Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Qazim Muska
 

                              

 

PRAG  DIMER

 

Po bien gjethet.

Te zverdhura,te thata

Pa gjelberim,pa peshe.

Nje ere e pameshirshme

I rrezoi ne toke pafuqimisht,

Me kercitje te thata

Si thyerje brinjsh.

Rrugeva te akulluara

Ankimi i tyre endet

I zbehte e i mekur

Ne kete lamtumire te perzishme

Kur jane duke vdekur.


 

RREFIMI

 

Ne ciltersine tende ve buzet dhe pi

Duke u kthjelluar gjithnje e me teper

Si besimtar qe qetson shpirtin e tij

Pas rrefimit te altari i vjeter.

 

                                             1 Gusht  1993

NESE TE DUA

                               S’te dua…vetem sepse te dua

                                        

                                                 Pablo Neruda

Nese te dua ne pakufi

Kjo s’do te thote

Se absolute mbetet dashuria 

As urrejtja absolute s’mbetet

Ndonese une s’di te urrej

Por dicka ne raport mes tyre leviz

Sepse ti mes tyre je qender graviteti

Ku cdo luhatje e jotja

Ndihet relativisht ne gjithesine e ndjenjave.

Dhe nese ti

Ekuiliber unikal

Prej qendres shmangesh

Atehere ne te dhenat e shpirtit

Shifrat do te ndryshojne

Duke i prere rrugen infinitit dashuror.

 

                                                                 1 Janar 1992

EPILOG DASHURIE

 

Krahe te thyer zogjsh

Qe perpeliten ne tejmundim

Per fluturim.

Dhe nje mermerime klithme

Qe fashitet nen gjethet e rena

Nje kembane bie nen vajtim

Mbi vendin ku u varrosen

Te thena e te pathena

 

                                          Dhjetor 1992

 

BALLKONI I BRAKTISUR

 

Si nje shi i imet

Qe thelle ne trup te futet

Trishtimi

Pikon tani

Nen strehet e ballkonit

Ku dikur

Nje shembellim zane

Magjepste si picture.

 

Nje myshk i ngjalmet braktisje

Qendis muret perreth

Dhe zymtesia

Si ne nje varreze te harruar

Vajton elegjine e saj

Nen dritherimat

E ketij dimri te perzishem

Ku dallendyshet harruan folete

Dhe iken

 

 

IDEALIT KOMUNIST

 

Ti ishe Mesia

Drejt Tokes se premtuar

Dhe une skllavi yt

I i bindur

I duruar

Me nje boce te vogel ngarkur ne shpine

I ngrate

Por ne cdo qelize te trupit

Pergatitur per rruge te gjate.

 

Ti ishe Mesia

Dhe une pas te vija

Per etje,per uri,per gjume

Nuk doja tia dija

Kembegjakosur,pluhurosur

Shpirtzhuritur e leckosur

Dege e thare

Tundur e shkundur

Por asnjehere besimlekundur.

 

Ti ishe Mesia

Dhe une sdoja tjeter

Te ndiqja pas si delja bariun e vjeter

Po koha mbroi

Dhe ja perfundimi;

Toka e premtuar

Nuk ishte gje tjeter

Vec nje enderr e gjate dimri.

Athere sdesha gje tjeter

Une syrgjuni i patretur

Vetm nje qivur per kohen e vdekur

Dhe me lot te thare

Shkrova

 te vendi i mbishkrimit

“Te mos qaje njeri,

Eshte varri i zhgenjimit.”

 

Lindur ne qytetin e Maliqit me Janar 1965. Ka shkruar qe heret ne gjimnaz duke botuar ne shtypin lokal dhe qendror.Ka marre disa cmime ne konkurset letrare organizuar nga pallati i kultures Ali Kelmendi ne Korce dhe nga shoqata e letrareve. Letersia dhe vecanerisht poezia jane dashuria e tij me e  madhe.

Prej vitit 2001 banon ne Tirane.

 

 


 

KUR TI JE LARG

 

Kur ta ndjej largimin tend

Do flas me ze te larte

Dhe era do ti marre fjalet e mia

E do ti sjelle tek ty.

S’do te me duhet telefoni

Ti do te hapesh dritaren e do te degjosh:

Une do te them fjale malli

E ti s’do te cuditesh.

Do te them fjale dashurie

Dhe ti s’do te merzitesh.

Pastaj

Ca puthje

                        Do ti nis ne eter

Dhe ti do ti pranosh pa drojtje

Si mesazhe  celulari qe shkembenim perhere

Dhe se fundi

Kur, si vdekja

Largimin tend do ta ndjej

Sinjalin tone do ta nis si sirene

Qe ty

Si Odiseu

Tek une te te ktheje.

 

MALL PER TY

 

Si re e kalter

Malli me pushtoi gjoksin

E dot s,mund te rri.

Ne rruge do dal

Do endem si bohem

Te lokali ‘yne’

Kafene do ta pi pa ty

Pa gjysmen time

Si pa njerin sy.

Pastaj

Buze detit do eci

Nen qiellin gri

Ndoshta  e tret si eter

Rene e kalter

Ndoshta era e vjeshtes

E shperndan si mjegull

A ndoshta zogjte shtegetare

E marrin per pulebardhe

Rene e mallit

Dhe e cojne larg.

E une

Si mjelme e plagosur

Te clodhem ne dallge.

Por

Nese perseri

Gjoksin do ta kem plot

Do marr autobusin

E do te vij tek ty.

Ti mos u shqeteso

Pse rregulli kete here u prish

S,ka ndodhur asgje

Malli, si Sovran, rregullat si njeh

Dhe nuk i zbaton perpikmerisht.

 

 

VJESHTE E DASHURISE SE HUMBUR

 

S;qe e rendomte ajo sivjet

Ndonese cdo gje e tille ish

Me shtegetim zogjsh,me renie gjethesh

Dhe me shira sigurisht.

 

Por kish dicka qe i dha emer

 Nje dashuri, qe u venit

Nje diell qe humbi horizontit

Pa shkuar kurre ne zenit.

 

As lot,as brenge,as pati dhimbje

Ky sythpacelur ne harrim

Ikem pa lene nje piketakimi

Posi dy shina pambarim.

 

Harruar qofte pra kohe e shkuar!

Qofte i harruar ky zjarr pa prush

Si flete e zbrazet e nje albumi

Qe mbi nje foto ishte dikush.

 

 

P0 IKEN DIMRI

 

Po iken dimri

Ngadale,

Si zemerimi i nje djaloshi

Qe papritur xhelozia e ngacmoi.

Debora ne fusha po le puthjen e fundit

Te laget e te ftohte

Si vete ndarja

Nje syth i sapocelur diku

Bleron

Si nje cupez

Qe shkon ne takimin e pare

Sfiduse dhe mosperfillese

Ndaj gjithshkaje.

Ne hapesiren e pamate.

 

Dimri po  iken te veroje

Lart,

Ne Malin eThate.

                                                    

NDARJE

 

U ndame te heshtur

Si dy dete te qete

Pa dallge

               Pa zhurme

Pa patur c’ti themi njeri – tjetrit.

Zbatica na mori me vete

Ty ne njeren ane

                           Mua ne tjetren.

Heshtja mbeti ne mes

Duke na mbuluar me memecllekun esaj

Si per te na mbrojtur nga stuhite

Si dy anije lundrojme ne det te hapur

Pa ditur nga shkojme

Pa ditur c’port na prêt.