TINGUJ KITARE
Lotet po lagin kitaren time,
Ndersa zeri i malluar trishton kete melodi.
Atehere kur lulet te celin ne kujtime,
Ne kopeshtin e shkolles do takohemi perseri.
Atje ku ne banka ne skalitem zemrat,
Ku ju falem buzeqeshje diteve me shi.
E nese nga rregjistri do te fshihen emrat,
Kurre nga zemra ime s’do fshihet kjo shoqeri.
Do jete kujtimi me i bukur kjo mature,
Neper bote do kerkojme ne thesare,
Por jo, nuk do i gjejme dot kurre,
Vec se ne keto lote e tinguj kitare!
Tinguj qe shoqerojne te fundit perqafim,
Shnderrojne lotet e ndarjes ne kristale,
Me ngjajne me zilen kur binte ne mesim,
Dhe me shiun kur trokiste mbi petale.
Lotet qe tani thahen mbi kitare,
Me kujtojne si lind nje miqesi,
Me kthejne nostalgjine e viteve me pare,
Tek vatra jone e ngrohte Shqiperi!