
Kur dashuroj
Kur dashuroj flatrat e shpirtit tim hapen
E shpirti fluturon drejt qiellit ne amshim
Trupi ngelet poshte ne kohe hapesire
Dashuria buron lume prej gjoksit tim.
Kur dashuroj oh ky lume vullkani i zjarrte
Shperthen e mbyt tokesoren lavdi
Djeg, zhurrit njerezoren si kashte
Purifikon te arten, oferte per perjetesi.
Kur dashuroj frymerisht qendroj lart
Atje ku gjaku e mishi s’kane vend,
ku hyjnorja rri ulur ne fronin e arte
e shenjtet ndricojne me Mbretin ne kuvend.
....Kur dashuroj, jetoj.....
Arome e embel
Arome e embel parfum eremire
Si fllad pranvere lehte me perkedhel
Nektar agulice perzier me jasemin
“Me merr ne dehje” embel I them.
Nuk di ne keni ndjere arome te tille
Qe zjarrin e shpirtit me zjarr e ndez
Arome e embel parfum eremire
Arome e gruas, qe cel cdo mengjes.
Nuk kam frike
Nuk kam frikë se një ditë s’do shoh më sytë e tu
S’do kundroj lotët kristal të dashurisë
S’do dehem me aromën e trupit tënd
S’do shëtis kapur pas dore lëndinave përallore
S’do ndjej dridhjen e sinqertë të buzëve të tu…
Sepse e di se atje ku do të shkoj
Pranë sofrës së Dashurisë do të të pres
E me patjetër do të të takoj.
Veçse jo si burrë e grua, jo si të dashur dehur në risi,
Por si engjëj që adhurojnë së bashku Dashurinë.
PASQYRE E DASHURISE
Si një dallgë e ëmbël
Që ledhatueshëm përkëdhel
Bregun e etshëm papushim
Freskia jote femërore bie mbi mua
Sekondë pas sekonde deri në amshim.
Si gurët e bregut
Dashuria ime për ty latohet
(Purifikohet) për t’u bërë pasqyrë
E vetë Dashurisë.