Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Antela Vouli (Spaho)

 

 

 

 

 

në ëndërr

 

pasqyrime të çuditshme

                                    të gjërave

që ditën bëjmë

që nuk i bëjmë

 

përthyerje të mahnitshme

                                    të sendeve

që ditën shohim

që nuk i shohim

 

shpërbërje të pakuptimta

                                    ndodhish

që ditën ndodhin

që nuk ndodhin

 

tjetërsim çmendurak

                                    i njerëzve

që ditën njohim

që nuk i njohim

 

 

e VE-tme

 

e ve-tme

si grua pa burrë

me fëmijë jetimë

 

e ve-tme

si hëna në mes të qiellit

në pafundësinë yjore

 

e ve-tme

si era buçimtare pas dritaresh

në vjeshtën e vonë

 

e ve-tme

si zemra në mes të kraharorit

 

 

PORTRET

 

prej ujit

sytë

 

prej baltës

trupi

 

prej këngës

buzët

 

flokët

prej erës

 

zemra

prej pluhuri

 

ikardhËsi

 

le ta dëgjojmë këtë çast

orën e ikhumbjes

tik-tak, tik-tak

 

çanta e vjetër

telefoni

trageti

koka mënjanë

 

tik-tak

tik-tak

 

ora e ikardhësit

larg

 

 

PAQE

 

lotët u thanë

ka perënduar dielli pas malesh

toka është e ftohtë akull

yjet digjen si sy fëmijësh…

 

trupat dridhen si në ethe

dhe këmbët po na mpihen

luftojmë të mbajmë hapur sytë

për të parë rrugën

nga shpresuan të vinte

të numëronin bashkë

sytë e djegur të fëmijëve

në qiell

në qiell

 

Antela Vouli (Spaho) ka lindur në Devoll. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Humane, dega gjuhë shqipe dhe letërsi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, si dhe studimet pasuniversitare Master me drejtim letërsi shqiptare në Universitetin e Tiranës.

Ka punuar mësuese, gazetare e redaktore në botimet letrare artistike. Ka botuar cikle me poezi e prozë në organe të ndryshme të shtypit të kohës dhe është autore e disa librave.

 

 

 


 

 

 

BRENDA VETES

 

sytë në parajsën e lotëve

zemrat në atë të dhimbjeve

fjalët i mbajmë për vete

në listën e gjatë të kujtimeve...

 

VERBËRI

 

asgjë nuk dëgjohet

askush nuk ndihet

toka e shkretë

të shkretë planetët

yjet

 

sytë pa lot

as qajnë

as qeshin dot...

 

 

 

TANI TË DASHUROJ NDRYSHE

 

më mjafton drejtimi i erës

dhe pikat e shiut mbi xham

për të gjetur vendndodhjen

e zemrës tënde

 

ti je bërë ajër…

 

KONKURS BUKURIE ME ZOGJTË

 

brenda syve të mi

nëpër rrugët e mistershme të këtij planeti

zgjohem dëshirëplot

me flatra engjëjsh

të fluturoj griqiellit të kryeqytetit tim

për të konkurruar me zogjtë

 

është zjarri i dashurisë

që jep sinjale të argjendta

atëherë kur e qeshura jote derdhet

damarëve të ditës

si një trëndafil maji

i shenjtë për takimet dashurore

si një rreze dielli

që ma dërgon nga shpirti i qiellit

 

përhumbur dritësisë nëpër qiell

hap krahët dhe fluturoj

për të arritur majat e lartësive të tua

për t’u bërë më e bukur se zogjtë

 

magjistarja ime

çmendurakja dashuri

në përpjekjen e zogjve

për të tejzgjatur pranverën

fluturimi i tyre merr kuptim hyjnor

brenda meje princërohen ndjenjat

 

FTESË PËR NË VISE TË ËNDËRRTA

 

eja të shkojmë drejt Ëndërrisë

mos nguro

kjo rrugë do jetë një bukuri në yllësim

lëre të lirë shpirtin si petal trëndafili

të sfidojë botën me kanune

 

mos e kthe kokën pas

nëpër shkreti

eja t’ia dalim mbanë jetës së krisur

në pyllin e bleruar të ndjenjave,

të ringjallim premtimet tona të hershme

 

pasionin tonë ta nisim udhnajës

nëpër itineraret e zogjve në qiell

të zhbëjmë të gjitha dhembjet e djeshme

 

fati ynë

mall i përjetshëm në dëlirësim