Ligor Prifti
PETRARKA
Soneti XLVII
Bekuar qofte dita,muaji dhe viti,
Pranvera,ora; u bekofte ai cast;
Natyra e dashur, levduar ai rast
Kur,i burgosur ne syte e tu, nje rreze me ndriti;
Qofte i perdellyer, bekim sembimit te pare
Kur dashuria me dritherime bujti midis nesh.
Bekim harkut te pare, ne kraharor esht' nder ta kesh;
Plaget u bekofshin, qe gjoksin me kan' mare;
Bekuar ndjenjat e para ne prozhme e zabel,
Pyjet qe jehuan me emrin e saj;
U bekofte lengata, qe dashuria sjell;
Levduar sonetat e mia! Dhe pastaj
I bekuar qofte mendimi qe kurre s'kthen,
Qe tek ajo vec shkon dhe vetem prej saj vjen.
ROBERT HERIK
Pse u skuqen trendafilat
Kan' qen' te bardhe ata dikur,
Por gjate s'munden ta duronin,
Qe ata te ngeleshin keshtu
Dhe gjinjte e Safos t'ia u kalonin.
Kur e ndjene veten krejt te mundur-
Keta si karte, fletbardhoshe,
Nga turpi morren pakez purpur,
Me pas u bene kuqaloshe.
GJINJTE E XHULJAS
Dy qershi kokra binjake
I kini pare me ngjyre flake?
Kini pare dy qershi
Si flakerojne mbi farfuri?
Kini pare, ju pyes pak,
Luleshtrydhje mbi kajmak?
Kopsa sedefi, ndoshta jo,
Ne brume orienti rine ato.
Per c'thashe e c'do them pastaj
Jane maj' e gjinjeve te saj.
SAMUEL HOFFENSHTEIN
Kenge dashurie
Dockat e tua
Dhe kembkat magji,
O Zot! sa ti dua;
Dhe gojen kuti.
Hundezn e paket,
Dhe veshthit e mitur,
Ti dua dhe syckat
Nga lotet djersitur.
Zethin e embel,
Te dridhur, te lehte;
Ta dua dhe shpirtin,
Mencurine e vertete!
KRISTOFER MARLLOU
Si i shkruan bariu vashes
Te rrosh me mua, eja ti,
E do provosh kenaqrsi,
Qe ofrojne luginat,fushat, delet,
Uj'varat, kreshtat dhe zabelet.
Do rime ne uje e mbi shkembinj,
Do shohim dele dhe barinj,
Do ndjejme te prroit gurgullime,
Te laureshes cicerime.
Do t' thur kurore. moj e mjere,
Nga lule qe te dehin ere;
E nje kesule e nje fund
Nga lule qe s'i gjen gjekund.
Nga lesh' i deleve qe kam
Me endje do te end fustan;
Nje pale pepuce te mos ngrish
Me tokeza ari perendish.
Prej kashte do t' ta thur kollane,
Kapse koralesh anembane.
Ne u kenaqsh nga keto gjera
E imja, shpirt, behu e tera.
Te dasmes sone ne kujtim
Barinjte do mblidhen pa mbarim.
E, ne e prish mendjen nga keto
Eja, o yll, me lumturo.
Annabele Li Nga Edgar Allan Poe, poet amerikan i shek. XIX
Edgar Allan Poe, poet esseist prozator dhe filozof amerikan i shek. XIX ( 1809-1849).
Jeta e tij eshte nga me melodramatikja e shkrimtareve amerikane te gjenerates se ketij shekulli.
Poema e tij e fameshme Annabele Li eshte perkthyer ne shume gjuhe te huaja dhe sjelle ne shqip
nga Fan S. Noli.
ANNABELE LI
Ka ndodhur herët shumë vjetë,
Pranë detit në një mbretëri,
Vajza, që ju e njihni vetë
Me emrin Annabele Li,
Tjetër mendim nuk kish në jetë
Veçse të qemë në dashuri.
Fëmijë isha, ashtu ish
Pranë detit në atë mbretëri
Duh'shim sa zemra fuqi kish
Unë dhe Annabele Li
Dhe në Parajsë ëngjëjt me krahë
Për ne të dy kishin zili.
Ky ishte shkaku që at'herë
Pranë detit në atë mbretëri
Me retë tok pruri, një erë,
Plevit për Annabele Li.
Nga soj i saj një burrë… i ndjerë ,
Diku aty, nga un' jo larg,
Ta prehte brenda atë nur
Gdhendi në gur një sarkofag.
I brente ëngjëjt fort meraku
T' na ftonin lart, në Perëndi,
Ndoshta e dini, ky qe shkaku,
Pranë detit në atë mbretëri,
Që fryu një erë mes nesh e akullt,
Vrau timen Annabele Li.
Askush nga brezat e mëparshëm
Nuk dashuroi kështu si ne -
As sipër ëngjëjt e hatashëm,
As më të mençurit mbi dhe.
Dhe as demonët përfund detit
T' na ndanin dot s'kishin fuqi
Mua dhe timen Annabele Li.
Nëpër ëndrra më çon, rrez’ e hënës gjithmonë
Për të bukurën Annabele Li;
Nga çdo yll që ndriçon syri i saj më vështron
I Annabeles së bukur perri;
Dhe kur nata platit, i rri përbri e sodit,
Të bukurën, të dashurën, nusen që ndrit
Në sarkofag, tek deti në anë,
Futur në varr, te valët pranë.
R O B E R T B E R N S (1759, 25 JANAR - 1796, 21 KORRIK)
Nder kohe qe irlandezet emigronin dhe shperndaheshin neper bote ata moren me vete kete kenge dhe sot kjo njihet ne shume vende te botes anglisht folese, por si motiv kenge njihet edhe ne Ameriken e jugut, ne Kine dhe Indi. Eshte bere tradite qe kjo te jete kenge lamtumire ose qe shenon fundin e dickaje, nderrimin e viteve, fillimin e nje evenimenti te ri. Kendohet ne funerale, ceremoni diplomimi, ne mbyllje te mbremjeve te vallzimit, te ballove, ne perurimin e qeverive te reja dhe percjelljen asaj te me parshmees e ne shume raste te tjera te ngjashme.
Shume filma, sidomos ata klasike bardhe e zi, e kane perdorur si kolone zanore; shume banda muzikore moderne kane krijuar kenge bazuar ne kete motiv.
AULD LANG SYNE Njehere e nje kohe
Per hir te nje kohe te shkuar,
Per hir te njeher'e nje kohe,
Ngrehim shendet per t' uruar
At' kohe qe kurre s'harrohet.
Harron miqesine e vjeter
Dhe ndermend asgje nuk te ngiz?
Si kjo miqesi nuk ka tjeter,
Si njeher' e nje kohe, alis.
Ti te kesh kupen tende
Dhe une te kem nje te mire,
Te ngrehim dolli miresie
Te njeher' e nje kohe per hir.
Tufe luledelet i beme
Te dy kur u gjendem ne ara.
E ku ne te dy s'kemi qene,
Si thone, ne kohet e para.
Perrenjve baritem ne zbathur,
Agimit, ne muzg, ne zefir.
Dete mes nesh jane hapur
Te njeher, e nje kohe per hir.
Te jam krah, o miku me bese,
Mbeshtetur te ty qofsha pak.
Nje kupe t'a kthejme, me shprese
Te njehere e nje kohe per shkak.
H I R E T E T U A
Me dogjen, Anna, keto hire,
Shpuza buzen ma ka thare;
Te t' admiroj perse me thirre
Kur ndarja pas me vjen e marre?
Por, gjithsesi, te kisha shprese
Pranine tende t'a shijoja,
E deshperim s' do ish e drejte
Para parajses te tregoja!
I E M B E L I A F T O N
Ne shtratin e blerte, Afton, rridh shtruar,
Murmurima jote kenge e merituar.
Ne gjume ma ka vene Merin kenga jote,
Endrrat qe t'ia ruash thelle ne gjume kote.
Nis gu-gu pellumbi kengen ne lugina,
Zogjte ne fole e kodra; kanarina
Tenden zhurme fsheh,me se? me cicerrima,
Nusen mos ma zgjojne, jo, me psheretima.
Qark te rrine kodrat rrotul, madherisht,
Kohes jan nga era grire baebarisht.
Dielli ngjitet lart. Cdo dit' kur rri aty
Tufat ne kodrina dhe Merin kam ne sy.
Kendshem brigjet anes, me blerim luginat,
Pyllin me akacie shkundin suferinat.
Mbremja kur leshohet mbi livadh kositur
Nen arome druresh Meri me rri ngjitur.
Rymen e kristalte era rreh, Afton,
Rreh dhe kanapene Meri ku pushon.
Kembet ia ben drite uji yt, debore,
Valeve kur futet ujin rreh me dore.
Ridh, ti, rridh gezuar, e shtruar te vija,
Afton, o ti tema e kengeve te mija.
Mbaj me mermerima, mbaj Merin ne gjume,
Me embel,Afton, mor me endrra lume.
P E R I N D I P O N I S E S H, M E R I ?
N' Indi do shkosh, e imja Meri?
Do i mungosh Selltikut?
N' Indi do shkosh, e imja Meri,
Do shkosh mes Atllantikut?
Ku ka lomona dhe ullinj,
Dhe ananas flori?
Si ty, mes syve aq te zinj,
Nuk gjen neper Indi.
Bej be parajsen atje lart,
Parajsen e vertete.
Te te harroj, ne e pac fat,
M' harrofte Zoti vete.
O Meri, Meri, me bej be,
Ne gji Skocise t'i rrim. futur;
O Meri, bese ti ne ke,
Ma jep, ma zgjat doren e bukur.
Ndaj njeritjetrit bem' premtimin
Se do te jemi te pandare.
E ne se zoti s' jep pelqimin,
Ka ardhur ora te na mare.
I perktheu Ligor P. Janar 2012