Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Grigor Jovani

 

 

 

Sa rron dashuria?

 

Dashuria

 

Sa rron një planet?

                   Një pëllumb?

              Një gjethe plepi?

 

Kushedi...

 

Di vetëm sa rron

Dashuria -

                  e qara e parë

                      e foshnjës

                       tek djepi.

 

Do të ta them,

                       shpirti im!

          Pse bëhesh merak?

 

Sa rron Dashuria?

Sa jeta:

             Shumë pak!

 

Atlantida

 

Të të kërkoja

             duhej

diku gjetkë...

U mbush jeta

           kthime,

pa udhëtime.

Kishe shtegtuar

               në cep

të mendimit.

Pe Atlantidën

           e mbytur

dhe more rrugën

e kthimit.

 

Oxhaku

 

Ke gjinj të fryrë

dhe të ngrohtë,

si sobat me dru

në hotelet alpine,

të ftohtë.

 

Zgjas duart e mardhur,

të ngroh gishtërinjtë.

“Më ler! - thua ti. -

I ke të ftohta,

si minjtë!”

 

Dikur gjiri yt

ishte bujar,

si oxhak,

ndizej për mua

zjarr bubulak...

 

Një det

 

Kam përpara një det. Kaq të bukur

                                 dhe të freskët,

sa më dridhen gjunjët,

si dhëndrri,

në pragun e odës,

                             ku nusja

                               e pret...

Imzot!

Më ndihmo,

                    që të mos e zboj

                        edhe këtë det.

 

Babëzitja

 

Më erdhi në kokë një mendim i çuditshëm:

përfytyrova çastin tim të fundit,

brenda rrethanash të mundshme,

në të gjallë.

 

Do të pësoj infrakt, duke spermatizuar,

në raundin e dytë

seksual.

 

E pres, do ta kem pësuar nga zemra!

 

Thjesht, nuk do pranojë të vazhdojë,

të bëjë allishverishe

me gjak.

 

E kam hak!

 

Gjersa do të kem harruar këshillën:

“Një nga një, o plak!”

 

Atmosferë

 

Të prisja

dhe ngjante ndërkohë,

si të kishe ardhur.

Kisha veshur kostumin e ri,

me kollaren time të dashur.

Brenda dhomës, duke të pritur

u bëra heshtje,

album,

pasqyra.

Këputa borzilok në ballkon

dhe nga vazoja me ujë

mbi tryezë

u mbush aromë

gjithë dhoma.

Të prisja dhe ishte

si të kishe mbëritur qyshkur,

ndonëse nuk kishe ardhur akoma.

 

Fati

 

E dashur,

 

me ty më ngjan

se kam fituar

dikur

Çmimin e Parë

në lloto.

 

Por që më vonë

humba kuponin,

duke bërë

jetën time

burloto.

 

Çarçafët

 

Gjithnjë e më shumë

gërryen shpirtin

vetmia.

Si gjarpëri

bishtin e vet

kafshon.

 

Mendoj trupin e saj

lakuriq

në çarçafët e mia.

Më vjen të varrem

me to

në ballkon.

 

Djemtë e vetmuar

            - Bisedë me poetin Roland Gjoza -

 

Afrohu Ermis,

           Lajmëtar i Ndjenjave,

të shikojmë

çdo të bëjmë

                       me vetminë.

Të ndihmojmë

djemtë e pafjetur të netëve,

që s’ndjejnë akoma

zjarrin bubulitës

                            në brinj.

Djemtë e vetmuar,

që brenda gëzofit të tyre

përtypin netët e dimrit,

si arinj.

 

Oktapodi

 

Po të ishte grua

do të kishte tetë këmbë,

tetë palë këpucë të shtrenjta,

tetë palë geta nailoni.

 

Numëroni:

dyzetë gishtërinj me manekyr.

 

Për të gjitha

është një gjeneral në detyrë.

 

Kush e pyet,

si ia del mbanë, i ngrati?

Vaterloja e çdo burri,

krevati.

 

Fotografia

 

Shkruan diçiturën

poshtë fotografisë,

jo që të kujtohesh

              kur dhe si,

 

por që nuk je ti.

 

Asgjë nuk mbet’

nga dasma jote,

vetëm kjo foto

              bardhë e zi.

 

Ktheje pas,

do të shikosh vetveten,

                     s’ka se si.

 

- Je ti në këtë fotografi? -

                        të pyesin.

- Nuk e di...

 

Pari,

princi i Trojës

 

Mund të rri,

në Spartë,

me orë të tëra,

duke të parë,

Helenë,

i dashuruar,

prej bukurisë

tënde

mrekulluar.

 

Pasi e di:

 

në Trojë

kurrë

nuk kam

për të të çuar...

 

Mikja

 

Një mike,

më kërkoi çelsat e shtëpisë,

të nxirrte sytë

me një dashnor.

 

- Kur të ikni, -

i thashë, tek i lija çelsat në dorë, -

rregulloni krevatin!

 

Nuk u desh. Pasioni s’i la

të arrinin shtratin...

 

Grerëza

 

Një grerëz e çmendur

ma prish gjumin.

 

Dua ta mbys...

Po ku ta gjej lumin?

 

Grua

 

Nuk e di,

çdo të jetë ajo, që do na ndajë:

pamundësitë,

sëmundja,

pleqëria.

 

Di vetëm se në fund të dashurisë,

do t’i zëmë për fyti,

tok,

të tria.

 

Ndaj do thonë të tjerët, kur do vijë

dhe për ne,

koha,

për t’u ndarë:

 

Shkuan bashkë,

jo veç!

 

Bashkëluftëtarë!

 

 

 

U lind në Jorgucat të Gjirokastrës, më 1959. U rrit në Laç. Studioi filologji. Në Shqipëri punoi mësues dhe gazetar. Në vitin 1991 u shpërngul familjarisht në Greqi. Është marrë me shtypin shqiptar të emigracionit. Ka qenë në kohë të ndryshme kryeredaktor në gazetat “Zëri i emigrantit”, “Rilindja XXI”, “Tribuna”, në revistën “Pelegrini” dhe drejtor i gazetës “Albanews”. Aktualisht boton dhe drejton revistën letrare dhe artistike “Pegasi”. Jeton në Athinë.

Ka botuar vëllimet poetike “Botë pa dashuri” (1997), “Punishtja e ëndrrave” (2004), “Udhëtoj brenda vetes” (2008), ka përkthyer vëllimin poetik “Monologë” të M. Kunderës (1997), ka dorëzuar në shtyp librin me lirika erotike “... pastaj erdhën gratë” (bashkëpunim me piktorin L. Bullgari), si edhe ka në proces vëllimin “Vreshtat e Dionisit”, prej të cilit është zgjedhur ky cikël vjershash.

 


“Vreshtat e Dionisit”

 

Komunikatë

 

Më ka caktuar

Dionisi

të ruaj vreshtat e tij.

 

Asnjë Perëndi tjetër,

s’ka të drejtë të hyj!

 

Pesëdhjetëvjeçar

 

Tani që i zura të pesëdhjetat

vura gjithshka në rrugë të drejtë:

 

Blej “Viagra” një herë në dy javë,

duke i lënë kutitë pa etiketë.

 

Për stomakun marr kokrra të kuqe,

për tensionin rozë dhe blu,

për diarinë ca kokrra të verdha.

 

Çdo të hënë depozitoj në librezë,

pa i thënë sime shoqes sa derdha.

 

Për rast nevoje kam Kartë Shëndeti

në Shoqërinë “Interamerican”.

 

Makina më mban edhe ca kohë,

për “xhyp” të ri xhepi s’ma mban.

 

Çdo dokument e siguroj me një kopje,

nëpër cepa gazetash mbaj shënim

fakte dhe tema për gazetën.

 

Shtëpinë kam siguruar me “ALARM”,

brravë kam gjetur më të shtrenjtën.

 

Harrova të kujtoj Siguracionet:

kam nga një të tillë për çdo gjë.

 

Vetëm ndaj Vdekjes nuk kam asgjë.

 

Gjenezë

 

- Na krijoi, pra, me dhe...

- Pa ujë, patër?

- Doemos, me dhe

e ujë vetëm...

- Atëhere, na bëri me baltë

dhe baltë mbetëm.

 

Guacka

 

Jam guackë e zbrazur.

 

Poshtë diellit

mbushem me ngjyra,

ndriçoj nga brenda.

 

Anës detit

mbushem me dallgë,

tregoj legjenda.

 

Provo të më thyesh:

do shpërrthejnë erërat,

që kam përbrenda.

 

Nga dashuria

për lulet

 

Fliste gjyshemadhja me komshien

për lulet,

në kohët e herëta:

 

- Si ia bën, - e pyeste tjetra, -

që i ruan të freskëta?

 

- I prashit, i ujit, i krasit,

u ndërroj dhe...

 

- Por ato i bëj dhe unë,

kallogre...

 

Shtonte gjyshja,

                  - më kujtohet si dje -

- Pasi u bëj gjithë këto shërbime,

ulem bashkë me to dhe pimë kafe.

 

Helena e Trojës

 

Mos besoni legjendën!

Helena në Spartë

nuk u kthye dhe pikë!

E gjitha është lojë

e poetëve antikë:

 

Me demek, Dashuria,

nga Lufta ka frikë...

 

Mos u besoni!

Pas Rrëfimit të Kthimit

fshihet gënjeshtra.

Dashuria e Helenës,

mbyllur në shishe,

bredh nëpër detra.

 

Azili i pleqve

 

Kohën e parë

shikojnë nga të çarat e grilave

botën jashtë,

që vazhdimisht largohet.

Më vonë,

kur sytë nuk u binden,

hapin grilat e kujtesës,

gjersa drita mbarohet.

 

Të paktën...

 

Ç’fitova një jetë

nga poezia?

 

I humbur jam,

prej dore...

 

Nuk desha

ndonjë gjë të madhe!

 

Por as dhe një dashnore?!

 

Dialektike

 

Dikur isha djalë i ri,

bëja dashuri

çdo natë.

 

Tani më ngjan

se nata bie më shpejt

dhe është kaq e gjatë!

 

 

Fluturimi

 

U zgjova befas dehur me liri.

Nxora flatra. Thashë

të fluturoja...

 

Një qivur pas portës lidhur ri.

Gjunjëthyer priste

ta shaloja.

 

Bëra pas. Fjeta përsëri...

Fluturim, pa ëngjëjt,

ku të shkoja!?

 

Streha

 

Kërkova strehë

të shpëtoja nga shiu.

Ti s’humbe kohë dhe rast…

 

Në vend të më thaje,

më hodhe në shtrat.

 

Nën trupin tënd të djersitur,

më ngjante vetvetja

zog i qullur në fund të një honi.

 

Shpëtova nga shiu

dhe më zuri cikloni.

 

Rënia e akrobatit

 

Gjithshka shkonte mirë.

Mbi telin e shtrirë

drejtpeshonte si zog.

Do mbaronte orkestra,

me sinjalin e mbylljes:

një gong.

Si pend do të zbriste,

ashtu i lehtë

dhe fin.

Do falenderonte

me një piruetë,

si balerin.

Gjithshka shkonte mirë.

Mbi telin e shtrirë

drejtpeshonte si gjel.

Gjersa e kuptoi:

poshtë këmbëve të tij

nuk kishte më tel.

 

Fjalët

 

Kam frikë, Zoti im,

çdo të ndodhë me Fjalët.

Ku do të shkojë kjo punë:

Fjalë me miliona,

qindra poezi!

Jo për ndonjë gjë,

por tani që po plakem,

kam frikë mos mbarohen

dhe s’flas dot me ty.

 

Mars

 

Erdhën dallëndyshet

dhe kthyen fletët

e kalendarëve.

 

Zëmbakët hapën

flatrat e bardha,

t’u ngjajnë engjëjve.

 

Pemët përkulen

nga modestia.

Tregojnë lulet.

 

Me dritë dielli

shuajnë etjen

gonxhet dhe sythet.

 

Qershitë mbrëmjeve

ndezin qirinjtë,

ndriçojnë kopshtet.

 

Sosia

 

Kjo grua e përdalë,

që përgojohet në sallone,

që shitet lirshëm në pjacë,

tek kush paguan më shpejt,

që gdhihet një mëngjes

deputete

dhe zhvesh fjalët si brekët

në ballkone,

e shndërruar krejt,

 

nuk është LIRIA,

është sosia e saj!

 

E vërteta fle

në Varret e Dëshmorëve!

Për t’u shfaqur e gënjeshtërta

pastaj.

 

Pasqyra

 

Pasqyrën që kam në koridor,

do ta bëj copë - copë,

për ideal!

 

Më ngjason vetja me një tjetër,

sa herë kaloj para saj,

kur dal.

 

Kyç derën, zbres shkallët, por vuaj:

kujtoj se kam lënë në shtëpi

një të huaj!

 

Shkallët

 

Kaq vjet duke shkruar,

shkallën e fundit

kam arritur.

 

Por nuk mërzitem.

 

Ka shkallë të tjera

për të zbritur.