Lundroj per ty
Sonte e kame lene zemren te vallezoje mes yjeve
I'a kame hapur te gjitha portat e defrimit
Kam zbarkuar ne barke i vetmuar ne naten e detit
Lundroj me shikim te hutuar rrenqethes
Per te pare token ,sa e vdekur sa e larget
Me jane rrafshuar te gjitha kodrat,por ti je ngritur ne mua
Si shkelqim drite qe bie nga qielli,me ke ngrire e mpire
S'me ke vrare por ndezur si qiririn ne erresire
Afrohem ngadal, ngadal, s'mund ti ngris keto vale
Qe te zgjohet deti, te dale nga shtrati i tij
T'me shpie tek ti si nje margaritar i nje puhize ere
I fjetur ne butesine e shtratit qe e ke shtruar
Reflektim i tije te ndricoje bebezat e syve te tu
E une te cmallem ne sirtarin e trupit tend.
Si engjellushe
Ne mengjeset e bukura,agon si drite e pare,
Prane oreve te ndalura neveriten mendjet ndjellese te zise,
Mbi supet e lodhura, rrezatim i embel per syte e kthjellur,
Flet prezenca jote qe zgjon perfytyrimet engjullore,
Mes karvane njerzish sfidon zerat e terbuar qortues,
Per zemrat e dlira princesh e kurorezuar ne fron,
Ne enderrat e ngujuara shprese e gdhendur ne erresire,
Me heshtje shembe mure fjalesh nga fjalet si gure,
Muzgjeve te parakalimit tend tund malet dhe detet,
Shpirterat djallezues ikin ne vrima urithesh,
Ne qiell hape portat e perfolura te lumturise,
Sa e madhe me vije, si ushqim jete,
Pompoze me iken.
Ti je pike shiu
Mbi qerpiket binte shiu i shfrenuar,
Nuk e shplante lotin dot,
Ecja i lagur duke te kerkuar,
Ne cilen pike te shiut je fshehur sot
Doja shiun ta perbija te gjalle
Prisja te te sillte ne buzet e mia
Pikonte loti i ngrohur me mall
Prekja syte mos valle aty te ka fshehur stuhia
Cdo pike shiu me ty me perngjante
Une ecja i lagur rruges me deshire
Ngritja koken shikoja qiellin qe pikonte
Ne cdo pike te shiut me zbrisje ti.
Jam hije e kohes
Shpesh me rremben kohe e me fut ne mjegull
Shpejt me mbulon dhe erreson ne sy
Bota me behet sikur eshte duke u djegur
Cdo gje gelltitet dhe falet per ty
Here ik nga ti here befas me afrohesh
Qetas me zene ti perde e kohes
Si trup i vdekur nganjehere leshohesh
Dhe nuk ti shoh as akrepet e ores
E kur per nje cast ne shikim kthjellem
Atehere gjdo gje prek dhe ndjeje ne zemer
Ne arome jete ores i kthehem
Si nje hije kohe prape te bredh me emer
Kthehu
Kthehu ta zeme kohen e humbur
Se kam humbur ne kohe
Me nuk e shikoj oren e takimit
Eshte ndalur tek oret e kaluara bashke
Kthehu per stinet e vitit ti bekosh
Sivjet ishte dimri i pari qe ju priu
Ajri i ftohet qendroj gjate ne ajer
Isha i ftohur gjate tere veres
Kthehu per parqet ku shetisnim
Tek shtatorja e ushtarit duarhapur
Nder krahet e tij ku fshehurazi putheshim
Tani ketrat nder krahe i hedhin valle
Kthehu ti shoh syte dhe nje here
Te mijte jane pasuruar me kripe nga malli
Jane bere deti im i njelmet
Tani notoj i vetmuar ne detin e lotit tim .