Klito Fundo
Yje mbi Selanik
C'eshte kjo nate e harlisur,intime,
Qyteti i madh nuk gjen qetesi,
Duket i ndezur me zjarre mistike,
Deti me valet sikur ben dashuri.
Ne parqe cifte gjysmelakuriqe,
Duken si statuja,si hyjni,
Ky varg shahistik i taksive,
Si postier erotik pran' u rri.
Stermbesa te Elenes,Aferdites,
C'ju ka hije ky nuri magjik,
Mos vall'u shkeputet nga qielli,
Dhe rate sonte ketu, ne Selanik.
Ledi Diana
Ledi Diana,ledi Di
Ty s'te tret dot dheu i zi,
Neper vite,ne dekada,
Rrezaton vec bardhesi.
Lule-bore e venitur,
Hidherove nje planet,
Globi lidh vellon e zise,
Lumenj-lotesh behen det.
Me miliona duar zgjaten,
Qe te prekin syt' e tu,
Kontinentet buzet hapin,
Te ta puthin ballin blu.
Cdo statuje e permendore,
S'ta kalon ne hijeshi,
Vdiqe krejt e dashuruar,
Lozonjarja ledi Di!
Perse ?
Pse me qendron tani keshtu e ftohte,
Si nje statuje e bardhe antikiteti,
Perse largohesh vazhdimisht nga une,
Si guralec i thate anes detit?
Po s'te pelqeu ky shpirti im plot dallge,
Ma thuaj dhe me lajka mos me mbaj,
Si burrat ndarjes un'di t'i bej balle,
S'e kam zakon te psheretij apo te qaj!
(Korce,2000)