Fation Pajo ka lindur në Kamëz të Tiranës më 06.10.1958, dhe tani banon në qytetin Elmwood Park të Illinois. Pas përfundimit të shkollës tetë-vjeçare në vendlindje, ndoqi studimet ushtarake dhe në vitin 1982 u diplomua oficer.
Krahas përkushtimit në detyrat si ushtarak, është marrë edhe me krijimtari letrare.
Pajo ka patur bashkëpunim me shtypin ushtarak dhe me gazetat lokale (në Shqipëri) ku janë pasqyruar një pjesë e krijimtarisë së tij si në prozë, ashtu edhe në poezi.
Në vitin 2000, botoi vëllimin e parë poetik të titulluar, "Të kam pritur" i cili u prit mirë si nga lexuesi ashtu edhe nga kritika letrare. Pesë vjet më vonë, me ndihmën e shtëpisë botuese "Guteberg", botoi edhe romanin e tij të parë "Zemër nëne".
Por pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij nuk është botuar akoma. Pajo ka përfunduar tri vëllime të tjera poetike: "Gjer në ardhjen time", "Netë të Thyera" dhe "Për veten e për ju".
Lexuesi mund të marrë shumë shpejt në dorë librat me tregime "Shpagimi" dhe vëllimin me tregime e novela "Varësja me iniciale". Ai ka të përfunduar në dorëshkrim edhe romanin e tij të dytë "Përtej atij muri".
Vendlindje…
--------------------
Vendlindje…
Pranë teje vij
Shtegtar i mbrëmhes së vonë
Me vehte tjetër s’kam
Veç një tufëz me vargje malli
Dhe shpirtin që vitesh më vlon.
Maj,2009
Në udhëtim…
-------------------
Para nisjes për udhë të gjatë
Gjumi nga sytë më largohet
Në shpirt një ëndërr më ngacmon
Në kthim…
S’e kam më atë shkëlqim
Pagjumësia më rrëndohet
E liga vetmi më pushton.
Qershor,2009
Brenda meje…
---------------------
Brenda meje…
Me të njëjtin rritëm gjallojnë
E thjeshta,e bukura,
ndershmëria
Gjithshka njerëzore.
Jashtë mbeten korrozioni mashtrim
Thika pas shpine,lajka,
hipokrizia
Dirigjime në terr dimërak
Pa nota frymore.
Qershor,2009
Si t’i them…
----------------------
Ikjes nëpër vapë i rrezistoj
I rrezistoj ndoshta dhe kthimit
Imazhit të pritjes ç’ti bëj
Si t’i them ndryshe mendimit…
Qershor,2009
Kafenesë
----------------
Një ditë do të vij tek Ti
Me flokët shpleksur nga nata
Ç’le pas veç kjo zemër e di
Mëngjesi vetëm s’u dashka.
Për sytë e mi të lodhur
Ç’stinë është s’ka rëndësi
Mjaft të ngroh shpirtin e ftohur
Ditën të pres me mirësi.
Ngutem pas teje pa merak
Një jetë të dashuruar
Çapkën i ri,i heshtur plak
Dehjet veç me Ty kam shuar.
Kur një ditë krejt papritur
S’vij as në të perënduar
Një qiri mbaje ndezur
Vërtetë tej do kem shkuar.
Maj,2008
Midis nesh
Midis nesh një oqean
dhjetra meridianë
vuajmë marrëzinë…
Ditët të akullta pa Ty
netët tërkuzë për mua
ngopur me zbrazëtinë.
Dhjetor,2008
Ikjen ma presin…
Dy duar…
të buta
të ngrohta
ikjen ma presin…
-Qëndro dhe pak
t’më dalë e ftohta…!
Dy sy…
të mjegullt
ç’dallgë përcjellin
ikjen ma presin…
-Jetën këtu e kam
këtu tek porta…!
Dy buzë...
të mjelmëta
mbetur në të miat
ikjen ma presin…
-Dimër stepash do mbetem
kudo shkofsha…!
Dy duar,dy sy,dy buzë…
ikjem ma presin…
më thonë:-Mos merr arratinë !
por s’mundem
po shkoj pse duhet
që nesër…të ndjej ngrohtës
Nëntor,2008
Ç’mu vesua mëngjesi sot…!
Ç’mu vesua mëngjesi sot
nga zë i ëmbël i nënës
në rrokje ndarë
Tej Ajo natën thyer
mallpërvëluar
Unë në çark ëndrash tretur
ditës pa ngjyrim kthyer.
Nëntor,2008
Dimer
Ditë të lagështa
Sy të lodhur
Netë të gjata
Kafene që gjallojnë…
Vetëm kjo stinë
Me emrin “Dimër
Mban në kurth
Shtrate të paqta.
Dhjetor,2008
Vjen një kohë….
Vjen një kohë…
ditët plot ngarkesë
s’më lenë të ngre krye
mbi supe
barrën e heshtjes më hedh
pa asnjë arsye.
Tetor,2008