Pa titull
Të vdekur që ngrihen me natë
Me natë, për të jetuar
Vdekërinë e tyre të gjallë.
Të vdekur që lindin
Me shenjën e hekakeqit në ballë...
Fëmijë të pleqëruar
Nisin rrugën e gjembëzuar të ekzistences.
Masalle e vjetër kjo
Sa vetë rraca njerëzore
Madje, më e vjetër. Para se njeriu
Të shfaqte veten në tokë.
Pasqyrë e fatalitetit të krijuesit enigmatik.
Stoiku i perhershem
Të dy, ballë për ballë,
Mali dhe unë.
I përjetshmi dhe vdekshmi.
I thjeshti dhe egoisti.
Burri dhe tradhëtari.
I palëvizshmi dhe iksi i përjetshëm.
Ballë për ballë, të dy,
I fituari dhe i munduri.
Njëri pa gojë, memec i përhershëm,
Tjetri papagall i lindur,
Po, jo fisnik.