Filip Emanuel
Dikur
Tek guri i vjeter
Te ulur qendronim
Vec bashke te rrinim
Gje tjeter nuk donim
Te vegjel ne moshe
Ne ishim ahere
Na priste perpara
Nje jete e tere
Kur mbremja trokiste
Me petkun e zi
Afronim ne buzet
Me zjarrin ne gji
Por erdhi nje dite
Dhe ti ike larg
Gjithcka mbeti enderr
Dhe ti u bere varg
Ti ike, fillove
Diku nje jete tjeter
Une pernate te pres
Mbi gurin e vjeter
Te gjeta
Me vite te kerkoja
me vite enderroja.
Zemren gjithmone pyesja
Kur do te takoja.
Shume kohe mendoja
valle c'emer do kishe
Sa kohe do te kalonte
prane meje te ishe.
Por nuk u vonove
dhe erdhe nje dite.
Vetmine ma shojte
me mbushe me drite.
S'ishe sic te prisja
un' ne enderrime
Ishe e persosur
ishe jeta ime
(Selanik, Greqi )