Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime

Roland Beqiraj

                   


Vetmi

Të gjithë miqtë ikën…
Vanë ahengjet der’ në të gëdhirë,
Shokët ikën edhe më larg…
Qeni besnik gëlltiti copën e fundit
verem
Dhe gjithë natën vajtoi në prag.

Gjithçka në mendjen time rrëmujë
Dhe trishtimi mu kthye në gërmadhë.

Ikjet

Dhe më thanë : Do të shërohesh?
Largohu!Këtu të gjithë vuajnë sëmundjen e marrëzisë.
Braktise vatrën,nënën,këngën,zjarrin e dashurisë.
Dhe unë ika…

Kujtimet dhe ëndërrat hodha
Si sende të ngelura në sirtar së koti.

Barrë më ngeli veç brenga dhe loti.


Për humbjen e dashurisë

Dielli me hepatit dimëror
Nuk mund t'a fshehë,jo,
Dashurinë time ndjenjëmarrosur,
As perëndimi humbarak,
S'flligështon dot me mëkatin e lashtë.

Një pemë e zvetënuar vjeshte
Edhe pse e konturuar përsosmërisht
Është vetëm imazhi i trupit tënd.

Ndryshe ndodh në realitetin hepileptik.

Joshja është oreksi i të panginjurit
Që gjithë kohën kërkon të lodrojë
Në shtratin e veseve të Magdalenës.

Prangat janë një shans më pak
Për të mbetur tërë jetën robi yt.

Nuk e kam aspak zili
Atë zog të mallkuar legjende,
Lindur sakat për t'u dënuar
Që dashurinë mos takojë kërrkund.

Por unë gjithsesi vuaj
Nga dashuria e cunguar...

Epitaf per Mirko Gashin

Litari i hequr zvarrë
Hapi plagë,
Këputet në nyjën pesëdhjetë e gjashtë.

Qyqja u mek,
Lajmin kob dot se tha
Dhe gjoksi u ça...
Ngelën në zemrën e madhe
Dashuriçkat e vogla
Dhe syçkat gënjeshtare.

Thirri Nënës së Vatrës
Kupën e helmit t'a derdhë
Ti paqen bekoje me verë.

Çaste Në Bit Pazar

Zoti askënd s'do të zbresë në Bit Pazar,
Jo se kamarierja Sebaha do frigohet
Dhe s'do fërkohet
Pas këmbëve leshtore
Të djaloshit nopran,
Por njerëzit që rrethuar të kanë
Do shembin minaren krenare
Si kulla e Babelit mbetur gërmadhë .

Bit Pazar,
Ti që hipokrizi dashnorësh
U shet njerëzve të tu
Asgjë s'do të lë pas...

Do falja vetëm një çast
Sikur kamarierja Sebaha,
Të më ftojë në hamam të Pashait ,
Të marrë me tapi fallco
vetëm për një natë.

Bit Pazar,
Djelmoshat e t'u prepotentë
Duke pirë çaj rus
Bëmat e tua pshurrën.

Ti bit Pazar,
Falu vetëm çorbën tënde
Dhe qebapë të Destanit.
Mua që nuk më jep një shishe birrë
Freskomë vetëm me hijen e rrapit.

Të gjithë alltanët t'i kam falur
Vetëm për bukuroshen Sebaha,
Natën e Mirë Bit Pazar!.

Shkup ,korrik 1998


 Vetëvrasësit
Kushtuar N.S

Mbas puthjes së fundit
Djaloshi përqafoi vdekjen.
Bishti i cigares
Shtypur me gishtin e madh
Nga kujtesa i fshihu gjithçka;
Lumturinë aksidentale,
Ëndërrat e plagosura,
Përkëdheljen e krelave të arta,
Puthjen e syve të kaltër...
U larguan të gjitha fytyrat kërcënuese,
U harruan të hollat për të dashurën,
Mbaroi gjeografia e udhëtimeve,
Gradaçelat dhe minaret.

Në vendin ku duhej të ishte pistoleta
Gjerdani me gurë të rremë
Që i kishte blerë vajzës.

Harroi natën e parë.
Injeksioni i vdekjes 7.62 milimetra.
E përqafoi deri në asht
Jetën e rinisë plake
 
Ende besonte tek mirësia.

Në terrin e gjërave të zhurmëshme
Iu fanit sikur mbrriti helikopteri bardhë.
Gjaku ëndërrën ia prishi,
Foshnja filloi sërisht të qajë.

Në çastin fatal
Shpërfilli dy milionët e udhëtimit,
Klinikat e heshtura,kujdestaret e natës,
Fytyra e foshnjës më pranë i erdhi
Për t'i derdhur lotët e mallit.

* * *
Në çastet që terri
Vendin do t'ia linte agut
Gjyshja që ditë-netët kish nëmur
Lutej veç për gjumin e ëmbël të vajzës.
 

Ditë – Natë e Nëmur

Ditë – natë e nëmur!-
Mallkoi gjyshja një shekullore
Pasi i mbaroi së treguari
Përallën e radhës mbesës lazdrane.
Në rrudha nuk i numërohen vitet,
As në duart e fishkura
S'i parashikohet fati,
Më as ëndërrat nuk i dalin.

Dhe vajza gjumin gëlltiti siç kapërdiu
Peshku ëngjëll luspë-artë smeraldin.

Dita vjen me çizmet gjith' baltë,
Cigare tymos,nganjëherë edhe hashash.
Epshin nginj me vajzat
Që "Ate" punë në ëndërr e kanë bërë
Vetëm me Princër Të Kaltër.

Rebelohet dita,
Mbas saj edhe vajzat,
Që virgjërinë pa drojë flakën,
Kurse çarçafët e përgjakur
Përsipër ua hodhën gjysheve llafazane.

Djelmoshat hënën kafshuan
Që terri të mbrrinte nga rrugë e largët.
Nata ëndërrbraktisur zgjohet si lugat
U fikën dritat,zemra pësoi atak.

Duart dridhen
- rënkime e dhimbje.
Nëna e re qumësht për foshnjën s'ka
Veten harroi nga veshkat e thara.
 
   (Korce, 2007)