Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Vjersha
10 Poezi
Lotet e krokodileve
Ne vend te nje kartoline
Poezite e Shkurtit
Vendi im
Poezite e Majit
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime

Grigor Jovani

 

 

 

“Poezitë e shkurtit”

 

Tani...

 

Ditët

i jetoj këtu,

në Athinë.

 

Netëve,

bredh Shqipërinë.

 

Fara

 

Gabuam,

nuk hodhëm farë

kohën e duhur.

 

Nuk mbiu...

 

Si pluhur,

në vende të tjera,

e udhëtoi veriu.

 

Rrënjë lëshoi,

kur gjeti dhe

që josh.

 

Tjetër idil...

 

Do të më kujtosh,

kur mban në dorë

një trëndafil.

 

Bushtra

 

Njihja një grua në fshat: ngaqë iu dha

më shumë se një burri,

“kurvë” i thanë. E flakën të flejë

tek ahuri.

 

Njoh një fjalë: “Demokraci”. E përdorën

brutalisht, me miliona.

U bë bushtër. Këlyshët ia flakën

rrugëve tona.

 

Vargje të lagura

 

Fajin s’ma kanë lotët.

 

Iu prishën qiellit

brravat dhe mendeshat:

 

Ra shi gjithë natën

dhe m’u lagën vjershat.

 

Dialog

 

- Po t’i përktheje vargjet e një jete

në një gjuhë të huaj,

çdo të humbisje?                          

                           Më thuaj!

 

Ose të merreshe më mirë

me përkthime...

 

- Por unë jam i pasur! Kam

shqipen time!

 

Dionisi

 

Të prisja

mbrëmjeve,

pasi shtypnim rrushin,

për të mbushur fuçitë

                   me musht.

Por të përcillte

përnatë Dionisi

dhe unë

haja veten:

                “Plak pusht!”

 

Ai, të paktën...

 

Pushoni,

së akuzuari,

o njerëz,

 

Judën e shkretë!

 

Tridhjetë aspra mori,

dorëzoi tridhjetë!

 

Përrallat

 

Sonte, e dashur,

mos më thuaj gjë,

pantoflet dhe pizhamet

më jep.

S’dua të bëj asgjë,

jam i lodhur,

si një thes bosh,

në një cep.

Dua vetëm t’i them

një përrallë,

me zë të avashtë,

shpirtit tim.

Ose të ri

të dëgjoj nga jashtë,

përrallën e erës,

gjer në agim.

 

Të huajt

 

- Ndal! Ç’je ti?

- Shqiptar!

- Lidheni! Që ta lironi,

më parë

             be të marrë:

 

“Fqinjit

s’do t’ia kem zili,

kullën edhe kalin...”

 

Në u vrafshin përsëri,

ata e kanë hallin.

 

Kritiku

 

U bë kritk. Si të mos i mjaftonte,

që ishte poet.

 

Duke kritikuar vjershat e të tjerëve,

harroi poezinë e vet.

 

Gjithmonë...

 

Tani,

kur zemra ime,

i qep dhe qëndis

rroba të reja

dashurisë,

do doja

të ishe këtu.

 

Por dashuria

vjen

dhe s’të gjen...

 

Doja veç të të them:

sa më pëlqen!

 

Fundi

 

Ngaqë qesh i fundit,

Djalli

qesh më mirë.

 

Por unë s’do ta shoh.

Do të jem i pirë.