Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Perparim Hysi
  
Po thanë për mua
 
Po thanë për mua,
Si mësues?Ç'ka,mesatar?!!!
E pse duhet të jem i shqetësuar?!!!
  
Po thanë,
Si poet?Shkruan shumë e për lumë
Vallë,e pse do mërzitem unë?!!!
  
Po thanë se zhgënjeva
Dikë si njeri
Atëherë,kush të më dojë
Të më qajë me oi...
 
Koha

 
Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon pa u njderë
Po mua pse më bloi në mokrra
Vallë,ç'është ky mister?!...
 
Edhe një,o moj Dafina!
 
"Ndaj,papritur,kupa kthejnë poetët"
 
Esenin
 
Edhe një,o moj Dafina!Edhe një, se e kam hak
Se m'u nda shpirti në grima;u shkërrmoqa pak nga pak.
Edhe një,po mbushma plot;edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m'u gris shpirti si rrobë;sepse griset rrobë e vjetër.
  
Rrobë e vjetër s'mban më andra;nuk bën më:shko,flake tej!
Se nga jeta keq u vrava,po me vdekjen s'e këmbej
Ndaj luftoj me shpirt në dhëmbë;ndaj luftoj dhe nuk dorëzohem
Dashurisë i bie ndër këmbë;për atë dhe flijohem.
  
Dashuroj unë si një djalë,mezalla s'shteret meraku
Si nga genet të jem djall,sepse valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s'dal në kut,zë e hahem unë me veten
Jetë,moj jetë,sa më ke dukë;dashuroj se mposht dhe vdekjen.
 
Obsesion
 
Malli i beftë më pushtoi;më pushtoi e nuk më lë
Një copë plak të dashuroj?As mos pyesin si a hë?
Si,padashje,vjen më kap;vjen më kap e s'më lëshon
Dhe ma bëri mëndja"fap",se dhe mëndja fluturon.
 
Fluturon si të jetë zog;është bërë zog dhe ka vënë krahë
Vjen aty ku s'jemi tok;vjen aty se kam sevda.
Kam sevda e ma do zëmra:ma do zëmra ta kem vet
Por dëshirat mbetën ëndra;ah,moj ëndrra,më bëtë petë!
  
Më bëtë petë e po hollohem;jam tamam si fije bari
Si qiriri po kullohem;po kullohem veç nga malli
Malli i beftë më pushtoi,mua,tani,në pleqëri
Ju them trroç:ju dashuroj edhe dua t'u marrë në gji!
 
Nuk është trill i një të marri,por buron thellë nga zëmra
Aq i madh më është malli,sa mua ding ma bën zëmra
Dua të marrë në gjirin tim që nga malli po pëllcet
Ah,ta dish,o shpirti im,s'vlen pa ty kjo imja jetë
 
Kur të vdes
 
Letër gruas
 
Tagjia e ditënetëve të mia në grazhdin tim të jetës u sos
Edhe unë,si gjithë të vdekshmit,pra,do të ikë.
E di që ky lajmi keq ty keq do të nakatos
Epo s'jam i përjetëshëm;si të gjithë,o moj Sikë! *
 
Lotë mos derdh,se nuk do të rroja tërë jetën
Në paça vujatje e mundime,për këtë qaj
E kam lutur Zotin që para teje të ma presë "biletën"
Por dua që ti mos kesh mundime pas kësaj.
 
Ndarja është e hidhur.Sidoqoftë,lamtumirë!
Mos paçë mundime sa të jesh pa mua
Kam qenë me fat,se ke qenë grua shumë e mirë
Dhe fjala ime e fundit,është:-Të dua!...
 
*Ime shoqe(letrën nuk ia kam lexuar)
 
17 gusht 2005-11 tetor 2009

Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Për pamundësi botimi ( per shkaqe biografie)  filloi të botojë vetëm në vitet e demokracisë. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Ka përgatitur për botim  librin”Bluaj në mokrat e kujtesës”. Përvec poezisë shkruan prozë, kritika , esse. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.

Jam
 
Jam si një kaçubez e mbuluar nën dëborë
Gjtithësia rreth e qark ka ngrirë
Dhe frymë këtu marr me zor
I mërguar jam,ndaj jam aq "mirë?!"
 
Hojëza jote-mjaltë
 
Hojëzën tënde mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e dang u dënda.
 
Dinga e dang u dënda
Dhe,më pas,u shëmba
Sado që u "shëmba"
Pse prapë ma ka ënda?!...
 
Rrënjët
 
Kur rrënjët i shkula,i lashë në Shqipëri
E si mos më thahen degët,mua,tani?!
Po vyshken,po thahen,të gjitha,pak nga pak
Se rrënjët i shkula; i lashë andej,larg...

M'u prish gjumi në mesnatë
 
M'u prish gjumi në mesnatë;më s'u mbyll syri im
Dhe u nisa nëpër natë,rrugë të gjatë e në shtegëtim
Shkoj në vënde ku kam shkelur,nëpër miq e nëpër shokë
Ca prej miqëve s'i kam gjetur,edhe tak më bien lotë
  
Kaq mjaftoi që mos mbyll sy dhe më mbetën sytë kllap
Ah,ç 'më gjeti miqtë e mi;nga njeri u kthyesh luvgat
Mëndja shkon e bredh azat nëpër vënde ku kam shkelur
Unë mbeta me sytë kllap dhe nga malli krejt jam shkrehur.
 
Shpirti im
 
Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Nëse pak unë u mbollisa,qe një kohë e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,- thonë,- në vreshtë
Epo s'isha Don Kishoti që atë kohë ta zija-heshtë
 
Prandaj heshta,edhe heshta;të rrah gjoksin krejt e kotë
Nuk guxoja të shkruaj vjersha;qe një kohë,aman o Zot!
Sepse shkrimi ish dëshmi;s'ka seç duhej dëshmitari
Shkurt e shkurt,lexues të mi,drejt për drejt tek Haznedari *
  
Ky për ditë lëpinte kosën;s'ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën,më mirë vdekur se i gjallë
Ndaj buisa pak si vonë;kështu vonohet Agavita**
Më mirë kurrë a më mirë vonë;edhe heshtjes iu vu pika.
 
*kirminel sadist i regjimit të Enver Hoxhës
** bimë që rritet në vise të thata çel pas