtar, Të të dua edhe më shumë. O madhështi, o agim i bukur.
|