Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Irvana Dervishi
 
                             

               E  DI ?

E di?
Me ka marre shume shume shume malli
Ti i hipe reve dhe firove
Per kushedi se ku...
 
Une hapa krahet
Iu dorezova eres
Dhe shkova...
Ne endrrat e mia
Atje ku deti valezohet
Dielli rrezaton ne te perenduar...
Yjet xixellojne sikur te jete pranvere...
 
Ne mur ora shuredherohet nen tik-taket e saj
Qe mua me ngjajne me....
Se di...
Tani i harrova te gjitha...
Di vetem qe
Cdo fillim mijevjecari me merr malli per ty
 
Yjet me mbyllin syte
Me copa qielli
Dhe une ndjej qe ti vjen prej thellesise sime
Per te me qendruar ne sy...
 
Kjo stine e ftohte
Kjo stine e zjarrte
Me sjell mall shume shume mall
Per ty...
Per dashurine...
 
E di?
Ndonjehere,
Dua te kthehem
Dua me gjithe shpirt te jesh edhe ti
Te kerkoj...
Kudo...
Askund....
 
Ti i dashur duhet ta dish,
Ate qe une mesoj mbremjeve ne endrra
Pasditeve ne perendim,
Duhet te dish,
(mesoje nese akoma se di)
Qe mua me merr malli
 
Dhe kur yjet me heqin qiellin prej syve
Ti iken...
I nevrikosur malli
Godet me grushta zemren time te brishte
 
Ska gje...
Kur shoh ato drita te vogla
Ate hene qe kthen koken menjane
Me duket sikur ti je atje mbi yje
 
 
Ndonjehere,
Dua te kthehem
Vetem per te degjuar zemren qe dridhet
Nen tingujt e fjales
Te dua
 
E di?
Harroje me mire...!

 

Mos më kërko

 

Nësë do të më takosh tani,

Të jesh i sigurtë, që do të të mungoj.

 

Unë nuk jam më unë,

Unë jam një tjetër unë.

 

Nëse do të kërkosh zemrën time të puthësh,

(Mund të të lëndojë),

Por një përcmim do të marresh prej saj.

 

Të thash,

Unë nuk jam më unë,

Tani jam një tjetër....

 

Mos më kërko më kot,

S`ke pse lodhesh

Për të më humbur me dhembje.

 

Unë jam e humbur tashmë,

Ndërsa ti,

Ti je i harruar.

 

 

Sa shumë do të doja

 

Sa shumë do të doja

Fjalëve t`i falja heshtjen...!

Dhe ta bëja këtë ditë tetori me shi

Të fliste kaq shumë!

Harabeleve që fluturojnë shpejt,

T`i nxirrja ndonjë cicërimë!

Gjetheve që bien heshtur mbi pellgje uji,

T`i dëgjoja fjalët e pikëlluara.

Njerëzve të mbeshtjellë me vetveten,

Që humbur në mendime,

Ecin rrugëve të lagura,

Do të doja t`i dëgjoja mendimet.

Në këtë ditë tetori,

Dua fjalët t`i bëj heshtje

E heshtjen fjalë!

 

 

Ivana Dervishi, ka lindur me 1.11.1993 ,ne Ankona /Itali dhe eshte kthyer me pas ne vendlindjen e prinderve te saj, Durres .Aktualisht vazhdon studimet ne shkollen Publike “Naim Frasheri” Durres.

Që në moshe te vogel Ivana shprehu prirjet e saj per poezi dhe ne menyre te veçante, si nje e re e talentuar.

Mbare poezia e saj pershkruhet nga  nota poetike te fuqishme, shprehje metaforike te goditura dhe nje bote sa te pasur aq dhe ideoartistike.     

 

Me djajte piva sot!

 

Djalli u ngjall brenda meje
U ngjall në forma të makabshme!
I përzura engjëjt, mirësinë e logjikën.
Me paratë e ëndrrës qerasja grupe djajsh.
I harrova ndjenjat, e harrova jetën...
Me djajtë pija, cmendesha me djaj!
Labirinteve të zjarrta të ferrit humba...
Brenda zemres më thërrisnin engjëj
Më luteshin të kthehesha.
E humbur dhe pa shpresë, pa kreneri e mirësi
Bëj engjëjt t`i dëboj!
Shuhet zjarri i ferrit,
Ndalon përcëllimi i shpirtit tim.
Errësirës i strukem në gji
Nga drita e zbehtë e një ëngjëlli që largohet, 
E lemeritur, katastrofën e krijuar shoh
ME DJATE PIVA SOT, ME DJAJTE!
THELLE NEN LEKURE FATUREN GJEJ...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Melodi pianoje

 

Duart e tua mbi piano do të ulen lehtas

Si të jesh duke përkëdhelur një të porsalindur…

Trupi yt do të lëkundet për të ndjerë ritmin

E tingujt e pianos ajrin do të sundojnë.

Zemra ime do fillojë vallëzimin,

Mbi det do të eci, rrugë të gjata ëndrrash duke ndërmarrë,

Tingujt do të na afrojnë e larg prej këtu do të na nisin...

Nata,

Shshshttttttt……….

Do të përgjojë tingujt, që ti për mua po krijon...

Mbyllur sytë!

Mbyllur botë!

Mbyllur jetë!                                                        

Shshshttttttt…

Vetëm duart e tua që mbi piano ulen lehtë,

Tingujt që na marrin në fluturim…

Pastaj kur melodia të përfundojë,

Do të marre fund ky ëndërrim...

Trupi yt do të reshti së lëkunduri dhe

Sytë e tu do të ndjekin ritmin dehës të buzëve të mia,

Në errësirë do të kërkohemi

Dhe po në errësirë do të gjehemi...

Ne të dy...

Në derën e madhe të botës është shënuar “CLOSE”

Shshshshttttttt…

Prekjet tona ngjethje do të na shkaktojnë...

Buzët e tua të mijave do t`i këndojnë melodinë,

Që do të zgjasi sa

“Nje puthje...”

 

Kur jeta ngjyrat humb

 

Kur jeta ngjyrat humb,

e dëshira për të jetuar nuk duket askund.

 

Kur syti dritën braktis

e ërresirës së shpirtit turret, e puth

 

Kur hëna qiellit tretet, hesht, përgjon,

e syri i mbyllur ardhjen e ditës harron

 

Kur jeta e pakuptimtë gati në robëri

Të varet në zemër e gjakun të pi

 

Kur gjymtyrët montonisë i shërbejnë

e ëndrrat me kujtimet prekje të ethshme shkëmbejnë

 

Kur jeta ngjyrat humb

e dëshira për të jetuar nuk duket askund

 

Unë vdekjes jo nuk do t'i përgjërohem

Do të ngre veten për krahësh

E sërish jetës do t'i bashkohem

 

Endrrat vetes sërish do ia krijoj

e dashurinë do ta ndjek, do ta dashuroj.

 

Erresirën do ta ndricoj me flakë të rindezura

jetës një kuptim, një dritë, një ëndërr do t'i dhuroj!

 

Duke të pritur

Kaluan miljona shekuj 
Dhe duart e mia ledhatuan miliarda letra
Shtrënguan mijra pendë
Dogja qindra qirinj
Për të vrarë pritjen...

Pritjen.
Atë pritje që më vrau...

Asnjë pikturë s`e zuri vendin e fotografisë sënde të thyer
Asnje tingull s`e zëvendësoi zërin tënd të qetë...
Asnje botë s`është për mua tashmë...

Më duket se pritja ma helmoi zemrën
Poezia rënkon përballe portës
E hap dhe....
Më braktis...

Letrat më mbaruan,
Pendet mu thyen,
Qirinjte klithin të shkrirë...!!!