Kredo shqiptare Muzgu endet mbi liqen,e mbyllsyt’ e perendimit Shkon mbi kodra,fusha,gerxhe,permbi malet e Naimit. Permbi lumin e permallshem,po nxitojne gjer matane, Nje nosit e nje shqiponje apo stergjet lasgushiane.
Neper hymnet e Asdrenit eshte shpirti i Memedheut, Neper kenget e Gramenos qe nga koha e Skendebeut. Nisin netet shqipetare me tregimet e Mitrushit, Valle yjesh,yje zemrash,ne lirikat e Lasgushit.
Shkronjat plumba,vetetime;plumbat shkronjeza prej ari Shenjteruar nga Dhaskali,Teodor Voskopojari. Spiro Dine i mbledh valet,tek burimi i kristalte, Nga burimi i gjuhes shqipe,gurgullon e rrjedh vec mjalte.
Rrjedh burim’ i gjuhes shqipe,kaltersisht e i kulluar, Nga Buzuku e De Rada,Fishta AT i shenjteruar. Piu uje Kostandini me gjahtaret malesore, Evetar’ i Naum Bredhit ka perkrah “Baba Tomorre”.
Shqipja,shqipe e Shqiperise,vete nga Zoti e bekuar, Me Konicen mendjendritur,me Cabejn mendjekulluar, Pena kish binjak dyfekun,neper shekuj kapedane… Mijera bij…,qe s’numerohen… ky burim i mbajti gjalle.
Vjen Samiu shokeshume,shqipepaster nga Stambolli, Vretua vjen nga Bukureshti,nga Bostoni Imzot Noli. Se cdo shkronje e cdo fjale,eshte krisme per liri, Per Atdheun e Permallshem,me Kosove e Cameri.
Refleksione nga jeta C’dreqin po me shfaqet lumturuar, Jeta e pertejme si ylber. Pas me ndjek si hije mjegulluar Vdekja,qe me jeten jep e merr.
Iken vitet,lodhur gjithsesi, Mbeten te cfilitur neper shkrepa, Gjithandej kerkuan miresi, Gjithandej pak dashuri nga jeta.
Here i lodhur shume,here pak… Rendja neper enderra engjellore, Gjer ne shpirt me dhembje,gjer ne gjak Me gufonin shpresat lumturore
Shpesehumbur endem,endrrathyer, Ne rrugicat me kalldrem e gure, Vitet qe me s’jane,i mallengjyer, Qe me iken e s’do vijne kurre.
Lucianes Ato caste qe s’do vijne me, Shenjterisht do t’i kujtoj me dhembje. “Mos i fole xhaxhi Yberit me!” Ti vazhdon t’i thuash cupkes tende.
Kur mallohem endem perse shkreti, Netve te kerkoj me ze te prere. Eh!Kjo zemra ime prej poeti, Kur te do te fal dhe njemije here.
Dhe nga vete jeta i braktisur, Paget rrjedhin gjak dhe prap’ i shkel. Nje poet si une, kokekrisur Do te mbetet gjer ne fund rebel.
Ja keshtu o mike qenkam une, Dehem kur me shkrepet ndonjehere, Pa i futem llumit perceshkume Edhe fle,ku nata te me zere.
Shkoj nder monopate te pashkelur, Nates,qe te flas me kaltersite. Ngrihem dhe rrezohem si i dehur, Me rrufete matem dhe stuhite.
Ndonjeqind,njemije apo me teper, M’i ka shpirti plaget,skaj me skaj, Vdekja qe me paska mik te vjeter, S’do qe s’do t’me marre prane saj.
Merr me vete ato cicerime, Qe nuk munde te m’i thuash dot, Dimrit me acare dhe thellime, Me kujto e derdh dy pika lot.
Une bej si zemra te me thote Nuk e di,bej keq apo bej mire… Nuk e di sa here neper shqote, Nden dritaren tende jam gedhire.
Hena vete po ma end savane… Kush do jet’ varrmihes, nuk e di, Ndersa ti,qe te kisha aq prane, Cdo te enjte ndizme nje qiri.
Qaj me ze,me logori,si grate, Se te desha gjer ne shenjteri. Pa nga varri do te dal nje nate, Si dikur…do te vij te rri tek ti.
(Korce, 2007) | |