Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime

Keze (Kozeta) Zylo

                  

 
 
 
 
 
BUZË MJALTA DASHURI

Buzë mjalta dashuri,
• E dehur mbeta puthjeve të tua,
Si një lule më vesit agut tënd,
E aromën përhap lëndinave të zjarrta,
Nektarin e dashurisë pimë valëve të trupit,
E në ishujt e pashkelur,
Bëhemi Zot për atë vend!

Mars, 1977

NË PORTAT HIJERËNDA

Në shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,
Udhëve të monopatit do të gjeni gjurmë,
Në krojet e shumta me burime nga mali,
Në gjethen e lofatës, vini për pak buzën,
Aty do të shuani etjen per uje.
Bisedoni përqark me zogjtë e malit,
Sec gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,
Edhe pse së largu dëgjohet troku i kalit,
Zogjtë do çuçurrisin është legjendë e rrallë.
Edhe nëse portat kanë ngelur si gërdalla,
Me kyce gojë hapur të ndryshkur nga koha,
Qëmtoni me kujdes gurët e sokakut,
Në carjet e tyre do të gjeni plagëdhimbjet tona.
Me vellon e rënde të trishtimit hedhur,
Mbuluar do të jenë shtëpitë e gurta,
Nga pllakat e portave me hije të rënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.

Manhattan, 2006

KUR FLOKËT LEHTË
M’I SHPUPURRIS


Në puthje qetohem shpesh me ty,
Harroj gjithcka që endet pranë,
Dhe cicërrim e zogut lart
Më fut në tempull, më bën me krahë.

Në flakët e mallit përqafohemi,
Buzëbashkuar, shtrënguar në gji,
Edhe plakur kur të jemi,
Thëngjill gjurme do ketë për ty.

Shpesh i dashur gjoksit druhem,
Të shuaj etjen pambarim,
Pëshpërrimat nëpër zjarre,
Digjen flakë në shpirtin tim.

Të ndjej thellë, zemër bekuar,
Kur flokët lehtë m’i shpupurris,
Një kurorë ylber dhuruar,
Ja thurr ballit të dashurisë.

Tirane, 1974

NË ACARIN E SHKURTIT

Ma grise qiellin e shpirtit i rëndi trishtim,
Me natën e ikjes zemrën ma plogështon,
Është ecje e fundit bulevardit tim,
Në acarin e shkurtit pishat i kundroj.
Eh, ndarje e hidhur, e rënda ndarje,
C’më gjete ca qoshëza në dhomëzat e shpirtit,
Seç rrinë të strukura, të rreshkura pa frymëmarrje,
Si ca dru të djegura, mbetur në ngjyrë hiri.
Edhe kur avionit shkarazi do t’i hipi,
Me këmbët zvarrë, rrugëve të përbaltura,
Me vete do të marr krahët e hallakatura,
Që s’dinë ku do të përplasen tutje në Perëndim!

Tiranë, 27 Shkurt, 1997




 
 

Ka lindur në Tepelenë, nga nje familje mezhgoranase me tradita te shquara patriotike.
Pasi diplomohet ne Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” per Gjuhe dhe Letersi (1979) punoi si mësuese e Letërsisë shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës. Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqiperisë dhe që nga themelimi ishte anëtare e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj.
Ka botuar në shtypin e përditshëm e periodik. Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York)
Dallohet për një aktivitet të dendur për cështjen Kombëtare dhe Kosovën dhe në vitin 2008 u zgjodh “Gruaja e Vitit”
Është Sekretare për shtypin në Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Korrespodente e Gazetës “Illyria” në USA.
Libra të botuara:
1. Monumenti i Lotit (2005)
2. Pranverë pa Mimoza 2006
3. Një cikël me poezi në Antologjinë “Perëndim i malluar”
4. Në antologjine “Kur e lë zogu folene”
Ka gati për botim dy libra të tjerë.
 
 
 
PEMA BESNIKE

Gjurmet e puthjes pema jone i ka ruajtur
Te fresket, te paster, fshehur nen rrenje
Thone se kjo peme ka shekuj qe ndodhet
Si dashuria jone, lisi I pangrene.

Te gjitha gjethet, tinguj feshferrime leshonin
Marroseshin dhe ato nga dashuria jone
Bashkohej dhe bilbili me zerin e tij
I dehur i teri nga puthja arome.

Cdo vit tek pema, nen zbehtesine e henes
Rreth trungut loznim syllambyzi perhere
Sekretet na i ruante me romancen tone
Si blerim dashurie, kthyer ne pranvere.

Nje furtune e madhe pemen e rrezoi
Rrezoi gjithcka…dru e shtepia
Po rrenjen me sekretin dot s’e shkuli
Priste puthjen tone, nente vjet nga uria.

Manhatan 2005


BEFAS

Në atë kujtim të largët,
Befas papritur erdha,
Prekur nga lotët e shpirtit,
Që rigonin si vija,
Në skeletin e trupit,
Të dërrmuar nga koha.
Aty të gjeta, me letrën e bardhë,
Ku mendueshëm dridhje, duhanin,
Nën fiollat blu të tymit,
Treteshin mendimet e shkuara,
Rreth mureve të heshtjes lyer në të bardhë.
Si në kafaz dergjeshin,
Zërat e heshtjes,
Të kycur në portat e rënda,
Të kështjellave të hekurta,
Prodhuar nga mjeshtrit,
E gurit arbëror,
Për t’u mbrojtur,
Nga gurët e pagdhendur!

Tirane, 2005
 
M'i fshive lotet

M’i fshive lotët i dashuri im, m’i fshive,
Kur si rubin shndrrinin mbi supet e tua,
Nen zjarrin e puthjeve terreshin pa pushim,
Me afshet e zemrës, më pëshpërrisje të dua!
Ah c’mu kujtuan, në këtë natë vere,
Nën kupën e hënës, që më kundron nga larg,
Me të loz e qesh, e tëra si fëmija,
Sec më ndricon dhomën, po dhe atë prag!
Lermi, le të rrjedhin, prapë pa mbarim,
Përmbi buzët e tua, llavë e gjoksit tim,
Liqenin e mjelmave aty të krijojmë,
Me fijet e mëndafshit dashurinë, te mbrojmë!

Manhattan, 2002