Gruas
Tek kurmi yt,
Burojnë
dhe rrjedhin
ujëvara…
Aty lahet jeta.
Nuk është shi
Nuk është shi ,
Po qan Zoti
Me lotë pëllumbash
Nuk është shi,
Është shtrydhja e shpirtit
që pikon.
Nuk është shi …
Jo.
Jam unë që rrjedh
në tokë.
Tri kukulla
E para
E verdha qesh,
E dyta
E zeza hesht,
E treta
E kuqja qan,
Kështu me rradhë …
E verdha hesht,
E kuqja qesh
E zeza qan…
Vallen e jetes luajnë
Tri kukulla.
Atdheu
Atdheu është
Varri i etërve
I kthyer në djep.
Qyteti dhe unë
Koka ime e prerë,
Lëkundet mbi supet
e, këtij qyteti
Trupi im tretet,
Në themelet e tij.
Shpirti im,
Tek ajri i tij
Rënkon…
(Korce,2007)