Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Vjersha
10 Poezi
Lotet e krokodileve
Ne vend te nje kartoline
Poezite e Shkurtit
Vendi im
Poezite e Majit
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime

Grigor Jovani

 

 

 

31 dhjetor

 

Mbase mot,

                    si sot,

do më kesh harruar...

 

Por një vit

                  jam zot,

s’më zbon dot!

 

Mbushma gotën plot!

                      Gëzuar!

 

Yjet

 

Ti, ushtar, me mustaqet akoma pa dirsur,

që shikon i përgjumur buzët e mia të çara,

të etura për ujë dhe për një të puthur,

që zhvesh me sy bluzën time të shqyer,

ku shpërrthejnë gjinjtë e mi të përgjakur,

që më ngre me sy, mbi gjunjtë e mi të gërvishtur,

fustanin e grisur, që veshja për ditëlindje,

gjithshka mund të ishte krejt tjetër,

nëse ylli yt do t’i bashkohej t’imit...

 

... ti, ushtar, bashkëmoshatari im mustaqepadirsur,

i togës armike të pushkatimit.

 

Vitrina

 

Kur nuk kuptoj se ç’fsheh një shpirt njeriu,

ndjej trishtim.

Një vitrinë shumëngjyrëshe mund të fshehë

errësirën,

si fytyra e shkuijdesur e një vajze

llahtarën

për një ledhatim.

 

Rryma

 

Pashë sot një ëndërr të çuditshme:

ngjisja lundrën mes një lumi të madh,

në të kundërt të rrymës.

 

Lumi sillte poshtë varka plot

vizitorësh të qeshur, zhurmëshumë,

që zhdukeshin mes brymës.

 

Ndërsa unë çaja rrymën, kapriçoz,

ngjisja jetën time nga fundi në fillim,

në të kundërt të turmës.

 

Molla

 

Imzot,

unë dhe e dashura ime, Poezia,

mëkatuam.

 

U kthyem prapë tek njeri-tjetri,

ndonëse u martuam.

 

Më dëgjo, të lutem, gjer në fund,

lëre kollën.

 

Mëkatuam, dakort, por edhe ti...

... shpike mollën