Kostaq Mizaku.Lindur ne qytetin e Korces . Ne vitin 1986 u diplomua ne fakultetin e Inxhinierise Mekanike.Ka punuar kryesisht ne administrate shteterore ne pozicione te ndryshme.Prej vitit 1991 deri ne 2000 ka jetuar ne Greqi. Tani merret me nje aktivitet privat po ne Korce. Me poezi eshte marre qysh ne vitet e gjimnazit " Raqi Qirinxhi" Here ,here ka botuar ne organet periodike te kohes deri ne vitin 2001 kur botoi vellimin me poezi " Lumi i mehalles sime" Prej vitit 1991 deri ne 2000 ka jetuar ne Greqi.
Ti leviz dockat
Ti leviz dockat delikate
dhe guget ca fjale qe ne s'i dime
Une ndihem Olimp kete preg nate
sepse mbaj ne krahe perendine.
Me thua do te iki larg
Me thua do te iki larg,larg
per nje ikje te gjate,
te pakthyeshme !
Por une
nuk te kuptoj.
Ne muzgun e lagesht,
ne ate kopeshtin tim
rrethuar perhere me gardhin vjeshtor
rri e pergjoj lekundjen e pemeve
dhe kercitjen e rrenjeve
nen dreitehijet e dridhshme
qe hyjne e dalin
e fshijne njera tjetren pambarim.
Me thua do te iki larg, larg
dhe me vjen prane, prane, prane
aq prane sa une nuk e kuptoj
se ku mbaroj une
e ku fillon ti.
Kjo percjellje
Te kam percjelle gjithnje.
Deri tek autobuzi, deri tek treni
deri tek avioni
Po kjo percjellje ?!
Koka jote mbeshtetur lehte
ne gjoksin tim
Perlotja jote e heshtur qe me shkallmon brinjet
dhe dhimbja e plumbte
qe me ngurros.
Dhe niset sajese e mallkuar
si gervitje mokrash
ku grihen dhe bluhen
korijet e endrrave.
Nje vetetime si firme e zeze
mbi malet e lindjes
nje pikez shi me rrembim.
Une hap nje cader te madhe te zeze mbi koke
dhe nis edhe pres.
dhe eren qe shkon,
dhe shiun qe vjen
dhe fundin e botes.
E dini c'beri era ?
E din c'beri era
nje mbremje te ngrohte te majit ?
Ne dhomen time erdhi
dhe hyri drejt e ne shtrat.
e mi gufoi carcafet
e trupin ma mbushi me fergellime.
E pyeta mos ti kishte ledhatuar floket
e ajo me kishte sjelle
aromen e trendafilit .
E pyeta mos ta kishte degjuar zene
e ajo me kishte sjelle
trakellitjen e argjendte
te fleteve te kumbulles te veshura me hene.
E pyeta mos ti kishte pare syte
por ajo nderkohe me kishte
magjepsur
Dhe une s'di se si dola
e s'di si u nisa
A isha prej mishi, a isha prej endrre?
Vec neper gjurmet qe lija
kullonte nje uje vesor i kristalte
ku zgjatnin sqepat e pinin
ca zogj te mahnitshem
te bardhe !