FABULA
NJË QELBAKE E NJË QELBAK
Kok’ e këmbë gjith batak
Me sapunin që ve shkumë
Një qelbake e një qelbak
Vanë të lahen në lumë.
U pastruan mir’ e mirë
Edhe lëkura u ndrit,
Por u mbeti krejt këllirë
Emri, thellë gjer në shpirt.
DREJTËSI
Atje ku grabiste ferra
Lesh nder dhen edhe ndër shqerra
Me ç’më tregoi mëmë dhia,
Vuri dorë drejtësia...
...Kryearës përmbi vijë
Shkulte një, mbinin një mijë.
I DJALLËZUARI
Kur pa pleshtin te një femër,
I djallëzuari me emër
E pyeti pa ndrojtje copë:
-Çfarë po bën me këtë lopë?!
-Çë?! – Tha femra e vuri veshin
I a pat ky: -Po flas me pleshtin!
SERVILIZËM
Deputet-ariu gërrhiste
Në parlament pa pushim.
Lepuri servil bërtiste:
- ketij i them diskutim!