Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime
Vladimir Toroveci
 

 

                

Gladiatori
 
 
Mbeta që mbeta gladiator..!
Jam vrarë e jam rivrarë
Mijra vjet mbi arenë
Për të kënaqur patricët e kamur
Dhe plebejt
Që ëndërojnë patricë të jenë..!

Gjaku im ka lulëzuar
Rërës vezulluese
Vdekja ime
Turmat ka ekzaltuar
Po shpirtrat e plebejve
Të pandjeshëm mbeten
Në pafajësinë e tyre të mallkuar..!

Asnjëherë nuk vesha
Pelerinë purpuri
As togë të bardhë senatori.
Sepse dinjiteti paguhet,
Vetëm me plagë
Dhe jetë gladiatori...





HALUCINACION

Atje rrinë ata, në hije
Në vend të këpucëve
Kanë thundra dhie

Vijnë nga larg
Kërkojnë shpirtrat e humbur
Dhe që t’i joshin
Shfaqin farsa lirije

Po ku i gjejnë
Nga c’abisë i kërrejnë,
Me kaq art
Beniaminët e tyre…?

T’i shugurojnë pastaj
Nëpër salla e sheshe
Me kurora prej letre
E mantele gjithë yje.

Atje rrinë ata pra, në hije
(gjithë jetën atje kanë qënë)
dhe unë në diell,
lenë mënjanë
shkabat melçine më hanë…






MONOLOGU I PROMETEUT

Ishin njerëzit jo Zotat
Që më çanë kraharorin.
Kimerat e territ
Dhe jo zhgabat fisnike
Ma sqepuan zemrën
E u vodhën tinëzisht,
Duke klithur prej epshit
Si bisha histerike.

Mosmirënjohja e tyre
Dhe frika prej dritës
Mblodhën demonët e shpellave
E mbi gjoks m’i vërvitën.

Tani kam mbetur këtu i vetmuar
Mbi shkëmbin e fatit tim,
Hedh sytë drejt qiellit
E rrënkoj i harruar.

Thëras Perëndinë... !





FRIKA IME

Shpirt farfuritës
Mbi kreshta shtazësh
Emeton dritë vezulluese.
Xhunglës ku mizërojnë
Impulse diabolike
E përgjojnë kurthe.

Unë që trishtas sodit
Luginën e lotëve
Ku hungërojnë bisha
S’të gëzohem dot,
E heshtas,
Të përkëdhel me vështrim
Si me gishta.

Dhe s’di pse kam frikë,
Krijesë e brishtë,
Si endur prej ëndre.
Me qefin lajkash
Mos të mbështjellin
Dhe tufa lulesh të mbulojnë,
Ndonjë mbrëmje..!

Korce,Prill 2001