Hysen Cifligu: -- Lindur në fshatin Pilur të Devollit, më 2 Prill 1957. Si pasojë e zbatimit të luftës së klasave të sistemit komunist, nuk lejohet të dalë nga "kutia e zezë" e biografisë "kulak" së familjes. Shkruan poezi, duke dhënë mjaft prej tyre për lexuesit në faqet kulturore të internetit, dhe është gati për botimin e librit të parë.
Prej vitit 1997 jeton me familjen në Florida, SHBA.
ME THUAJ
Nuk mbaj mënd,
A ta dëgjova zënë?
Dy vjet isha, dy...
Kur vetëm më ke lënë.
Qava a qesha pë ty,
Më thuaj e mira Nënë!
Nuk mbaj mënd,
A kam qënë në të ëmblin gjumë?
Dy vjet isha, dy...
Dhe s'isha me shumë.
A kisha dashuri per ty?
Më thuaj ta di unë!
Nuk mbaj mënd,
Sytë si i kishe ti?
Dy vjet isha, dy...
Kur dritë mbi mua rrezatoje.
A ta ktheja unë me sy?
Më thuaj, sa fort më doje!
Nuk mbaj mënd,
Atë cast kur ti më le.
Dy vjet isha, dy...
Kur qiellit fluturove.
Shi apo lot të derdhën ata sy?
Me thuaj, për mua, si durove?
Debores
Bardhesine mban debora
Dimri shtron qilimn'e saj.
Neper male ,neper kodra
Dhe ne fusha zbret pastaj.
Pike e strehes var qiri
Dege e pemes e ul koken.
Zjarri ndezur ne shtepi,
Pini miq rrekelleni goten.
Pastermaja sa te piqet,
Ca turshi na sill moj grua!
Shih kulacin se mos digjet,
Rrofsh e dashur, sa te dua!
Per deboren kete nate
Pini vere, n'dac rakine!
Me muhabet e kenge grate
Dhe me fund ngrini dolline!
Ngrohtesi shpirti kerkon'
Tek debora s'mund ta gjeje.
Ftohtesine, nuk pranon,
Akull zemres t'i mbertheje?!
Hej debore qe ngarkon
E na mbledh te gjithe pas zjarrit.
Per sa kohe ti qendron,
Mendte i vine dhe te marrit!
Bardhesine shpirti mban,
Ndaj debore, mos u mburr.
Vjen e ngrohta te perlan
Brenda shpirti ndrit si nur.