
Mozaik
* * *
E si mund ta harroj
Ate, te paren puthje?
Shkretetir' kisha ne goje
Oazin prek mes buzeve.
Mendime te ngrysura
Mendime te ngrysura ne agun e dites
Mbetur harruar perendimit eė djeshem
Arratisur endrrash mes ankthit e frikes
Trembur nga zgjimi mengjesor i jetes.
Ngrihem sonambul nga e diellit rreze
Syte e hapur verbojne driten
Veshet shurdhojne zhurmat memece
Frymemarrja e vetes, tej vetes iken.
Rend te kap shikimin e humbur
Degjimin e zhurmshem vrapoj te kap
Ne cast me terheq mendimi i ngrysur
Dielli i lindur perendon ne cast.
Diku tallen me ne
Ne te dukshmen bote
Kerkojme te padukshmen
Ne s'eshte e krijojme
Ne eshte e cojm' me tutje.
Keshtu e mijra vjet
Pse mijra vjet keshtu?
Diku tallen me ne
Qeshin me ne, diku.
* * *
Nje fjale te ndez
Te shuan gjysme fjale
Cerek fjale te vret
Apo te jep ringjallje.
Ku eshte ai diell…
Dielli me ngjan me ajzberg qiellor
Rrezet zgjaton si stalagmite kozmike
Antarktides se universit shpirtin time e fton
Mbi mua pikon te ngrirat vite.
Ku eshte ai diell i zjarrit te shpirtit?
Ku eshte ajo drite e shpirtit te zjarrte?
Ne linda te rroj vec stinen e dimrit
Te pakten te vdes nje cast te beharte.
Edmond Shallvari