Lekë Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 në Kallmet të Lezhës. Në fillim të vitit 1991, arratiset nga ushtria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis të botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga Koleci. Në vitin 2001 botoi vëllimin e parë poetik "Lotët e puthjes", që pasoi në vitin 2003 me vëllimin e dytë "Diellin e kapa për veshësh".
Cikle me poezi janë botuar në antologjinë poetike: 1- "Ballada e largësive" (1995), 2- “45 poetë për Lezhën" (1996), 3- "Pas Migjenit” (2001),”Zemra prinderore” (2008 ) si dhe në mjaft gazeta si në Diasporë, ashtu edhe ne Tiranë, Prishtinë, etj. Drejton në internet faqen Lezhe Online,Kallmeti Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU si dhe Albemigrat dhe nje mori listash te tjera...
Që në vitin 1998 jeton në Jacksonville, Florida, SHBA së bashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijët Donald dhe Daniela Gjoka...
Puthja e buzeve
Sakaq dallgezohen rete shpirterore nga epshtet
syte leshojne rrufene qe puthjen e buzeve mbjellin
trupat shkrepetijne pa fikje ngrohtesie
e rete epshore shi te imet rrjedhin !...
Te pres e dashur te Semafori i Jetes
ose me prit tek Treni i Shpreses se Madhe
me vete do te sjell Puthjen prej te Verteti
e jo puthjen Tinzare !..
Se atehere dallget shpirterore te epsheve
helmatisen nga idhnimi i ndjenjes
syte fiken e puthja loton anes buzeve
qe ne shpine te dashurise i trokasin vdekjes !..
Te pres tek Semafori i Jetes
po qe se nuk vij do te te dergoj imazhin tim
jepi ca ledhatime me flladin tend si Zane e Bjeshkes
se puthja eshte nje trokitje qe ka vetem fillim !....
Im bir, Donaldi, lindi me 30 qershor 1997
Përjashta spitalit këngë e zakonshme armësh
si vajtim mortor a kush djallin e di
qershori i lodhur çapitej ngadalë
diktatura në shtratin e vdekjes u shtri.
E dashura ime në sallë të operacionit gjumë flë
Doktorat i kishin prehur thikat e jetës
qajnë ndienjat, e prapë vetja më thotë: "Hë mo burrë je!"
... por jo s'i ndaloj dot lotët e zemrës.
Dhe vargjet pikojnë lot
se lot buron e tërë Shqipëria
se dhe nuset në të zeza ndërruan njyrën e vellos sot
e për orkestër kishin vajtime e krisma!
Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im bir Donaldi
e tamli i nanës që pi, ka aromë baroti
Dy orësh më thotë: "babë ç'po ngjet kështu në Shqipëri
apo na ka mallkuar zoti!?...
Përkëdhel tim bir që trokiti në jetë
ditën e parë të riçlirimit të tretë,
zemra e tij e re pulson e duket sikur flet:
"Ishalla ripushtim tjetër të vetvetes s'do të ketë !"...
Kacavirren mendimet
Kacavirren mendimet në pemen e merzisë
qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje
mendimet veshin trikën e trishtë
ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..
Ngatërrohën planetet e dashurisë
në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet
dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt
megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..
Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh
se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi
e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte
dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..
Kacavirren mendimet në pemen e merzise
trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje
shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë
dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...
Një vajzë ecën nëpër shi !
Ecën një vajzë nëpër shi, si në legjendë
s'ecën me kembë, ecën me zemër
dhe s'pyet nëse gjiri i resë rrjedh
shi, bore apo breshër !
Ecën ajo si legjenda drejt legjendës
vezullimi i syve të saj, të gjitha retë i zhduku
e di, shumë larg rri fshehur një zemër
që pulson njëherësh me zemrën tënde flutur !...