Lindur ne qytetin e Korces ne 30 korrik 1957. Pas mbarimit te gjimnazit, perfundoi studimet e larta ne U.T ne Fakultetin Ekonomik. Qysh ne tetevjecare dhe vazhdim, eshte marre me krijimtari letrare,nje pjese e se ciles eshte botuar ne shtypin e kohes.
Mes ngjarjeve tragjike te 1997-es, largohet familjarisht ne Selanik te Greqise, ku ende vazhdon te jetoje. Botoi librin e pare me kujtime e shkrime te ndryshme, "E megjithate jetojme!", ne vitin 2006. Ka botuar shume poezi ne gazetat shqip ne Greqi, si Gazeta e Athines E ALBANIA PRESS, dhe ne forumet shqiptare ne internet. Eshte anetar i Lidhjes se Krijuesve Shqiptare, "Dega e Blerte" ne Selanik. Ne prill 2008 botoi librin e pare me poezi, "Diku, Dike, Dikush" dhe ka per botim librin e dyte po me poezi. Nderkohe eshte ne mes punes krijuese per romanin e tij te pare me ngjarje familjesh korcare ne periudhen kohore 1944 deri ne fillim te viteve '90-te.
Vetvetja
As vetë s'kuptoj si ikën vetvetja
Mundohem ta ndal, por tutje vrapon
As vetë s'kuptoj, ku isha, nga erdha
Dhe vdekjen që pret, akoma s'kuptoj!
Ja ku më thërret vetvetja nga larg
Si dashnore syrin ç'ma shkel
Me mua e ka, i pëlqeka me plak
Dhe mua e uruara më pëlqen!
Ah ç'po më bën të vet'harrohem
Mos ndjej mish e kockë në trup
As moshën mos ndjej si madhohet
Mos ndjej as fillim dhe as fund!
Ku vanë?
Ku vanë miqtë realë?
U zhdukën nga syt' këmbët
E di që janë gjallë
Por gjallje s'kan' në zemër!
Ç'u bënë miqtë realë
Ç'Bermudhë i përpiu?
Të mbyllur në guackë
Me mikroshpirt njeriu!
Ç'u bënë miqtë realë
Në ç'botë vallë enden?
Pa formë dhe përmasë
Pa genin e vetvetes!
Oh sa vështirë t'i gjej
Mes botës kaotike
Sa pranë që i ndjej
Sa larg qenkan në ikje!
Alergji
Alergji nuk kam për mjekrën
Se dhe vetë mjekër mbaj
Alergji kam për gënjeshtrën
Kur qulloset brenda saj.
Alergji nuk kam për priftin
Prift dhe unë mund të isha
Alergji kam për mashtrimin
Që shpesh psalltet nëpër kisha.
Alergji nuk kam për luksin
Jetë luksi kam provuar
Alergji kam veç për priftin
Fukara të pasuruar.
Alergji nuk kam për fenë
Siç e predikoi Krishti
Po për ta që vila ngrenë
Mjekëroshë me rasë prifti!