
Kur ti më mungon
Kur ti më mungon dhe me natyrën grindem
Sidomos kur qiellit retë i mungojnë
Sidmos kur vjeshtës ngjyrat i ndizen
Sidomos kur zogjtë më shumë cicërojnë.
Të gjitha më duken se ma bëjnë për inat
Për inat të asaj që mua më mungon
Rivale natyrën kam atë çast
Natyrën që pa ty më kot ekziston.
Kur ti më mungon grindem me veten
Me shëmtinë më ngjan çdo pjesë e saj
Më keq se qiriri filloj edhe tretem
Kur ti më mungon, unë asgjësë i ngjaj
Firma ime
Nuk kerkova salltanete
As ne enderr s'i kam dashur
As kerkova marifete
Si fitohet per t'i patur.
Nuk urreva kamesine
As ne enderr s'kam urrejtje
As nuk ndoqa ligesine
Qe gjithcka ta kem per vete.
Nuk pranova prapaskenen
As ne enderr s'kam pranuar
Dhe pas vdekjes firmos jeten
Ne cdo fjale qe le shkruar.
Nje minute!
Nese ekziston parajsa
Ferrin dua te provoj
Nje minute te kthehem prapa
Mbase boten e ndryshoj!
Nese ferri ekziston
Dua te provoj parajsen
Nje minute prape kerkoj
Vec nje llaf t'ju them te gjallve!
Kontradiktore
Hapesire e mbyllur
Mbyllje ne kohesi
Kohesi e shtrydhur
Nga qenia-Njeri.
Ndryshim progresiv
Progres ciklik
Cikel regresiv
Njeriun vertit.
Liri pa mase
Mase e cunguar
Cungim ne cdo ane
Njeriun çnjerezuar!
Ah, gjuhet!
Kondra, vetem kondra
Nga te sterlodhurat gjuhe
Te lashta sa bota
Te pangopura kurre!
Shfryrje, vetem shfryrje
Nga te perdalat gjuhe
Kurverisht mberthyer
Frazash katrahure!
Tallje, vetem tallje
Nga hipokritet gjuhe
Me keq vrasin ne paqe
Me keq heshtin ne lufte!
Kur djajte u ngjiten ne parajse
Kur djajte u ngjiten ne parajse
ADN-ja njerezore u corientua
Dielli ngriu ne mesnate
Dhe Hena u verbua...
Kur djajte u ngjiten ne parajse
Ne preference u kthye ferri
E qeshura u cmend duke qare
E qara u cmend se qeshuri.
Kur djajte u ngjiten ne parajse
Perdhunuan ADN-ne njerezore
Dhe linden djajnjerez bastarde
E keqja e fundit e kesaj bote!
Edmond Shallvari