Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
ilir Borova
                
 
 


Perse ai mengjes,te vinte aq trishtuar...?

Perse ai mengjes,te vinte aq trishtuar,
me ngarkese te tille,mbushur hidherim,
lotet pse shikimin e kthjellet,kane mbuluar,
c'ishte ai i ftohte,qe ngriu shpirtin tim?

Shuhet nje ze,nje shpirt artisti ‘’arratine’’ merr,
pa thene ne mes lihet e rradhes batute…
Ngrin spektatori,si te ishte salla ferr,
Aleko Prodani ,mbylli ne skene syte....

Linde per skenen,dhe ajo me s'te leshoi,
dashuruar pas teje si Circia me Odisene,
magjine e saj mbi ty hodhi,me vello te mbuloi,
fjalet e tua te fundit,ne gjirin e saj flene...

Eshte e rralle,por ka brenda madheshtine,
te japesh shpirt,tek ajo qe shpirtin te dha,
atje ku kishe falur e marre, jetuar rinine,
atje ku larg saj, jete me nuk ka...

Me dhimbi shpirti, kolegu im i mire,
pse duhej te ikje kaqe me nxitim,
se di qe zgjodhe nje rruge te veshtire,
qe ka vetem ikje,asnje grime kthim...?

Perse ai mengjes,te vinte aq trishtuar,
me ngarkese te tille,mbushur hidherim,
lotet pse shikimin e kthjellet,kane mbuluar,
c'eshte ky i ftohte,qe ngrin shpirtin tim?

me respekt per ty...i perjetshem kujtimi yt...kolegu dhe miku yt I. Borova


Kur te gostit shejtani...

Shejtani kur mori rrogen e pare
per punen dhe poshtersite,
gostiti engjellin zemer vrare...

Jo me vodke ,as me konjak,
ja mbushi goten buze me buze,
me shejtanllek dhe me farmak...

Engjelli botes lart i vjen verrdalle
Qe prej asaj dite ne ate takim…
Posht’ njerezia pret, pija qe t'i dale...

me respekt, per konjakun ''Kondakciu''...ilir borova


Ne shtegetim gjithmone…?!

Nderrojme avionet,shtetet,lagjet,shtepite
kerkojme te panjohuren,te miren ne shtegetim,
marrim me vehte,plackat,pak nga orendite,
pirunj,thika,luge,libra...nje album kujtim…

Kalojne vitet,mendja perseri qendron e ngritur...
Mos valle gjith' jeten do shtegetojme,pa bere gje tjeter..?
S'na pelqen shtepia,komshinjte si na kane pritur,
ngado qe kthejme syte,na del mehall' e vjeter...

Perseri valixhet mbushim,me placka,mall e lote
avionet marrim pa kuptuar ku shkojme,e perse..?
Ngushellohemi me femijet qe rriten ne k’te bote,
te qete per t'u prehur kerkojme ate dhe'..

 
          
 A jemi vertet te tille..?!                      

Perse na quajne perhere te marre,
pasi kemi pire me shume se nje gote..?
Mos valle te marret jane shuar,mungojne,
pa kthyer nje gllenjke,asnjehere ne bote..?

Veshtrojeni henen ne trup ’’pijen’’ derdhur
gjithe naten nuk dehet nga i diellit rrezatim…?
Mos duhet t'a quajme,te lojtur,te cmendur,
nderkohe qe dashurive ju jep shume kuptim..?

Mbase ne gjunje jemi ulur nga pija,
si kunder jemi shtrire per seksin e bukur,
sikur te n’a kish prone,njera nga te dyja,
do ishim anonime,diku patjeter zhdukur...



Lotet...

Dalin ne ‘’ballkon’’ te syrit,
here prej dhimbjes e trishtimit,
marrin udhen neper faqe
ndonjehere e prej gezimit...

Pa u ndjere rreshket i pari
tjetri rradhen sakaq zene,
mijera varrimin kane baba,
dhjetra te tjere,kan' dasmen nene...

Ca ndricojne pa pasur ngjyre,
me ngjyren ca te trendafilit,
lot zemre e malli quajme ca,
te tjere i quajm’ te krokodilit...

Lindin e vdesin,ashtu pa zhurme
cudi,asnje nuk ndryshon ritin,
te shumtet ‘’prehen’’ neper jaka,
te pakte ata qe zgjedhin shpirtin...


Pershtypje...

C'kuptim do kishte jeta
vitet te mos nderroheshin...?
Do plakeshim pa ditur,
ashtu dhe do largoheshim...


    (Chicago, 2007)