Enkelejda Kondi Masseboeu

PA TITULL..
Endem mendimeve të mija..
Në trajtën e reales ditë-jetë
Dhe s'di se ku më humbe
Në atë dritë së largmi
Që natës duket
Si xixëllonjë a si shpresë-vegim...
Më humbe se di se ku më humbe
Një lot, busull miniskyle
U kolovit faqes sime
Etja buzëve të tua u shua....
U treta ëndrrave abstrakte , se di
Rrëshqita vjedhshëm mendimeve
U struka në unin tënd diku
Lexova ditarin e mendimeve tek ecje
Hapat e tua numurova mbi rrugë..
PA TITULL
Më ndjen ndonjëherë me shpirt kur të thërras?
Netëve kur bie të flesh a më kujton?
Sonte bën ftohtë,
Ti ndoshta nuk e ndien.
Doja veç krahët e tu të më mbulojnë
Sonte kam mall
Se di se si
Kilometrat gëlltita kësaj nate
Tu futa në shtrat fjeta me ty
U preha në dashurinë tënde.....
Janar 2011
PA TITULL...
Nga skutat e errëta të trillimit,
rrjedh heshtja.
Pa zhurmë fundosen në vorbullën e magjisë,
ëndrrat.
Nga trajtat pa formë që përshkojnë errësirën,
rrjedh misteri.
E panjohur ardhja,
e sigurt dashuria
Nga skutat e errëta të trillimit,
rrjedh heshtja.
Pa zhurmë fundosen në vorbullën e magjisë,
ëndrrat.
Nga trajtat pa formë që përshkojnë errësirën,
rrjedh misteri.
E panjohur ardhja,
e sigurt dashuria- pa emër ikja
Prekja…………….
S’di si dehem nga prekja jote
Ndizem, shuhem, prapë e prapë.
Mbetem peng i ndjenjës time
Krahët e tua më bëhen lak.
Kometa që digjemi nëpër qiej
Zjarr që veçse zjarrin do.
Më shkrumbon frymëmarrja jote
Digjem e s’të them dot: Jo!
Thahen dhe lotët nëpër puthje
Kjo luftë e ëmbël dhimbje s’njeh më.
Le të klithë bota teksa digjet
Ne le të duhemi pa zë.........