|  KALOJ MES RRUGËVE PLOT ZHURMË A.S.Pushkin Kaloj mes rrugëve plot zhurmë, Në kishën plot me njerëz hyj, Në mes të rinjve fjalëshumë Veç ëndrrat time kam nër sy. Do shkojnë vitet,them me vete, Dhe sa prej nesh,që jemi tok, Do ndahemi prej kësaj jete, Dikujt minuta i afroi. Shikoj një lis aq gjelbërosh, Patrik i pyllit,them me vete, Shekullin tim do mbijetosh Ashtu si shekullin e etërve. Një foshnjë gjiri përkëdhel Edhe me mend i përgjërohem: Ty vendin tim unë të le, Ti lulëzon,unë rëgjohem. Çdo ditë e çdo vit, që shkon, E përcjell unë me mendimin: Mes tyre rekem të shikoj Cili do bëjë përshpirtjen time. Ku ma ka taksur fati vdekjen? Në udhë,luftë apo dallgë? Apo lugina pranë meje Do presë trupin tim të vakët? Për trupin tim të akulluar Njësoj kudo që të ronitet, Por pranë strehës së bekuar Ai do deshte të platitet. Në gur'i varrit,më të hyrë, Jeta e re vetëm të qeshë Dhe mospërfillësja natyrë Të shndrit'e bukur,e përjetshme. 1829
JETA,KJO GËNJESHTËR QË MAGJEPS
Sergej Esenin Jeta,kjo gënjeshtër që magjeps, Në magjin'e saj e ka fuqinë, Dor'e saj në letër seç na hedh, Dor'e saj e ashpër derdh magjinë. Unë sytë mbyll dhe pëshpëris: Mos e lerë zemrën të lëngojë, Jeta,kjo gënjeshtër që stolis, Di mashtrimin me se ta mbulojë. Ktheja sytë qiellit të përthinjur, Shiko hënën edhe hidh në fall, Qetësohu,vdekëtar dhe bindu, Ç'e do të vëretën,o vëlla. Nën qershizën rozë ëndërro Se kjo jetë është shteg i vetëm, Paçka se një shoqe të tradhton, Apo miku yt aq mendjelehtë. Fjalët ledhatuese pranoi Edhe gjuhën që të pret si brisk. Që të gjitha unë i duroj, U mësova me të gjitha pa rënkim. Këto largësi ma ngrijnë shpirtin, Yjet nuk më falin ngrohtësi. Atë që e duam e braktisim, Kush na deshte,na la në vetmi. Dhe i zbuar,ndjekur përsëri Pres agimin qeshur,qetë-qetë, Ndjej në zemër thellë dashuri, I jam mirënjohës kësaj jete. 1925
PËRGJIGJE Olga Bergolc Ju them se vite nuk ka, As ditë kot të kem jetuar, As udhë kot shkelur nga ca, As lajme kot fare shqiptuar. S'kam njohur botë që s'kam dashur Dhe as dhurata për të qeshur, As dashuri kurrë s'kam pasur Të kotë edhe të gënjeshtër; Por zjarr'i saj,zjarri i etur Në zemër time është djegur. Dhe asnjë herë s'është vonë Udhën e jetës ta rinisësh, Nga e kaluara asnjë shkronjë, Asnjë rënkim të mos e prishësh. 1960
| | PO DRIDHET YLLI NË UNIVERS I.A.Bunin Po dridhet ylli n'univers. E ç'duar,vallë,magjiplote Po mbajnë enën ngritur peshë Me atë vlagë të pashoqe? O Zot,përse mbi botë ngrite Si yll që digjet pa pushuar Ti jetën time plot cfilitje, Me dhimbje,lotë të përvëluar? 1917 O PRANVERË PA FUND E PA ANË
A.A.Bllok O pranverë pa fund e pa anë, Ëndrra ime pa an'e pa fund! Jeta ime,të njoh,të kam pranë! Përshëndes dhe mburojën ta tund. Përshëndetje dhe ty,o dështim, Ty sukses,përshëndetje të jap! Qerthull vaji ky shpirti im, Buzëqeshje të turpshme nuk kam. Më pëlqejnë dhe netët pa gjumë Prapa perdesh të rënda si nata, Veç pranvera e dehur plot bujë Syt'e mi të munduar t'i hapë! Përmbi supe barrën e mbaj Dhe qytetet e rënda si pus. Atë dritë që dielli shpërndan, Raskapitjen e punës pa fryt. Të takoj mu në pragu ty jetë, Kaçurelat m'i merr vrulli yt, Buza jote e ftohtë,e zbehtë, Emr'i Zotit i fshehur aty... Por s'e hedh unë kurrë mburrojën, Ky takim kërcënues s'më tremb... Do të desha të më përqafoje... Por kjo ëndërr pa shpresë na deh! Ta shikoj,ta peshoj egërsinë, Të urrej e të dua njësoj, Për mundimet,armiqësinë, Jetë,po,unë ty të pranoj! 1917 DOLLIA E FUNDIT
A.A.Ahmatova Po pi për strehën e shpërbërë, Për jetën si lubi; Vetminë që ne na ka ngrënë, Edhe për ty po pi: Për ato buzë gënjeshtare, Për ata sy të ftohtë, Për këtë botë kaq gërnjare Që Zoti e shpëtoftë. 1934
MAGJEPSJET E RINISË,SA MAHNITËSE E.A.Eftushenko Magjepsjet e rinisë,sa mahnitëse. Kur dhimbja të mahnit,ësht'e rrezikshme. E prapë a s'jemi ne që mes rutinës, Duke kërkuar njohjen e përgjithshme, Si shpëtimtare kemi verbërinë. Ne dukemi të treshë dhe tuafë, Nuk shohim se si këmbët po na merren, Po ecim përmes turmës kryelartë Me pamje të magjepsur marramendse. Na ndjell nga larg një dritë,një brerore Që ndrit mbi jetën tonë të përditshme, Mbi kokat e skeptikëve e qorrve, I jep botës një pamje të mahnitshme. Zhgënjmi i pashmangshëm na nagas Të shohim rrotull nesh.Dhe ja,çdo gjë Skicohet,merr një trajtë që s' ka pasur, Që ne s'e kemi njohur kurrë atë. Pa mjegull e pa dridhje shfaqet bota, Pa një ndriçim magjie dritëlehtë E ne na duket si ëndërr e kotë, Mashtrim ajo që është e vërtetë. Jo aftësia për të qenë i ditur, Jo nderi i dyshimtë i përvojës, Por etja, për të qenë të mahnitur, Na bën ta shohim të vërtetë botën. Ai që ec mes nesh i mrekulluar Drejt dritave të zjarrta që e joshin, Papritur ne s'na duket i verbuar, Të verbër jemi ne që nuk i shohim. 1963
| |