| 
ÇDO DITË TË PREK, MOS MË MBETESH IMAZH
Hiç mos u trishto! S' jam i vetmi burrë humbas si ta edhe në copëza vargjesh zemra e burrit është stuhi dhe bujë zemërim dhe gaz edhe ujvarë pragjesh.
Dashuritë pleksen me grëmça në fill, vijnë rrotull e rrotull porsi yllëzime, fshehurazi pres të thurr ndonjë trill, dashuritë bëlbëzojnë edhe me trillime.
Hiç mos u trishto! Rrugëve që kam rahur, lulen e dashurisë s'e vyshk asnjë marraz, më shumë se këdo veç ty të kam dashur çdo ditë të prek, mos më mbetesh imazh...
2010
NË MULLARIN ME BAR Kurmin vajzëror mbi gjunjë përkund, Ofsham’ e virgjëreshës cifloi kupën e yjeve… Ah, këto bukuroshkat e kësaj treve gjithkund, I gjen fushave, kodrave, i gjen dhe pyjeve! Manikyr i buzëve është qershia dhe molla, Burimeve të ftohta pëlqejnë të mbushin ujë. Nën cibunin1 e leshtë, këmishë tejholla, Me turp zhvishen në lojën “grua dhe burrë”. Në mullarin erëmirë, një çift mes barit, Mëllenja sqepverdhë këngës ia mori. Këmishën braktis vajza në shtratin e mullarit, Cibunin vesh dhe “ç’jam e marrë!” belbëzoi. Flokët e shpupurisura i krehu me gishta, Gjoksi vajzëror sonte drithshëm u gufua. Ajo këqyr trupin e saj, këqyr pulpat e brishta, Dhe: Dërgo krushqit, klithi, ti më bëre grua! 2008 1) cibun = fustan leshi tradicional, thurur me shtiza. BALADA E NUSES SË ZEMËRUAR Zogjtë u kthyen, ti s’u ktheve, Ike, the: “Shpejt do të vij”. Drithëron bryma mbi gjerdhe, Më gënjeve, pse, s’e di! Ikën zogjtë, unë prapë të prita, Sypërlotur jam ngaherë. Numëroj vitet nëpër gishta, Dhjetë dimra zbardhin dhenë. Unë e zeza, fatin lidha, Me premtimin që më dhe. Si dëbora qëmtojnë thinjat, Mbeta mbyllur kallogre. Ikën shoqkat, fatin gjetën, Të gjithë shkojnë diku tej. Marr guxim dhe gënjej veten, Me not të nisem të të gjej. Kush e di ç’bën atyre anëve, Syri im ty nuk të sheh. Me të tjera ti shuan zjarre, Xhelozia po më gërryen. M’erdhën fjalë se ke një tjetër, M’e mirë se unë të jetë ajo? Jam nuse e re, s’jam e vjetër, Çapkënia unë, e mjera-o! Do të duroj gjer në pranverë, Nëse ti do të mungosh, Fole balti nën strehë, S’kam dëshirë më të shoh. Do të duroj sa të vijë vjeshta, Të takoj shtegtarin e fundit, T’i shkul thinjat nëpër leshra, T’ia dërgoj kujtim burrit. Do të duroj sa të dalë dimri, Fustanshkurtën do të vesh, Dikujt tjetër t’i shkel syrin, Kur të kthehesh s’do t’më gjesh!... 2008 JAM KËTU, JAM EDHE ATJE I gjelbri semafor hap syrin para meje, Këmba më shkel vetiu mbi pedal. Mes lumit të makinave, kaq larg prej teje, Hapësirave të pafundme ku s’sheh një mal. Shpërthejnë në të qeshura një grup çupëlina, Më bëhet sikur janë nën hijen e një kumbulle. Moshatarët kujtoj dhe rikëmbej pëshpërima, Përgjonim mishbardhoshet dikur pas një tumbe. I hutuar, vështroj mbi asfaltin e rrugës, Zëra çapkënesh më ndjekin kaq larg. Çupëlinat, hareshëm, lanë hijen e kumbullës, Numërojnë petale në pranverorin livadh… * * * Ç’dreqin m’u kujtove sot, moj devolliane, Më kanë thënë je rrudhur, je bërë gjyshe. Ah, n’e sjelltë dita, të kthehem asaj ane, Më nuk të përgjoj, do të flasim ndryshe!... Syri i semaforit u kthye prapë në të kuqe, Nga makinë e hapur fytyrëvezakja më ndjell. Është japonezkë dhe unë, shqiptari me huqe, S’kam ç’t’i bëj më shumë, veç syrin ia shkel! 2008 MELLENJA
T’i mbaj mend fustankat c’ngjyre i kishe, C’do gje qe vishje,(cudi!),ty te shkonte. Sa here i ndroje,ti me shume rriteshe, Nje capken me teper ty te pergjonte.
Aman,ato bluskat,nuk ishin te shtrenjta, Prej doku e basme,te ngjeshura me lule. Ttrupin ta vijezonin tegelat e thjeshta, Gjunjeve dhe gjoksit perdridheshin frude.
Nuk di c’dreqin pate,me ato ti s’i veshe, Fustane te zinj,te gjate perfund kembeve. Moda kish dale,a vete kete ngjyre e deshe, T’n’a e beje magjine neve capkeneve!
Fytyra bardhoshe nen krelat e verdha, Qe larg dalloje mes shoqeve te tua. Peshperisnim inatcore:“doli mellenja!” Dhe asnjeri nga ne s’te tha me “te dua”.
Beqari i vjeter kurdisi kitaren e pluhuruar, I dikurshmi capken, ty per grua te deshte. Te lajkatoi me kenge dhe s’mbeti pa martuar: “Ma ke shtatin selvi,cdo gje qe vesh te vete!”
1974
CAPKENET E MEHALLEVE TE BOTES
Erdhen capkenet e mehalleve te botes, Me ski rreshqasin deri naten vone. Graria kane dale pragjeve te portes, Shohin lojerat e dimrit me bore.
Leshohen trimoshat pllajes tatepjte. Skiatori vengerosh fshehtas dike sheh. -Aman,moj,c’eshte njeri,nje kokeshkrete, I cmendur i nget skite dhe syrin ta shkel!
Zbardhellon debora,e ndritshme dhe nata, Nenemirat bejne edhe sikur nuk shohin. Cupelinat e fshatit mbi ski dhe govata, E qeshura e gazdimrit,ua nxjerr lotin.
Capkenet e botes se c’paskan ca huqe, Deboren e shtypin,e ngjeshin si cakull, Dhe,si me shaka,i qepen cdo cupe, Dy e nga dy,tatepjete mbi akull!
Bishtsyri i nenave pergjon fundrrugicen, Pas ktheses se fundit…dikush u fsheh!... Mjaftojne pese sekonda,te rinjte gigilicen, Dhe puthjen e pare vengeroshi rremben!
Fshap-fshup,fshap-fshup-et e skive u treten, Cifti u be njesh dhe…nga pylli s’po del. S’dihet ku shkuan,ama,n’ajri fjalet mbeten: E rrembeu moj,vengeroshi,qe syrin ta shkel!
1973
TURTUJT
Erdhi tufa e turtujve,nuk dihet nga ku, Strenishtave ku mbushet gusha. Njeri-tjetrin e ndjellin me gu-gu-gu, Gjersa muzgu shtrihet mbi fusha.
Mbremja shpalos vellon drite-hije, Flatrat shpatojne n’ajri. Grisin mantelet e muzgut mbi korie, Tufa ze vend shelgjeve gri.
Gu-gu-te e turtujve me naten qetohen, Edhe prijesi qe tufen udheheq. Mbaroi apelin e zogjve qe’s’numerohen, Jane qindra te rinj dhe ca pleq.
Nata e korrikut tret grurin nder gusha, Mengjesi sperkat mbi shelgjishta. Vrikthi n’cohen turtujt,hapen nder fusha, Cepkatin me sqepat sternishta.
Me brymen e pare dritheron gjithesia, Shelgjet mbeten te zhveshur. Turtujt ne kuvend,si gjithe shpeseria, Prijesin e ri e ka zgjedhur.
Hapesires se kalter kembehen karvanet, Garguj,pata e mjellme Tufa gri e turtujve kaperxen oqeanet, Sternishta kerkon dhe shelgje.
1973
KUR DITËT FIROJNË RRUGËVE TE BOTËS Pas shpinës ujore diell'i pjekur perëndon, Përpëlitet dita në kthetrat e fillimmbrëmjes. Çdo perëndim kujtesen më ngacmon: -Të iku dhe një ditë nga dekada e plakjes! Ndjej firimin e kohës dhe bëhem më i kërusur, Kryenec dhe m'i ashpër në ditën që vjen. Pasqyra hakmeret me fytyrën e tejrudhur, Thinjën e së djeshmes nëpër flokë m'a gjen. Porsi shpend shtegëtar ndjehem cdo ditë, Zëmra harakate pulson mes stilit të modës. Rreshtuar në karvanin ku capiten pleqëritë, Zhgarravis kalendarin rrugëve te botës... 2000 PEISAZH DIMRI PAS MESNATE Krëk-krëke dërgon thellësi e pyjeve, Dëbora rëndon dhe trarët ankohen. Gjithësia spërkatur me kristale yjesh, Gjer tej, ku malet me qiellin bashkohen. Thik'era skalit pirgjet e bardha, Dëborën e ngjesh, mbi gjerdhe e hedh. Përmes skalizmave si kafshë të gjalla, Një dhelpër e hutuar rrugicave bredh.
Çati dhe oxhaqe mbuluar nga dëbora, Perëmdesha e virgjër shëtit shpate e kodrina. Pemët nusërojn dhe se ç' bëjne ca nojma, Pagjumë lënë vajzërinë që përgjon nga kortina... Por, ja, befas, zëplote, ja mori këndesi i pare! Oxhaqet frymojnë me gulshet e tymit. Mbi trungun e vjetër çak-çuk godet nje sapate, Dhe amvisat e fshatit nxitin zjarret e dimrit... MOS E DIMË, MË MIRË, KËTË GJË... Dekada po tretet, zverdhet si vjeshta, Vjeshtën e kemi ndër sy. Në shtratin e dimrit, ku prehet prehja, Në prehje bashkë të dy. Sa mirë, harrohen, sa mirë që shuhen, Shuhen të gjitha marrëzite. Dimri po troket dhe ato s'kanë c'na duhen, S' na duhen kur të vijë ajo ditë. Kush mbetet i fundit, më mirë mos e dime, Mos e dimë, sa mirë, këtë gjë! Përndryshe e humbëm krejt dashurinë Dhe në dimër s' jetohet pa të!... HARRAKATJE Nuk di si më ndodhi, nuk di se c'pata, Grindja bashkshortore më la pa gjumë. Dhjetori fishkellente sinfoni nëpër hatulla, Ndërsa shpin' e gruas sime kthyer nga unë. Shkau mesnata...E mposhta merakun, Sinfoni e dimrit me nuk me ngjeth. Në ëndrrën harrakate, e mora hakun, Nga vajzeri e fshatit, një tjeter zgjedh...
SEKRECIONET E PËRTYPJES KANË SHIJËN E HIDHUR Jam renditur me te tjere dhe kullos syte, Prapa perdeve provokojnë lakuriqësite e reja. Marjemendshi me ndollil fantazinë e dyshimtë, Nëse njeriun e njohur shoh në këto skena. Kapërdij uiskin dhe sërish ndjej mërzinë, I ngarkuar me faj, tërhiqem në një qoshe. Peshoj forcen time, peshoj dhe dobësinë, Kandari kërcet: ke hyrë në jetë boshe! Mar rrugën e kthimit. E gjej symbyllur, Përtyp shifra në ecje. Pertyp fraza prozaike. Sekrecionet e pertypjes më lanë shijen e hidhur, dhe nuk bëjnë për maja në magjen lirike...
| | Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik.
Botimet:
Tregime e novela Shtëpia e përgjumur-1977 Kabina e kuqe-1985 Vatra njerëzore-1987 Skenar i filmit artistik "Përsëri pranverë"-10987 Roman "Përgjumje iluzionesh"-2006 Libra me poezi: Fate paralele-2007 Çapkënët e mëhallave të botës-2008 Simfonitë e stinëve-2009
Së shpejti do të dalë në qarkullim romani " Demonët bëjnë sikur flenë" Projektet e tij letrare janë një vëllim me tregime dhe një vëllim me poezi lirike. Jeton në Florida të SHBAS-së që nga viti 1997.
HERËS TJETËR S'DO TË MUNGOJ Kur unë mungoj disa orë, diku do të jem penguar, klubit plot tym, me hamejte e gjorë, pi raki me cironka fërguar. Kur unë mungoj edhe një ditë, patjetër dergjem diku, i dehur të vij, nga unë ti ke frikë, këndoj e flas kuturu. Mbase s'mund të vij dot as sonte, njëmijë dyshime mbaj ti, rrodhe, gjithë veset e kësaj bote, i jane qepur të dashurit tim. Përgjon errësirën dhe pret drithëruar, kërcitjen e portës së vjetër, ti s'ke pse t'a gdhish më natën e zgjuar, une s'do të mungoj heres tjeter. SHKEL PELLGASHET SI DHËNDËR I PRAPË Hëna pellgasheve është shumuar, kalldrëm i pafund me pogaçe. Unë dhëndr'i varfër, eci menduar, s'kam as dollibash dasme. Përmbi pellgashe dredhoj kokëulur, mbase sonte e gjej një gjerdhan. Për gishtin tënd, unazën më të bukur, por s'kam flori asnjë gram! Hëna gremiset atje lart mbi kodrina, e florinjta pemëve ka ngecur. Hajdutçe e ndoqa, qiellit u kacavira, dhe hënën e ngjesha nën sqetull. Leshoj pllazin n'errësir , as dua t'ja di, pogace s'më duhen këtë natë. Nën sqetull shtrëngoj hënën e nxehtë flori, shkel pellgjet si dhëndër i prapë! SIKUR TË KISHIM DY ZEMRA Perëndimi shigjeton mbi shpatullat e mia, Duroj të nxehtin dhe humbjen e një dite. Thëthij vakësinë e rendis ca marrëzira, Ne pjesën e zemres ku strehoen marrëzitë. Përgjoj si grinden e mira me të keqen, Prushimin ndjej në temtha e veshë. Ka filluar beteja e të vjetrës me modernen, Kacafyten, gjakosen dhe s'meren vesh. Nënqesh djallëzisht kur mendoj dy zemra, Strehuesen e të mirave e vendos në të majtë. Të ngjishet paq me dëshira e t'bukurat ëndrra, Shumë-a-pak te këqijat, ne zemrën e djathtë. Perëndimi i verdhëllemë vak rrjedhën e cdo dite, Ne njëtrajtshmërine e tyre përpiqem të mbijetoj. Të mbijetosh, do të thotë, mos u mer me marrëzitë, Mjafton një zemër dhe tjetër s'kërkoj. SIMFONI DIMRI NËPËR HATULLA E serta okitë filloi të shkrihet, Perqark kornizës nga druri i vjetër. Tej, vark'e hënës lëkundet e përdridhet, Vetmia lirike në një copëz vetull. Vërshëllimat e erës hatullave cuditërohen, Shprehin dufin e pafat të vajzërise lakuriqe. Imazhet e tyre dekadave akullohen, Natyrshëm pastaj shkrihen të largëtave vite. Të corroditur, sa herë, n'a gjen dita e re, Dhe fajin ja hedhim djallushkës hënë. Mbas shpine gudulis psherëtim'e bashkshortes, Me ato cupëlina,(cudi!), ajo s'qe as mbrëmë... Eshte stine e mbushur me ankth'e dritherima, Pranvera di të ç'mpijë ndjenjat e tulatura. Ah, kjo mesjet'e burrit, me të tilla cudira! Ndërsa dimri dirigjon sinfoni nëpër hatulla... HUMBËSIT E DASHURIVE Njëlloj, edhe ti, mbetesh shpesh pa gjumë, Symbullazi për dore më zë. Psherëtimat e tua i deshifroj vec unë, Shtratitem larg teje dhe s'flë. Lotët e zhgënjimeve ty ti ter errësira, Dyshimet plugojne ballin tënd. Dashuria e braktisur mua më shkul nga vetmia, Pranë teje vij dhe zë vend. Thëthihen kurmet në përkedhelje iluzive, Njomështia e buzëve eter. (Cudi!), si mbeta humbës i gjithë dashurive, Dhe verrbërisht pas tyre ende bredh. Sa herë jam betuar në shtratin e ftohtë, Është her'e fundit që vij! Më deshe-të desha, u ndamë fare kot, Sikur të mos qe dashuri! Jetoj fundvjeshtën dhe qielli brymon, Dikur të pata premtuar. Humbës' i dashurive pleqërishte guxon, Të shohë atë që ka ledhatuar. HYMNI I PËRCJELLJEVE Me frikën e vdekjes deri sot s'kam jetuar, Të mendoj për të edhe kohë s'kam patur. Në ardhtë befasisht, më gjen të dashuruar, Ehu, qe kur jemi moj, me shekuj jemi dashur! Në u rrëgjofsha, unë s'kam përse mërzitem, Shih barin jeshil. Edhe klorofila zverdhet. E mjaftueshme ish koha që unë të përgatitem, Shekujt t'i sfidoj dhe këmbej përkëdheljet. Në humbsha të pamin, në botën e errësirës, Nga thellësi e trurit, ngjyrat do shpërrthejnë. Mes livadheve leshile, mua birin e natyrës, Dashuritë që kam ngrehur, atje do t'më gjejne! Në humbsha dëgjimin, mikeshat e stinëve, Drithërima e violinave dhe vibrime kitarash. Karvan të qeshurash dërgon kup' e yjeve, Yjet kanë thëthire edhe këngë serenatash. Deri sot, e dashur, nuk di c'ështe frika e vdekjes, Nën thundrën e saj kalldreme jete janë shtruar. Mes te gjalleve, une kendoj hymnin e percjelljes: Ehu, qe kur jemi moj, me shekuj dashuruar! SHIU FAJTOR
Shiu i sotem ty nuk te lag, Nen strehe,hamendshem,ty te kujtoj. Nje siluete si tenden e dallova qe larg, Permes shiut e ndoqa,pa e ditur c’kerkoj.
Te njellojta floket dhe fustanin qe mban, I njejti veshtrim depertoi neper shi. Mbi kurm i zbulova te njejtin nishan, Njelloj kish zemerimin,kur mer inat ti.
Ky shiu i sotem te dyve na ka lagur, Ajo porten la hapur qe trupin une ta thaj. Kur dola ne rruge me vite isha plakur, Shiu,kur te lag,ngarkohet dhe me faj…
1980
TRADHETIA NEN FUSTANIN E BARDHE
Ne dasmen tende kendova cakerqejf, S’desha t’ia di as per fustanin e ngrire. Keqardhje ndjeva per dhenderin fatkeq, Mbas valles se fundit,provon virgjerine.
Syte e perskuqur i pervidhje nen krela, Si te gjitha nuset,as ti s’ke pse pendohesh. Une me padurim prita gjersa erdhi e diela, Te te them capkenshe:”te trashegohesh!”
Gardhova krahet me dasmoret e dehur, Krushqit,si krushq,as duan t’ia dine! Kjo fustanbardhe mban carkun e ngrehur, Dhe burrit te saj ajo do t’i vere brire!
* * *
Sa here shoh nuse nen fustanin e bardhe, Nuk di pse me shfaqesh nen cdo fustan ti. Dasmave dehem dhe kenges ia kam mare: “Dashuria kur vyshket,behet tradheti…”
1978
TROKASHKAT
Jam ngritur ne katin e njeqind e nente, Prek rete e Cikagos me mustaqe dhe gishta. N’maje ketij gratacieli c’m’i moren mente, Valltaret spanjollka me pulpet e brishta.
Trokthojne trokashkat,shpalosen fustanet, Nen sombrerot 1)strehegjera tunden kitara. Spanjollkat e bukura c’m’i kujtuan stanet, Mullinjte pas lumenjve,andej nga Morava.
Trokashkat trokthojne me rrahjen e ujit, Uji rreh penden e derdh forcen mbi gur. Voceraket vallzuese nxitin rrjedhen e grurit Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur.
Trokashkat dhe kitarat ne maje gratacieli, Gdhendur prej druri,nga pylli kane dale. Sombrerot strehegjera dhe tingujt e fyellit, Nen trokthin e kuajve vrapit ia kane mare.
2007
1)sombrero=kapele strehegjere,tradicionale e popujve
MARRËZI PËR CA RROBA TË VJETRA
Provova kostumin e dhëndërisë, ah, ç' më shtrëngon supeve!, i thantë kam qënë viteve të djalërisë, i turpshëm edhe para çupave!
Provoj këmishët, bluzat s' më nxënë, xhupi i çarë nën sqetull, plagë ka mare ai netëve me hënë, livadheve me të kam fjetur.
Përkulem mbi rroba, porsi magjistar, gjethe e aromë zhumbrice, ndër xhepa shkërmoqur vargje me mall dhe djersa e kuajve ndër vite.
Vendosa rrobat në dollap me kujdes, hajmalitë rinore ndër xhepa, ç' do të bëhet me to, nëse papritur vdes... marrëzi për ca rroba të vjetra!
2009
NJËTRAJTSHMËRI
Iku e kjo mbëmje. Afroi çast' i gjumit, nën ujë dielli është fikur qëkur, gishtat prekim, siç prekin humbësit, dashurinë e thekur, filluar dikur.
Iku e kjo mbrëmje. S'la vegim të largët, e nesërmja sjell të ngjashmen e saj, sërish do të prekemi, siç preken plagët dhe dielli që shuhet diku në skaj.
Ah, njëtrajtshmëria! Iku e kjo mbrëmje, plaquritja e dallgëve vjen në shtrat, rinohem mes gjumit e shëtis me ëndje, herë i drojtur, herë djalosh i prapë!
2009 MAGJIA E KËNGËVE TË SERENATAVE ... mos pandeh se s'gjej një tjetër... Shigjeta dashurie nga serenatat vijnë, Gërvishtin koren e plagës së vjetër, Kryqëzohen shikimet dhe aty ngrijnë, Lulebardhat e dimrit të qelqtë. ...që t'a ketë syrin e zi... Bebëzat errëson nën të lagurit qerpikë, Dyshimet gjurmohen marrëzisht! Yll'i mekur afrohet dhe lëshon drite, I harruar n'errësirë, cuditerisht! ...veç buzëqeshja jote e ëmbël... Mbi buzë cel lulen e vonuar, Magjilulja kthen femrën në ëngjëll, Flladon dhe ndez thëngjijte e shuar Dhe vatrën e ngrohtë t'a sjell në prehër... E TRISHTUARA Përherë e trishtuar, kështu e mbaj mend edhe flokët porsi vurbulla reje. Në zemrën e saj s'pati një copëz vënd, për një tingull kitare prej meje. Përherë e trishtuar. Ajo s'qeshte kurrë, as ditëve e netëve pranverore. Në lojën dritëfikur " grua dhe burrë", ish m'e ftohta stinë dimërore. Përherë e trishtuar, vinte dhe ikte, mjegulla asnjëherë s'ju nda. Ca vorbulleza më ndjekin mua ndër vite, nga trishtim'i cuditshëm i saj. | |