Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Mergimi
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime
Aleko Likaj
 
 
MERGIMI
- Poeme-
Kushtuar me respekt e dashuri bashkombsave te mij, qe pas vitit 90-te, moren rrugen e mergimit, ne kerkim te nje endrre te humbur, po qe, nuk munden ta gjenin dot.
 
Numëroj yjet, e i ngatëroj me avionët që gërvishin qiellin e natës,
dhe me mendje pastaj, llogaris egzaktësisht ku bie Shqipëria.
Çuditërisht, më duket vetja këtu në mërgim, në një burg të hapur,
që pak nga pak,e dita - ditës si në ekran, po më fiket burrëria
 
Flladitem kështu mendueshëm i ulur në një qoshe të errët,
e malli për atdhe, për miq e shokë, dalngadalë po më mpak
Nuk i kam kaluar ende nga jeta të pesëdhjetë pranverat,
e një i njohuri im i vjetër, më tha një ditë "Oh, sa qenke plak"
 
Jeta e refugjatit, paska kudo pak gëzime, e shumë ditë pa diell
qenka ashtu siç thotë proverbi i vjetër," një mal i rëndë me halle "
Rrëketë e lotëve bëhen detë, që na e ndajnë këtë mal mes për mes
Gjithçka ësht' si n'elegjit' labe, që nuk ka muzike, e kurrfar pentagrame
 
Këtu në këtë vend, pak nder kam, e kudo na shohin shtrembër,
sikur të kishim ardhur nga një tjetër planet i kësaj hapsire,
edhe pse pas në atdhe, kemi lënë që të gjithë ndoshta një emër,
largohen nga në, sikur të kutërbojme erë kërme e qelbësire.
 
Bëmat e ndonjë adoleshenti, masmedia këtu di ti vërtisë mirë,
si ushqim të përditshëm për njerëzit, që jetojnë kësaj Europe,
që më tepër nuk dinë se ç'kërkojnë, po thonë se janë të lirë,
e bëjnë racizëm me ne të gjithë shqiptarët, në ketë cep bote.
 
Sa herë që atdheu im Shqiperia, e ka një hall, a merrak
qytetërimi i Europës rreshtohet shpejt, në të kundërtin cep,
e na akuzojnë, per atë që nuk dimë e që nuk e kemi hak,
Kjo klasë politike, e pangijur në çmenduri, po na mban peng.
 
Por Shqipëria, or' mik, nuk është ndonjë tutor prostitutash,
apo vrasëse, si gjithë kriminelët e kësaj toke mjerane,
që gazetarët pa nder, nxitojne ta nxijnë si vend cubash,
por një komb krenar, që di të rrilindë me kulturën e tij vitale
2
Filipi, një mik në gjykatë, më prezantoi mbrëmë në një grup francez.
E ndërsa, po u shpjegoja origjinën e vendin ku vija, e kisha lindur,
u bënë që të gjithë, krejt pa pritur, si me magji, deri në indiferencë,
sikur të mos isha aty, por një vegim për ta, që tashmë ishte fikur.
 
Mbrëmë djali im i vogël, që kthehej nga qendra me autobuzin e tetës,
ndërsa i lëroi vendin një të moshuari, që mbahej me një shkop në dorë,
-Qenke nga vendi që pjell kriminelë - tha i pezmatuar legjionari i vjetër,
ndonëse, im bir i tregoi, se studjonte për piano, aty në konservatorë.
 
Nuk kemi kërkuar këtu poste, as karrike, e zyre me grila të çelur.
As kapardisje në vila periferie, ku harbohet meskiniteti i ndyrë,
por pak respekt, e punë të ndershme, qe vijne nga djersa e rrjedhur,
për të mos na thonë më vrasës, e mafiozë, duke u shtrembëruar në fytyre.
 
Respekti që na mungon këtu, thonë, se njeriu e krijon me punë.
Kjo ndodh me të vërtetë, me të gjithë bashkombasit e mij refugjatë.
Kokëulur, e të mbërthyer në zinxhirin e halleve, që s'mbarojnë kurrë,
të ndershëm, puntorë, familjarë të përkushtuar pas fëmijve ditë-natë.
 
Kjo jetë e refugjatit plot mistere, e mundimshme, deri në fatalitet,
seç më kujtoi një thënie të gjyshes, ndjestë pastë, n'atë prag dimri.
"Guri, që është si gjithë gurët e kësaj bote, peshon në vend të vet".
Sikur,ç'faj të kishim bërë n'atë vend të shkretë, na ndjek çdo dit',mallkimi.
 
Morëm të gjithë udhët e kurbetit, për një tjetër jetë, krejt ndryshe,
me një peng në zemër, për çka lamë aty, por jo përgjithmonë.
Ime ëmë më thotë, me zërin e saj të embël në telefon, "dallandyshe,
do të ketë edhe për ne pranverë. Ju do te vini sërrish në tokën tonë"
3
Pranvera erdh’ sërish, e zogjtë me gaz cicërimat këtu sjellin,
ashtu siç kanë bërë në ketë botë, edhe një vit më parë.
Rituali i zakonshëm, ku dita si ditë, ikën së bashku me diellin,
e stina e hijshme, praron e lulëzon, edhe pse është natë.
 
Por bukuria, si gjithë bukuritë, mallin në zemër nuk ta shuan
Jetojmë në këtë cep të botës, të ndruajtur, me dhimbje, si refugjatë
Kemi lënë pas plot miq, kujtime, e njerëz të afërt,që duam
dhe e madhërishmja, Shqipëri, nëna jonë, ndodhet larg, tepër larg.
 
Po ky, duket si një vegim i largët, që mbetet vazhdimisht pas.
Nuk jemi pak, të shpërndare në dhera të huaj, por me mijra.
Edhe pse enderojmë, të gjithë na duket, se nuk ka fund ky çast,
që të na mbledhe në gjirin e saj, nëna e nënave, Shqipëria.
 
Një shqiptar, thonë këtu, drejton tashmë institutin Pjer e Mari Kyri
E ata që shpikën të parin film, thonë, se kanë origjinë shqiptare
Në konservatore pranojnë: Ah, shqiptarëve? Nuk u mungon kurrë talenti
Kjo tokë e Zolasë, Dymasë, e Hygoit... ka mit sot, shqiptarin Kadare.
 
Një rrugë e një shesh, këtu në zemër të Parisit të stërmadh,
mban emrin e Boçarit. Markua rrezëllin si një shqiponjë lirie.
Në Laruse shkruhet për të, e të gjitha betejat, me rradhë,
ndonëse, luftoi për revolucionin grek, pranojnë, se ësht' bir Shqipërie.
 
Një violinë e një zë i magjishëm, në skenat e operave pariziene,
si ujëvare rrjedh, e katarakt, vjen si një vegim i largët, shqipërie.
Afishet që njoftojnë shitjen e biletave javore, lahen me stërkala Sene
Sezoni operistik, ka si sigël, portretin e Inva Mulës me fustan nusërie.
 
Po, ç'them unë kështu?.Shqiptarët, që sot janë kudo në botë,
që nga perëndimi i largët, e në ekstremin tjetër të lindjes, sigurisht,
kanë për pasqyrë, fytyrën e atdheut, që e mbajnë si pasaportë,
dhe për lavdinë, e emrin e saj të lavdishëm, mendojnë bashkërisht
4
Tre lule e dy menekshe, në lulishte pranë stacionit të urbanit,
i këputa sot në mëngjez, e u gëzova, si fëmijët e kësaj bote.
Sigurisht, që me ato bëra një kurrorë lule vere, për t'ja dhënë djalit.
Muaji Shkurt, rrokullis ditët, si butet e verërave të zbrazura bordoje.
 
"Po bën këtu një dimër i çmendur, e ne jemi, pa drita e ngrohje,"
me tha në telefon, ime motër, që ka të vetmin djalë, refugjat
Një çast më parë, seç ndjeva dëshpërim, e në kraharor një ftohje,
me aparat telefonik në dorë, në konfortitetin e dhomës sime larg.
 
E mallkova pa adresë, këtë jetë, që njerëzit i bën të jetojnë ndryshe,
të pa barabartë, edhe në stinë, e pse jemi, në një meridian e paralel
Ç' faj të ketë bërë Shqipëria jonë, më e bukura e Ballkanit, nuse,
e mpakur, e krrusur, në shtjella kaosi, pa nerv, pa vajza e pa djem.
 
Pranvera, po vjen e shtruar, e qetë, pa hap trompeta gjëmimtare,
pa ç'ka se egër, dimri s'kermit e fryn bulçitë, si në përrallën e lashtë.
Kjo jetë me kapriçio, duhet jetuar ndryshe, ndryshe lozonjare.
Shqipëria, kryezonjë e zonjave, pret që ta bëjmë të gjithë bashkë.
 
Fund mbi dimrin alegorik, fund mbi thashethemet në sallat mondane,
atje ku thonë, se politika e këtij globi, rrotullohet por nuk vërtitet kaq lehtë,
vrasës, kriminel, trafikante, mafiozë... si jehonat e fundit të një këmbane,
edhe për Shqipërinë hallemadhe, një ditë me diell, sigurisht që do të ketë
5
Numëroj yjet, e i ngatëroj me avionet që gërvishin qiellin e natës,
dhe me mendje, pastaj llogaris egzaktësisht, ku bie Shqipëria
Me hamendje, ndërtoj kenstelacionin ajror, si në fletën e hartës,
rrugët që kanë veç kthim, për mua e për shqiptarë, me mijra.
 
Sigurisht, atje, si kapedane e tretur, dhe e vuajtur në stërmundim,
na pret si gjithmonë, Nënëmadhja jonë në gji, me fole zogu.
"Mirëseerdhet në tokën tuaj. U kam pritur, të gjithëve me padurim"
Do të na ledhatojë, e me zerin e ëmbël, do të thotë: "Bij, qenkeni lodhur".
 
Por nata, se ç'më ngjason me të gjithë errësirat, që skanë fund,
e që, si në këng’ "Vajz' e valëve", nuk do të kthej të dashurin n'atdhe.
Sa herë, që bëhen gati ata të zënë në kthim këtë udhë, nuk mund.
Nuk mund të rrokin qiejt, valët e kaltërta. Shporru magjistrice e re.
 
Ky, në fakt, është vetëm një iluzion, që m'kapit nga malli që kam n'gji,
e që vitet e ikjes, këtu në mërgim, i mas me gurët e gjatë kilometrik
Në Bastijë, Notre Dame, Hark Triumf, Ejfel, sa herë takoj me shokët e mij,
nën qiellin e ndezur parizien, kujtojmë Shqiperinë e me ndonjë mik.
 
Unë besoj, se bukuria e bukurive, Shqipëria, do t'hyjë në t'tjera rrjedha,
e një ditë, do të jetë krejt ndryshe, si nuse e stolisur, dhe më me hijeshi
Asnjë nuk do të ikë më. Mërgimtarët, do të kthehen nga vendet e tjera,
me djersën e ballit, që të gjithë së bashku, do ta bëjmë Shqipërinë.
 
Bordo: Fund Shkurti 2003