Iku drita, iku gazi
(Kushtuar nënës time të dashur)
Nëno moj, ku e heshtur ri ?
Nëno moj, ku fle me frikë ?
Brenga që te djeg thellë në gji,
Ti derdh lotët pik’ e pik.
Dhe në gjumë kur ti bie
Nuk harron që të falesh
Prej këtej pot ë flas , dije,
Zemra me lot lahet.
Shikon fotografinë time
Dhe malli më shumë të merr,
Bie në endrr’ e mendime,
Pres të trokas në derë.
Del në rrugë dhe hedh vështrimin
Me të zeza kokë e këmbë,
Mallkon fatin e mërgimin,
Që të lanë “kërcure nënë” !
Pret me ditë e pret me muaj,
Të kthehet djali nga mërgimi,
Ky “tallaz I kohës bushtër”
E degdisi prej mjerimi !
Ule një dor’ e ngre një sy
Kërcet zemra nga marazi,
Se me djalin nëno ty
“ Të iku drita, të iku gazi”!
1994
Nata
Natë…oh sa shumë natë
Kudo nuk pipëtin asgjë
Neonët në qytet flenë të lodhur
Të vrarë nga heshtja e madhe.
Pemët dremisin në vetvete si fëmijë
Rrugët dhe shtëpitë kanë rënë në qetësi
Në tokë kudo ka zbritur errësira
Dhe lart yjet shkëlqejnë me mijëra.
Natë….Oh sa shumë natë!
Perëndoi fundi I një dite
E mbuluar me derte e halle
Fle natyra,flejnë njerëzit, flejnë
Nata kudo ka hedhur vellon e madhe.
Korçë, 25 prill 1995