Jonida Neli ka lindur me 19 tetor1989 në qytetin e Korçës.
Eshtë studente në vitin e dyte të në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin " Fan Noli", Korçë
Të doja shumë
Të humba një ditë maji
Të humba dhe s’e kuptova dot
Në zemër më mbeti fytyra jote e ëmbël
Në sy më mbeti si kujtim ky lot..
Të humba një ditë çuditërisht të bukur
Nuk frynte erë nuk binte shi
Por ndjeva trupin të ngrinte si bore
Dhe qielli i shpirtit befas m’u nxi.
Paçka se ishte një ditë pranvere
Ti ike si zogjte në shtegëtim
Ato që më thoje qenë gënjeshtra
Dhe me le mua,pa pasur ngurim
Unë që të doja më shumë se jetën
S’e kuptova që po më ikje larg
Në shpirt m’i ngrite monument dhimbjes
Në zemër më hape një varr të madh
Të humba dhe përse-në ende se di
Unë të pata falur token dhe qiellin
I bashkoja yjet të të bënin dritë
Dhe që të të ngrohja kisha zbritur diellin
Po jeta ime ndryshoi krejt papritur
Aspak të mira nuk ishin risitë
Të desha, dhe të dua akoma
Por zemrën ma theve, të humba një dite
Leter per ne parajse
Sa here qe ishte larg saj
Jashte vendit kur udhetonte
Kishte nje zakon te vecante
Letra ti dergonte
Tani qe se ka me ne krah
Provon te kujtoje zakonin e vjeter
Me adrese per ne parajse
Ai i dergon asaj kete leter
"Ti nuk e di sa ta ndjej mungesen
Per ty me merr malli shume
Te te shoh dhe njehere tek punoje
Apo fytyren e embel kur flije gjume
Eh tani shtrati jone mbeti bosh
U bene njezet vjet vetmi
Fytyren ma kane mbuluar rrudhat
Dhe floket me jane bere gri
Ta dish sa gjera kane ndryshuar
Per mua, per te afermit tane
Sa kane lindur,e sa jane martuar
E sa te tjere te kane ardhur prane.
Por vecse malli s’me eshte shuar
Por ty, vazhdoj…mendoj…s’e di
Vitet mbi supe me kane rrenduar
Tani pres vdekjen te me sjelle tek ti!"
Na ishte njëherë
Ajo do te kthehet serish ketu
Do vazhdoje te shetise prape ne qytet
Besoj do jete vjeshte si dikur
Me gjethet qe bien…eren…me rete
Ndoshta do ulet ne te njejtin lokal
Do porosise nje kafe te gjate.
E cuditshme!Do i sherbesh ti
Do rrish duke veshtruar, prape nje nate
Ajo thjesht do i buzeqesh
Dhe koken serish do ktheje menjane
Ti do vertitesh sikur ke pune
Dhe me dhjetra here do i kalosh prane
Do shkembeni shikime…..
Apo ndonje buzeqeshje si te turperuar
Por prap asnje fjale e shkembyer
….gjithçka e frenuar!
Ju do mbeteni ne qytet si mite
Mbase do e tregojne si histori
"Na ish ne Korçe nje vajze e nje djale
Qe rrane aq thellesisht ne dashuri
Por s’u lidhen kurr…
Zemrat iu drodhen brenda kraharorit
Por nje "te dua" nuk e thane anje nate
Ashtu si te ndrojtur veçse disa fjale
"Me sill te lutem nje kafe te gjate"