| SHPIRTI YT PËRSHKOI HAPËSIRËN poetit Jorgo Bllaci Shpirti yt përshkoi hapësirën t'fundit herë humbi mbas një reje, ike Jorgo, por harrove lirën kush vallë do t'i bjerë mbas teje? Si zbresin rrëketë rebele shpirti yt ikte dallgë e stuhi, të lodhën vitet po ti prapë ngele "kaq i brishtë në shpirt, kaq fëmi."(1) Lajmi kob do mbërrijë në Janinë valë e gjolit me dhembje do i thotë: "Ai që në vargje të ngjalli Frosinë u nda përgjithnjë nga kjo botë." Dhe Frosina me shpirt do t'urojë: "Qoftë i ëmbël flladi që të shpie n'ato vende ku veç malli do shkojë, flatrim të mbarë, o shpirt fëmije!"(2) Malli kur t'na marrë ndonjëherë tek një yll do i mbajmë sytë, vezullimi hyjnor do na bjerë si vargje lirikash nga poezitë... 1 dhe 2 - vargje nga krijimtaria e poetit Jorgo Bllaci.
BISEDË E HAPUR ME LEXUESIN E VOGËL - poemth-
Diploma katedrash më janë privuar, veç shkolla e jetës më pati "zdruguar". Për vite me rradhë ngado që jam endur të gjithë librarët miq më janë gjendur. Çdo libër të bukur që përcillte vlerë nga "poshtë banakut" me mik e kam blerë. Mëngjesi pastaj më gjente mbi libër pranverë e verë vjeshtë apo dimër. Në vlug emocionesh dhe shënime mbaja, për fate heronjsh qeshja apo qaja. Eh, sa ëndrra lindën n'atë moshë me vlerë ëndrrat u përndritën veshur me ylberë. Me këshilla t'urta libri m'u bë prind, nga qiejt e ëndërrt një krijues u lind. Eca këmbadoras duke shkelur vitet e një ditë veten e pashë të rritet. * * * Thesari i popullit i tjerrur aq hollë ka qenë në vite shkollë e mbi shkollë. Dhimbjes e gëzimit me afsh përvëlues këndoi anonimi me pathos krijues. E fjalën e mençur e fjalën nektar ma bëri dhuratë ky popull bujar. Me shprehjet e urta ninullat e djepit u vesh gjelbërim udha e poetit. Me njerzit e thjeshtë u ula pa qibër t'u lëçit mendimin ashtu si në libër. Nëpër rrjedha vitesh emocionet mbarten si lumi me prurjet që e zgjeron shtratin. * * * Në vite durimi mësova sekretin, te fjala e gdhendur do ta gjesh poetin. Fjala gdhend vetveten po gdhend edhe gurin, sendërton fëmijën sendërton dhe burrin. E fjala e mençur ka peshë e metër të urtë mendimin ta gdhendë në letër.. * * * Në pemën e jetës fruta lidhin vitet, një i pret të bien tjetri lart i ngjitet. Kush guxon e ngjitet më tej do provojë dhe në qiej ëndrrash që të fluturojë. Gjithkush uron veten shqiponjë të ngjajë, shumë mbeten rrugës, ngjiten pak në majë. Në majat s'i ngjite mos shih me zili, që përbrenda shpirtit të mbetesh njeri. * * * Me këtë devizë Driteroi bujar n'armatë krijuesish më rreshtoi ushtar. Një kafe të pish me njerëz të zgjuar minuta e orë rrjedhin pa kuptuar. E me kokën mbas do ndahesh prej tyre, një hare e gas të ndrit në fytyrë... * * * Sa rrëfeva sot them do kenë vlera dhe fjalën e shkruar nuk e fshin dot era. Kjo ishte receta që më dha ca vlerë, vogëlush lexoje në dorë kur të t'bjerë. ___ Toronto gusht 2010______________ Gjiri i Spilese Te ky gji deti - guackë perle që pranë dere i ka dhe malet, me trimat e tij mbi galera dikur Uliksi i lodhur do ndalet. Bregu i sertë i ofroi një shpellë atë dallga në shekuj e gdhendi me kube të lartë e fundin thellë në gjoksin e stërralltë të shkëmbit. E ndezën zjarrin me shkrepje stërralli të thajnë gjymtyrët e lagur, për Itakën larg e digj malli e udhë s'i bënte për t'u plakur. Me tipare të mprehta ca vëndës tutje sa largësia e një harku të pasmit e Panit të këngës vrojtonin të ardhurit së largu. Dha e mori Uliksi t'i joshë si trima mbas vetiu t'i ketë, por ish si të mbarrje ujë me shoshë ku kapen ata, më sa kapen retë. Si prëjti kockat ca ditë e netë sërish Uliksi nisi udhët e detit me sytë mbas te brigjet e sertë e "Gjiri i Shpellës" në mendje i mbeti.
Vjersha per femije
M J A L C E Z A Dhe mjalcez e thirren te paret me mjalte ajo i mbush hojet, u ndjene mire gjuhetaret me shqip nuk ka ku te shkoje. Dhe ndjehem krenar une pakez e Muza mbas vargut me lidh, sa embel i them:-Eja mjalcez pak mjalte tek vjersha me hidh ! Ajo avitet her-here dhe flladi aromen e saj, si mjalti nga hojet e prere ma sjell ne zemer ta mbaj. 08/02/08 NJ. S E K R E T I I M A M I T Dhe nena ime ka vetem dy sy Natyra s’mund ta mbaje me hater, por pse per mua ndodh nje cudi ajo e shtrenjta i ben syte kater ? Po lodhem une enigmen ta gjej sekretin e madh qe zemren ma mbush, pse syri i saj shikon ca me tej aty ku s’arrin ta shoh’tjeterkush ? Ne preher mami me mori nje dite me zethin e embel me foli ne vesh, “O shprese,sekretin kur ti te jesh rrite Dhurate nga une ne shpirt do ta gjesh. 20/01/08 Cerrihill NJ N I P I N E K A M P E R E N D I -O gjysho-nga shkallet ne krye me fton qe prane te vij, sot nipi ne zemer me shtie ca gjak nga zemra e tij. Ndaj shkallet i ngjit si nje keter e ndjehem se behem me krahe, e munda moshen e vjeter, dhe zemra me fort nis te rrahe. Dy vjec e gjysem Adriani ketu ne Nju Xhersi ka lindur, ta puthja une,aeroplani kaq gjat me la duke pritur. Kur sosa ketu me nje fryme E mbaj ne krahet e mi, per ke beson Perendine, sot nipin e kam Perendi. 28.01.08 NJ. T H E S A R I I SH T R E NJ TE S I P E R L E Ne syte e mamit plot jete si deti e ruan nje perle, nje vajze thesar e kam gjete me emrin e bukur Pamele. Dhe zemra e mamit pastaj si deti e ruan nje perle, mban fshehur thesarin e saj ate te shtrenjten Pamele. Dhe ne endrrat e mamit jam futur e gjeta te rritet si perle, kjo vajze e mencme e bukur me emrin e embel Pamele. E shoh si rritet perdite thesari i shtrenjte si perle, ne endrrat,ne zemer ne syte e mira e mamit Pamele. D Y L U L E M E V L E R A Dy lule me vlera plot arome jane, perle quhet njera dhe tjetra Joane. Sa gezohet mami per ato te dya, si nje zog tek xhami troket dashuria. Ze babi krenohet e behet me krahe, zemra lumturohet me fort nis te rrahe. Moj Erle e Joane, jeta, lumturia per mamin,babane jini qe te dya. Si nje zog i bukur nis e ngre folene, ne zemrat e tyre ju rritni harene. Urimet nga gjyshi dhe puthjet nga nena, jane si dhurata qe dalin nga zemra. 06.02.08 NJ E N D E R - O E N D RR A Q E RR I T E T
Enderr,o endrra qe rritet te une pak e nga pak, larg meje rrodhen ca vite e gjyshi u vu ne merak. Gjyshi me mall e ka pritur castin te te marr ne gji, larg syve te mi ti je rritur, dhe endrra bashke me ty . Sot une te cfaq nje deshire o enderr qe rritesh,o drite, te behesh nga shoket me i miri te ngjitesh me zell lartesite. Kur majat o shpirt, te arrish dhe une do ndjehem krenar, kete deshire cdo gjysh e ruan ne zemer thesar . 28.01.08 NJ ENDRRA ME "NENEN SHQIPERI" Si sheh endrra cdo vogelushe Pa n je enderr edhe Mira Sikur endet mes nje fushe Tej e tej me embelsira. Ne mes "NENA SHQIPERI" Lart ne piedestal te rri, Qeshet e se heq prej dore Nje kaush me akullore. Po dhe Mira s'do t'ia dije, Kacavaret ta arrije, Por aq lart ajo nuk mundi... " Zgjohu, shpirt!" - mami e tundi.
| | Janaq Pani eshte nga Qeparoi dhe per shume vite ka ushtruar profesionin e gjeologut . Pasioni i perhershem i tij ka qene letersia, i angazhuar sidomos ne fushen e letersise per femije. Ne 35 vitet e fundit ka te botuara ne Shqiperi 25 tituj libra per femije e te rinj. Here mbas here ka levruar edhe krijimtari per te ritur.
1 Na ishin dikur dhe diku ca shtëpiza në një shpat, një aty e një këtu lidhur fatin te ky fshat. Aq të varfër e kish fatin sa dhe mendja s'e kap dot, një maçok kish vetëm fshati dhe në qiell u duk një zog. Asnjë pemë nuk bën hije çerdhe zogu të ndërtojë, por pa ndonjë ndjenjë mërzie u ul sheshaz të pushojë. Ish maçoku duke dremitur kur flatrimin pranë e ndjeu, hop, kërceu i babëzitur zogun mes kthetrash mbërtheu. 2 Për habi i tërë fshati bëri shurdhin mos dëgjojë lutjet, që zogu, i ngrati i bën thirrje ta ndihmojë. Thellë i ndjen ky zogu plagët këtë fund nuk e ka pritë, fluturim nga dhe i largët këtu erdh' e zogj të rritë. Po maçoku njeh lakminë të fitojë mbi të tjerë, (në do të shuajë urinë kthetrat i duhet të nxjerrë.) I venitur zë i zogut mbas ca kohe s'u dëgjua, gjysma në bark të maçokut shtat i tij u përgjysmua. Si u ngop si rrallë herë ky maçoku mirë e mirë, na u shtriq prapë të flerë hundë e buzë duke lëpirë... 3 Fshati bashkë u bë i tëri mblodhi nga zogu ç'ka mbeti e një funeral i bëri si të ishte sërë mbreti. Thurrur arkëzën e bukur kashtë thekre nga një arë, për ta mbajtur, është lutur një vogëlushe duke qarë. Në një mendje fshati ra zogu për nder le t'ua dijë që në doçkat e saj e mba në përcjellje një fëmijë. Gjysmë zogu ashtu shtrirë as nuk shihte e dëgjonte në sy dhimbja i kish ngrirë kur për ndihmë asnjë s'i shkonte. 4 U prin vajza e lot i syrit mbush e derdh rrëke burimi e ofshama nxjerr prej gjirit heq më shpirt nga mallëngjimi. Vogëlushen e ndjekin pas fshat i tërë burra e gra, dhe maçoku na u qas e u përzie me ta. Ec maçoku me vete thotë: "Kjo vogëlushja budallaqe për një zog zë e derdh lotë e s'ia ndal dot nëpër faqe. Do i prishin bukurinë pa do i sëmuren sytë, si kjo vashë fshati ynë nuk ka patë e s'ka të dytë. Gjatë do më mbajë në gojë për të keq i gjithë fshati, emri im vihet në lojë e s'di si do vejë fati." 5 Vajzës sytë nuk ia ndan po dhe lotin s'ia sheh dot: "Ku ta dija se do qan,- thotë,- për një palo zog. Të më shkon në mend më parë këta lotë do hapnin punë, zogun e kish përlarë mos t'i mbetej asnjë gjurmë. Më pas kësaj vogëlushes i rrëfeja një përrallë, sikur zogu tej në fushë i gëzuar vin vërdallë. Më pas iku, fluturoi tej kufijve larg të fshatit, në do kthehet, s'më kallzoi por tha "Ku i dihet fatit"... 6 Thotë maçoku:"Sa më dhimben syçkat që lotë lëshojnë, por dhe ndjenjat nuk më binden kur nxjerr dhëmbët të kafshojnë. Një vendim e mora unë tash e mbas e tjetër herë, pa mbaruar asnjë punë jo, përgjysmë s'do ta lerë. Se përgjysmë kur e le gjysma tjetër është shenjë, veç andrralla më pa ke, puna ndaj do bërë me rrënjë. Thonjtë kur i ve në punë fshije prenë me gjithçka, syri po nuk pa një gjurmë të vajtojë arësye s'ka." 7 Sypërlotur vogëlushja zogun e mbulon me dhe, pastaj zgjedh një lule fushe dhe te kryet lart ia ve. Këtë ngjarje te ky fshat e rrëfejnë si histori, vogëlushja gjithë inat me maçokun mban mëri... Ja, mbaroi kjo rrëfenjë me një përfundim të hidhur e në shpirt më la një ndjenjë sikur fjalën ma ka lidhur. Po në çast ndjej lehtësim sytë nga gëzimi ndrijnë nëpër degë a në flatrim kur shoh zogj që cicërijnë.
Cikel me poezi per 1 Qershorin NUK KA NE BOTE Kush ma rrit gezimin, Kush me ben te lumtur? Nga te gjithe, urimin Kush ma ben me bukur? Syri im e thote Si e ndjen dhe zemra, Jo, jo s'ka ne bote Me t'embel se nena. TE STREHE E SHTEPISE Te strehe e shtepise Po dhe nen ballkon Pranvera sa nis Kush cerdhe nderton? Desha qe t'ia prishja... " Jo, bir!- m'u lut gjyshja Se na zemerohet Mami dallandyshja. KUR ELIZA BIE PER GJUME Kur Eliza bie per gjume Fle si ti e fle si une, Si nje qengj i embel shume. Dhe ketrushi tej ne pyll Ate cast syckat i mbyll. Ne gemushe - lepurushi, Te zgerbonja fle arushi. Te foleza lart ne peme Zockat mbyllin syte e flene. Porsa nis e zbardh mengjesi Dritat dielli i ndezi, Vrapon nata, behet dite, Nje nga nje i celin syte. Dhe te gjithe, ne cdo ane me te shtrenjtet kane prane, Edhe babin dhe mamane. I MORA PERDORE Bene fjale papritur Mami me babane Dhe ca te merzitur Ne mengjes u ndane. U nisen ne pune Te dy zemeruar, Mendjen po lodh une Si per t'i pajtuar. Te dy pa i lutur I kapa perdore, T'iu rrefej e lumtur Dhjeten ne fletore. TE OBORRI I SHKOLLES Nje fidan une e kam mbjelle Te oborri sot ne shkolle, Qe nga bjeshket e kam sjelle Eshte thjesht nje rrenje molle. Nje fidan sot e ka mbjelle Te oborri sot dhe Miri, Nga bregdeti e ka sjelle, Eshte thjesht nje rrenje ulliri. Nje ulli edhe nje molle Prane e prane bukur rrine, Te oborri sot ne shkolle Ne e mbollem miqesine. TE FLOKET E MBESES Nje flutur me krahet e shkruar Embel duke fluturuar Gjejeni ku ka qendruar! Mbi floket e mbeses po rri, E sheh gjyshi me habi, Gjyshi habitur ka ngele Ngjan kjo flutur si kordele. BABI ME MBAN HOPA Me mban babi hopa Gjer ne shetitore. " Me zbrit pak ne toke E me merr perdore!" Keshtu i them babit Embelsisht ne vesh. " Harroj qe je rritur!" Thote ai dhe qesh. NJOH NJE VOGELUSHE Njoh nje vogelushe Qe me shton gezimin, Nuk shkruan aq bukur Sic ben vizatimin. Ia putha me sy Gishtat asaj dore, I them: "Qysh tani, Ti je n je piktore." TE ME PUTHE HALLA Sot Joana paska grip, Qendron shtrire e semure, Here i zbret e here i hip Kjo e shkrete temperature. Vogelushja kembenguli: " Per ilacet s'kam nevoje! Te me puthe halla Luli, Vec ajo do me sheroje." KA TE FORTE E ME TE FORTE Dikur thirrej lepur trim E na mburrej per guxim, Sa pa dhelpren, lepurushi Per cudi breket i mbushi, Guximtari behet ere Targen pas dhelpres t'i lere. Mburret dhelpra poshte e lart: " Lepurushin e bej zap!" Nje qenush doli nga gardhi, Mburavecja shpejt ia mbathi, Vrap e vrap, nga syte-kembet Trimerise i rane dhembet. Keshtu ndodh gjithnje ne bote, Ka te forte e me te forte... ZOGJTE DHE JOANA "Zog, o zog,- Joana tha, Krejt qershiat mos m'i ha! Ciu...ci na mbledh dhe shoke Kokra plot hidhni pertoke." " Moj Joane, ciu...ci Sa te embla keto qershi! Do i hame se na pelqejne, Leke s'kemi qe t'i blejme." Vogelushja s'eshte merzite, Le t'i hane zogjte qershite, Ka te tjera te dyqani Plot nje qese bleu mami. SA KEMBE KANE? Pa shih, pese kembe Na ka ylli i detit, Tete marimanga Ne rjeten e holle, Po une si shoket Dy kembe kam vetem, Prandaj dhe vonoj Nganjehere per shkolle. Po nje shumekembesh Na ka dyzet kembe, Nje gjarper i fsheh S'i shihen me sy, Sa e pashe ia mbatha Larg nga ai vend Thashe jam me fat Qe kam edhe dy.
KUR ZGJAT DOCKAT NJE FEMIJE Kur zgjat dockat nje femije Cfare kerkon te arrije? Nis guget me gu...gu...gu, " Sa te embel syte e tu!' Kur zgjat dockat nje femije Cfare kerkon te arrije? Si guguce e nis kengen: " Mami, thesar e ke zemren." Kur zgjat dockat nje femije Cfare kerkon te arrije? " Gu...gu...gu - flet me gugame,- Me mbaj fort, moj mami mbame!" | |