1.S’JE MË
Puthje e ëmbël që vjen natës gënjeshtare,
Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar;
Puthje që të shijoj deri në mëngjes,
Pastaj më tretesh e më lent ë vetmuar…
2. MOSHA E DASHURISË
Në faqet e kuqe të çikave njomet bukuria,
Në sytë e zest ë çikave vezullon krenaria,
Në buzët e njoma të çikave bulëzon dashuria,
Në gjoksin e bëshëm të çikave gilicohet nusëria,
Në trupin çetinë të çikave hedh shtat lumturia,
Në moshën e dashurisë…
3. KAM LEJE…
Kam leje për të shkruar poezi,
Kam leje të këndoj për dashurinë,
Kam leje për t’u mahit me djalin tim,
Kam leje për të dashuruar…
LIRIA është për t’u jetuar…
4.MALL
Ka vite që jan larguar prej fshatit,
Harabeli ka lënë përgjysëm folenë
në murin e kullës time;
malli më dogji për bashkëfshatarët e mi,
e çdo kohë janë në zemrën time…
Mysafir erdha,
Po cilin prej tyre të takoj së pari ?!...
Unë u mallëngjeva si pakuptuar,
Se së pari më përqafonte MALLI…
5. MJELLAZË
Mjellazë dimri,mendja,jeta;
O botë,kur do të lind e vërteta ?!...
Pas vitesh kockat na janë tretur në dhe,
Hajmedet,kuku për ne !!!